Sirius Satellite Radio Inc.
West Side family prezantojne "WSF"...oh! dhe vjedhin Black Eyed Peas! E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Wednesday, 06 September 2006
ImageJu deshen rreth tre vjete grupit "West Side Family" per tu rikthyer ne tregun muzikor shqiptar me nje album te ri. E nese mendoni se e tere kjo kohe do kete bere qe albumi te jete me super se superi...atehere gaboheni. Siç tha nje gazetare ne revisten "R.S", "Ndonjehere grupet e muzikes, sterrmundohen per te arritur suksesin e albumit te meparshem aq shume, saqe largohen nga vetvetja dhe nuk jane me te kendshem". Ne fakt WSF mund te jene sterrmunduar,por serisht jane po te njejtet djem te Tirones,qe na kujtojne ne me shume se nje kenge, qe nuk kemi uje e drita, e se nuk marrim vesh nga politika, po ne te njejten menyre siç vite me pare i mbushen mendjen Edi Rames se mund te bente Rap.Hahahha! Ne keto kohe kur te gjithe jane bere rrepista, WSF eshte pikerisht nje nga ato grupe qe duhet te "rrepoje" me pak e te kendoje me shume,sepse ne kendim i kane vlerat me te medhaja, biles "te rrepuarit" shpesh here behet aq qesharak, saqe te duket sikur degjon ndonje skeç nga Parodistet e Vlores. ...Loqka dhe Loqki shkeputemi per disa çaste nga ky lajm per te ju prezantuar nje fragment interviste te publikuar kohe me pare, ne te cilen njeri prej WSF me sakte LANDI, kur e pyesin se cila eshte pija e tij e referuar, pergjigjet: " Uiski, leng portokalli.Kam disa pije te preferuara,sipas gjendjes ne te cilen ndodhem.Ndonjehere madje me pelqen te pi dhe uje". AMON LANDO TU BOFT XHAJA MOS PI UJE!!!! VEÇ UJIN JO!!! Qekur uji dhe lengu i portokallit na qenkan "PIJE" ky e di! Pale kushedi ne çfare gjendje duhet te jete ky kur pi uje lol Ajnshtajn! ...rikthehemi tek lajmi. Te them te drejten. mua me pelqeu albumi ne pergjithsi, dhe kam tre dite qe vazhdoj e degjoj. Ka ritme shume te bukura dhe te kapshme te cilat...O! OOOOO! OOOOOOOOOO! Shpejt, shpejt degjoni kengen "Mirmengjes!". E degjuat? Tani shkoni degjoni kengen "Where Is The Love" te Black Eyed Peas... UPS!!!! Le te plasi Genta Ismaili! lol Besoj se arsyeja perse ritmet jane kaq te degjueshme, eshte se VERTET mund ti keni degjuar diku me pare.2 here lol! Psh.Kenga "U ndame ne erresire" eshte nje tjeter kenge e cila, une nuk mund ta vertetoj momentalisht,sepse nuk me kujtohet,por me ngjason shume me nje kenge te njohur italiane.Nese i kujtohet dikujt, vendose nje koment. E sikur keto "probleme" mos te ishin te mjaftueshme, ne kete album do te gjeni hip-hop-tallava-rege-pop-folk dhe OPERA!!!! Kenga qe mbyll albumin (9) eshte vertet e bukur dhe eshte e vetmja kenge ku rrepimi i WSF te mbush mendjen, por fatkesisht siç ndodh edhe ne kenget e tjera ketu, do dale ndonje i/e trete qe te shkaterroje komplet kengen.Kjo eshte edhe arsyeja qe sa here kendon sopranoja Edith Mihali mua ma bejne veshet MUUUUU! MUUUU! MUUUUUU! Jo se kendon keq, por sepse eshte jashte kontekstit. Rap dhe Opera ne 20 vjet, ka mundur ti miksoje me sukses vetem Warren G ne "Prince Igor" e WSF me Warren G veç nje W kane te perbashket miq te dashur, nderkohe Ardit Gjebrea-asgje.E them kete pasi Arditi qendron pas kesaj kenge per te cilen mendon se kjo do te shenoj dhe rikthimin e djemve. Kane kaluar rreth dyzet dite dhe ne ende po presim per kete rikthim.Fiks fare!Ndoshta Arditi mendon se bashkepunimi me Edithin do ti japi me teper ngjyre profesionale djemve, por une nuk besoj se eshte e nevojshme,perkundrazi ka bere te kunderten. Do çuditesha nese djemte NDERSHMERISHT jane dakord me kete zgjedhje.Dua te them...keta jane ne te 20_tat, sa te rinj ne te 20_tat e tyre, perveç Arditit degjojne opera? Fiks fare! Ashtu siç thashe edhe me pare, kenget e albumit jane te bukura, vetem jane te paperfunduara.Ka shume elemente te gabuar si psh ne kengen "U ndame ne erresire" e cila vetem refrenin ka ne nota pasi solisti stonon komplet, eshte nje kenge, qe nese e kendon dikush sakte, kthehet ne hit te garantuar."Qerri" eshte nje tjeter kenge e cila humbet te shnderrohet ne hit , pas 101 editimeve. Mund te ishte shnderruar ne nje rege te perkryer,e ndoshta ne kengen-simbol te rinise shqiptare sot,sikur "Parodisti i Vlores" ta trashte pak me shume zerin e ta humbiste pak aksentin, sepse duket sikur "Qerri" po kendon per "Qerrin".Kenga ka nje tekst plot humor e sarkazem, qe ju mungon pothuajse te gjithe teksteve ne muziken tone sot, e ndoshta, duke anashkaluar "ritheniet", WSF ka tekstet me te goditura ne muziken tone momentalisht. Veç edhe ketu ka nje problem.Shpesh here nga kenga ne kenge, djemte kontradiktojne veten si psh. diku kritikohet, e diku tjeter pranohet te merret marijuane.Ndoshta WSF duhej te kishte pushuar edhe nje vit? Nuk me besoni? Shikoni rreth e qark, albumi i tyre ka me shume se nje muaj qe ka dale (28 korrik) e askush s'e di.Pfff! Gjithsesi edhe ne kete album ka nje kenge perfekte dhe ajo eshte S.O.S. e cila ka nje prej teksteve me te bukura te muzikes shqiptare kurorezuar me vargun /Ç'me bere/Ç'me bere/Ç'me bere det i marre/Ma ke marre nje djale/Ma ke bere vale/ . Personalisht do ju keshilloja ta degjonit albumin,biles mendoj se jeni vonuar pak.Kritikat e mesiperme kane te bejne me teper me nivelin artistik te albumit dhe me nje ide qe anetaret e WSF kane krjuar se; jane nje grup vertet i arritur...por faktikisht nuk jane.WSF eshte thjesht nje album, i cili do te mbahet mend per tekstet e bukura "S.O.S" dhe "Qerri". Nuk ka ketu "Hou çike", "Tirona" apo ndonje gje qe nuk e kemi degjuar me pare. WSF nga West Side Family Kenget hit: S.O.S, Qerri, Miremengjes.

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendRSS
Shenim: Te dashur Albaniake. Per te ruajtur imazhin profesional te faqes ju lutem komentoni thjesht, paster dhe qarte. Mos perdorni shkronja TE MEDHA pasi komentet do fshihen. Gjithashtu JO gjuhe banale dhe postime adresa faqesh. Atyre qe nuk i permbahen ketyre rregullave do u hiqet e drejta e postimit. Faleminderit.

Emri:

Titulli:
Komenti:
 
Security Image
Ju lutem shkruani germat ne te djathte per konfirmim. Kjo behet per te parandaluar robotet elektronike qe vendosin kontent pa lidhje me faqen.