Video muzike apo reklama? E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Friday, 01 September 2006
ImageTani dhe kengetaret shqiptar kane mesuar te bejne biznes, veç ne menyren me te gabuar.Eshte veshtire te realizosh nje video qe kushton pak si shume, pa pasur mundesine e nje sponsori, e tashme ne menyren me bajate jemi mesuar te lexojme ne intervista falenderimet per sponsorat e te shikojme ne çdo fillim videoje muzikore stemat e disa firmave, te cilat kane kontribuar ne realizimin e ketyre videove financiarisht. Duke pasur parasysh problemet financiare te artisteve (Tung Irma Libohova!) jemi mesuar ti anashkalojme "vogelsira te tilla", por vjen nje çast...si psh. tek ndjek videoklipin e Manjola Nallbanit "Shpirtin ke tek mua", kur ne mes te ekranit shfaqet nga askundi nje steme grafike "Carlsberg" (sec. 00.49). E njejta skene nje here me stemen majtas, nje here me stemen djathtas e nje here pa steme fare.Ups! Shpat Kasapi i ka rene me shkurt ne "Pa ty s'jetoj" ai ka vendosur ne mes te nje "sheshi" kercimi, nje aeroplan plastik te "Austrian Airlines" te cilin e sheh ne te gjitha pikat e shitjes se biletave te kesaj kompanie (min. 2.29).Ne fakt aeroplani del ne video po aq sa edhe Shpati lol. Ermal Mamaqi ne anen tjeter eshte treguar me kreativ.Videoja e tij "Let's love" eshte pak a shume si filmi "Castaway" i Tom Hanks, nje reklame indirekte e pijes V. Nje djale hutaq qe pasi e pi shnderrohet ne cool-playboy lol! Po ne te njejten video reklamohet dhe birra Foster.Te dyja prodhimet jane australiane. Shpresojme qe ne te ardhmen ndonje nga keto videot mos te sponsorizohet nga ndonje firme ndertimi apo me keq ndonje firme komunaleje se pastaj... llaç! llaç mre dreq!

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: