Sirius Satellite Radio Inc.
A ekziston Unikkatil? E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Wednesday, 04 October 2006

Aq pak informacion sa dime rreth tij, ai edhe mund te mos egzistoj. Ndryshe nga c?jemi mesuar me artistet tane, ne programet muzikore nuk transmetohet ndonje video e Unikkatil,sepse ne te vertet ai nuk ka bere ndonje. Ne internet qarkullojne disa foto te cilat mund ti quash te vjetra, pasi kane kohe qe jane vendosur online. Thashethemet rreth tij, jane nga me te cmendurat, kush ju thote se e ka takuar, ka shume mundesi te genjej, pasi rrethi i tij shoqeror eshte teper i ngushte.Personalisht nuk i kam lexuar ndonje interviste ne shtyp apo TV, e serisht Unikkatil eshte rrepisti me i kerkuar dhe vlersuar ne Shqipe! Po si mundet te ndodhe dicka e tille? 

Disa vite me pare, kur shqiptaret perjetuan boom_in e tyre ne web, linden me qindra faqe te cilat promovonin muziken shqiptare, e perhere e me shpesh (sidomos ne faqet e muzikes hip-hop) emri i Unikkatil filloi te behej prezent ne arkivat e tyre. Shume shpejt, kenget e tija e shnderuan ne nje prej artisteve me te kerkuar e me plote goje mund te thuash se eshte i pari artist ?underground? ne Shqipe.Para disa javesh nepermjet telefonit, ne biseduam me Unikkatil, per te ju sjelle nje interviste eskluzive, e cila pritet te pasohet ne muajt e ardhshem me publikimin e nje albumi te ri, nje videoklipi, nje DVD dhe koncerte ne Nju Jork, Tirane,Prishtine. Per te gjithe ata qe e kane pritur me padurim ?ardhjen? e tij, me shume siguri mund te themi se 2007 eshte viti i Unikkatil. 

Elbino: Hey man! Pershendetje si po ja kalon!Ishte pak veshtire me kontaktu me juve, djemte me thane qe ishit ne pushime? 

Unikkatil: Ne fakt ?gjysem? pushime, pasi isha dhe duke mbaruar disa pune per te cilat duhet te kujdesem here pas here. 

Po lexoja ne faqen tuaj www.Unikkatil.com e cila momentalisht eshte ende ne perpunim, se jeni duke u pergatitur per te publikuar nje album te ri, eshte e vertet? 

Shume e vertet!

Kur do te dale ne shitje ne Shqiperi dhe Kosove? 

Nuk kam vendosur ende per daten e publikimit ne Kosove dhe Shqiperi, pasi me shtepite e produksionit atje,jemi ende ne bisedime dhe porsa dikush te beje nje oferte te mire do ta publikoj albumin.

Si e moret emrin Unikkatil, pasi po ta ndash fjale per fjale shqiperohet ne UNI I KATILI? 

Ne te vertete ka shume kuptime. Psh mund ta ndash ne Unik dhe Katil ose Unikat?Kete emer e mora pasi, gjyshja ime ne femijri me therriste Katil, nuk e di nese ne Shqipni ju e perdorni si fjale.

Edhe ne Shqiperi e perdorin, zakonisht kur ben ndonje gabim apo dicka te keqe? 

Ma do mendja do kem bere disa te keqija qe me ka thirr ashtu (gjyshja)

Si pershembull? 

Nuk di?gabimet qe ben cdo femije, grindjet me te tjeret, me kane perjashtuar nga shkolla disa here?

Shkollen e keni bere ne Amerike apo Kosove? 

Ne Kosove, por e kam lene per gjysem.

Kam pare nje video ?E premte? me Presioni feat Jeton dhe diku ishte shkruar edhe emri juaj? 

Oh yeah! Une nuk jam ne ate video shume njerez me ngaterrojne me vellaun, pasi ai eshte ne video po jo une.

Ju jetoni prej Bronx? Une kam pas jetuar aty per disa kohe, diku afer Arthur Ave. (Zona e shqiptareve :) 


Po dhe une jetoj ne Bronx ne zonen e Pelham Parkway.

Serisht tek muzika, eshte e vertete qe jeni duke punuar me nje artiste te re prej ? J Records?

Ne filluam te bashkepunonim, por stili muzikor i asaj kengetareje ishte pak i ndryshem, ishte trip-hop dhe bashkepunimi nuk mund te funksiononte, ndaj dhe cdo gje u mbyll me kaq.

Do te vazhdoni bashkepunimin me ? J records? Per ndonje artist tjeter? 

Ne fakt jo.

Tekstet e kengeve tuaja jane disi violente, por ne te njejten kohe me shume kuptim dhe interesante? 

Kenget e mia, tekstet e tyre kane lidhje me gjendjen shpirterore ne te cilen gjendem kur i shkruaj. Psh. Nese jam ne gjendje te mire, apo mendoj per Shqiperine e shqiptaret e problemet tona me ben te shkruaj dicka qe te kete kuptim,nje mesazh per degjuesin.Po te mendoj per disa njerez?atehere ndodh qe shkruaj tekste shume violente.Pra, varet nga gjendja shpirterore e imja ne ato momente.

Ma do mendja nxeheni shpesh atehere : ) 

Jo jo! Nuk jam i nxehur kur i shkruaj keto kenge thjesht me ngrihet Adrenalina.

Me pelqen jashtezakonisht shume "Prishtinali nr.1".

Si ka mundesi se ju nuk jeni as nga Prishtina Hahaha!

Me pelqen menyra sesi rrepon aty. Sot ka shume rrepiste ne Shqipe, megjithate prej vitesh te duket sikur degjon te njejten kenge serisht e serisht e serisht. Ndaj kur degjova "Prishtinali nr.1" gjeja e pare qe mendova ishte. Kjo kenge eshte shume cooool!, e jo vetem kaq, por eshte nje kenge te cilen edhe mund ta kercesh pa patur nevoj per miksim me ndonje fragment pop. Si u krijua kjo kenge? I drejtohet dikujt apo flitet ne pergjithesi? 

Eshte nje kenge qe flet ne pergjithsi.E ke parasys si te gjithe thone qe nuk ka si qyteti im dhe q*&# cdo qytet tjeter, ne kengen time une dua te them se, edhe pse per mua me i mire eshte qyteti im, serisht me pelqen shume dhe qyteti yt.

Kam degjuar se jeni ne "beef" me disa rrepista nga Kosova vecanerisht? 

Sepse keta djema nuk mund te maten me mu. Kupton c'dua te them, keta djelmosha jane P&SSY (qullace, pi%&a? lol) seriozisht. Une i kam njohur qe kohe me pare, kur krijuan ato grupet e vogla, behet fjale per vitin 1996 dicka e tille,e me kerkuan per te bere nje kenge me ta. Ne Kosove une nuk para shoqerohem me rrepista, sepse rrepistat atje jane eh?dhe kur me kekuan te beja kenge me ta po mendoja...Get the f*$% outa here? (Ik q%u).Hajde njeri!


"Grindja" juaj me e njohur eshte ajo me Tingulli 3nt, per faktin se ata jane shume te njohur si ne Shqiperi edhe Kosove. 

E di si eshte puna, ata djema drejtpersedrejti nuk paten thene dicka per mu, po pas shpine, kane folur jo mire neper njerez, te cilet kane ardh e me kane tregu, se ata mezi presin me me tregu gjera te tilla.

Ndaj dhe ju zgjodhet ta jepnit mendimin tuaj publikisht dhe thate "Ky eshte mendimi im, ja c'mendoj per ju, mos flisni pas shpine".

Egzaktesisht! 

Shume cool! Nuk di pse Tingulli 3nt ka kaq probleme, pasi ne nje interviste me Ice Boy, mesova se dhe ai i kishte inat? 

Une nuk i kam inat man, thjesht nuk me pelqejne.Kaq!

Kur keni qene per here te fundit ne Kosove

Rreth kater vjet me pare.

Po ne Shqiperi? 

Ne Shqiperi...asnjhere.

Kur planifikoni te shkoni? 

Heren e ardheshme, kur te vizitoj Kosoven do shkoj edhe ne Shqiperi.

Me origjine familja ime Balokaj eshte nga Shqiperia,rreth 400-500 vjet me pare ata u shperngulen nga Kacinari i Mirdites per ne Kosove.Biles edhe kam takuar nje kusheri timin nga Shqiperia i cili vinte nga po i njejti vend.Nje nder gjerat me te bukura qe me ka ndohur.

Keni ndonje date te sakte se kur do e kryeni kete vizite apo ende nuk e keni planifikuar? 

Ne te vertete e kam te planifikuar viziten, por dua te mbaroj disa pune me pare. Dua te publikoj albumin, pastaj te bej nje video dhe nje koncert.

Per koncertin, behet fjale ne Shqiperi? 

Po. Do shkoj per te vizite dhe per koncert.

Ku jeni ju tani ne studio apo ne party

Jam ne studio, sepse me duhej te mbaroja disa pune.

Zakonisht kur dilni per party? 

Jo kete mbremje.

Po dje mbrema? (sot eshte e shtune)

Dje mbrema po. Zakonisht shoqerohem me miqte,e kudo kur mblidhemi jemi rreth 20 shoke, nuk para dal neper klube, se pastaj e kam te sigurt qe do perfundoj ne ndonje sherr.

 

Pergatiti Elbino per Albaniac.com