UFO-t e shqipes dhe TopChannel E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Tuesday, 21 August 2007
ImageNuk di pse kohet e fundit,lajmet shqiptare jane shnderruar ne “Kronika te zeza” ku mund te mesosh se kush u vra e kush u ther,per me teper,qe kur ne edicionet e lajmeve,folesit kane aksent? Ne Lajme, gjithmon folesi ka folur shqipe te paster, letrare. RREUANE… keshtu tha folesi gjate edicionit.Donte te thoshte RUAJNE.

Nejse,puna e tyre.Ajo cka mua me shkriu se qeshuri dhe njekohesisht me habiti me joprofesionalizmin me te cilin serviren lajmet ne Shqiperi,ishte nje lajm mbi UFO_t. Sipas Lajmeve te Top-Channel.Nje shqiptar nga Florida ZGJODHI kete stacion televiziv,per te shfaqur xhirimet qe ai i kishte bere nje disku flutures, i cili mendohet te jete nje disk i atyre jashtokesoreve UFO gagaggaagagagaa.Asgje te keqe! OHUUUUU! Sa UFO kemi pare ne,dil nje here nga Blloku,plot me UFO. Problemi eshte…jo te gjithe kemi pare DISK.Hmmmmm….akoma me problem.Ky shqipja qe kishte xhiruar, diskun fluturues, e kishte pare ne maj,ne qershor,ne korrik dhe ne gusht!!!!!!!! Kuptohet me dite te caktuara,por dmth UFO_t kishin fluturuar ne qiellin amerikan per muaj me rradhe dhe po te mos kish qene ky shqiptari,s’do e kishte marre vesh njeri.Sa kot dhe NASA!!! Po sa kot dhe CNN!!! Po sa kot dhe banoret e atij qytetit ne Florida.Si nuk e kane pare!!! Nuk po dyshoj ne deshmine e xhiruesit,por mendoj se nje televizion serioz perpara se te japi nje lajm,duhet te shikoj nje fakt apo dy.Ta kishin xhiruar diku nga Thethi,hajde me, por ne Sh.B.A ne mes te dites,per muaj me rradhe dhe nuk u mor vesh ketu? Arsyeja qe po shkruaj kete lajm,nuk ka te bej me e pa apo nuk e pa UFO_n,por mendoj se kur nje lajm i tille “jashtokesor” prezantohet me seriozitet,imagjinoni sesi jane lajmet e tjera.Vertet keto vite media na ka servirur sapun per djath te bardhe sa te duash,por tani qe kemi filluar te ham kackavall nuk na e hedhin dot…
Shnetje’ ju shkruan Algerti.Elbino u largua me nje disk fluturues drejt Florides.Per pamje filmike ndiqni lajmet e fundit ne Top-Channel.Nuk i dum kanalet amerikane, kemi tonat ne.Shqiperiiiiiiiiiiiiii oooooooooooooooooootdhe i dashtuuuuunnnnnn

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: