Tony Dovolani me flamurin shqiptar ne ABC- Shikoni videon ketu E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Tuesday, 24 October 2006
ImageNe jemi duke u perpjekur te lidhemi me Tony Dolovani per nje interviste, por ndersa ende nuk kemi mundur te kontaktojme me te, nje vizitorja jone na e nxorri "nje sekret" qe deshironim ta publikonim se bashku me intervisten. Ne nje prej episodeve te "Dancing with Stars" nje program i njohur ne televizionin amerikan ABC, ku personazhe te njohura kercejne me kercimtare profesioniste per te fituar te ardhura per fondacine te ndryshme bamiresie, shqiptari Tony Dovolani kerceu i veshur me nje bluze te kuqe ne te cilen ishte stampuar shqiponja e zeze shqiptare. WOW! Kjo duhet te jete fjalia me e gjate qe keni lexuar ndonjehere ne shtyp lol. Ne vazhdim me lajmin. Partnerja e tij per kete vit Sara Evans, kengetare e njohur e muzikes country, u terhoq nga konkurimi pasi ka vendosur ti perkushtohet femijeve te saj, nderkohe qe po ndahet nga bashkshorti. Kjo gje ka bere qe edhe Tony te largohet nga konkurimi, por çifti mesojme se do te rikthehet ne naten finale. Per me teper, duket se Sara ka ngelur mjaft e impresionuar nga Tony dhe e ka punesuar ate, per te koregrafuar turneun e ardhshem te kengetares, vitin qe vjen. Me poshte mundeni te shikoni videon ku Tony kercen i veshur me bluzen-flamur.


Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: