Tika Time! E-mail
Pergatitur nga Algert   
Saturday, 27 January 2007
Nese 2004 ishte viti i tenoreve dhe 2005 viti i balerineve, 2006-2007 duket se do jete viti i modeleve.Me dhjetra vajza shqiptare, jane perfshire dhe po ndertojne nje karriere premtuese ne boten e modes dhe Tika e cila momentalisht eshte pjese e agjensise FORD per SH.B.A. eshte nje prej tyre.Elegante,por dhe seksi,ha gjithcka qe i pelqen,por trupin e ka shume ne forme. Posedon nje bukuri qe i ben te gjithe per vete, por ka kohe qe e ka gjetur princin, modele e suksesshme por dhe kampione ne Taekwon-do … Tika eshte plot surpriza e kur e pyes se cfare pijne shqiptaret e Malit te zi qe shquhen per bukurine femerore ajo duke qeshur me pergjigjet “Uje cezme!”

Elbino:Sa kohe keni qe jetoni ne Amerike?

Tika:Ketu kam ardhur gjashte vjete me pare.

ImageDhe kur filluat te merreshit me modelim apo kur i thate vetes “Si dreqi mund te behem modele dhe shume e mire biles!” ?

Modelimin e kam filluar 2-3 vjet me pare.Ne shkolle njihesha me nje vajze,Jodi e cila punonte per nje fotograf qe ndodhi te jete me origjine shqiptare.Ai quhet Emni Kadi.Jodi po me thoshte se duhej te behesha modele,jam e lindur per kete pune e te filloja menjehere, por e kini parasysh kur je adoleshente dhe te bejne komplimenta, nuk i merr seriozisht ndaj dhe une i thashe “Whatever girl!” hahaha.Pavarsisht se me pelqente,nuk e kisha menduar se mund te behesha modele, perkundrazi mendoja se isha shume e dobet dhe me floke te fryra e rremuje, te cilat dhe tani ashtu i kam hahaha.Kur i tregova Markut (bashkshorti) ai me tha “Pse jo?A nuk ke dashur gjithmone te modelosh?” Kishte te drejte! E provova njehere dhe doli me sukses.Nje muaj pasi nenshkrova nje kontrate me agjensine “The Talent Shop” mora pjese ne shfaqjen e pare te modes.Perpara shfaqjes tek te gjitha ne modelet po vendoseshim ne rresht per sfilaten,u nervozova shume,sepse kisha frike se mos do te rrezohesha, por sapo dola ne pasarele mu duk sikur ishte teresisht e imja.Aty u sigurova se kisha bere zgjidhjen e duhur.Sic thate edhe juve, modelimi eshte endrra e cdo vajze,por edhe pse une mendova se nuk do realizohej…dalengadale po ja arrij kesaj endrre.

Cila ka qene puna juaj e pare si modele?

Puna e pare ka qene nje sfilate per nje shfaqje mode te revistes “Clear” qe u zhvillua ne Micigan.

E me pas kontrata me “Ford Models” ! Sa shume ulerive apo qave prej gezimit kur te ofruan kontraten?

Se pari, une e dua shume ate agjensi dhe ishte agjensia me te cilen desha te lidhesha qe prej fillimit ndaj BINGO per mua qe edhe ata me pelqyen.Ata me pane gjate nje sfilate dhe kerkuan te me takonin personalisht. Me kontaktuan nepermjet e-mail (adresen e kishin marre nepermjet nje mikes sime). Dhjete minuta pas takimit ata me sollen kontraten.Me thane “Nuk eshte e nevojshme te vendosesh tani, po te duash mendohu njehere…”, kurse une po mendoja me vete “Po keta tallen?!” Per te qare nuk qava, ju betohem…megjithese nuk mund te genjej qe mezi i mbajta lotet.

Gjithashtu me treguat qe keni marre pjese ne “Oprah”. Arritet ta takonit Oprah? Na tregoni dicka me teper nga kjo eksperience…

Po kam qene ne shfaqjen e “Oprah” dhe u takova me te per nje minute te vetme, por qe per mua kishte nje domethenie te madhe.Te qenit ne ate studio e kisha enderruar gjithmone.Oprah dukej si njeri shume i mire dhe ishte goxha e gjate. Une mora pjese per nje sfilate kepucesh te stilistit te njohur Jimmy Choo, i cili ishe shume cool.Studioja e programit nuk ishte aq e madhe sa duket ne televizor, por e mbushur plote me spektatore dhe ne korridore ishin te vendosura fotografi me femije nga vende te ndryshme te botes.Kisha shume deshire te beja fotografi, por si edhe ne sfilaten e Jennifer Lopez, nuk lejoheshin kamerat fotografike.

Kam degjuar se nje tjeter enderr e juaja eshte te punoni per “Victoria’s Secret”, per te cilen faktikisht keni bere nje prezantim te vogel.Mendoni se do te ju shohim ne sfilaten e pervjetshem?

Enderr pas endrre…keni te drejte ajo eshte endrra me e madhe ne karrieren time. Se bashku me dy modele te tjera, kemi bere nje prezantim te stilimeve “Victoria’s Secret” gjate nje mini-show per TV Channel 2,por nese me shihni ne sfilaten e madhe te pervjetshme e merrni vesh qe JEZUSI me do! Hahahahha! Nuk kerkoj me teper ne karrieren time.Ket’ kam enderr!

Tani le te flasim per veshjet.Cili eshte fustani me i dashur dhe me i shtrenjti qe keni ne garderoben tuaj?

JAM E DASHURUAR PAS FUSTANEVE! Shumica e atyre qe kam jane te vertet te shtrenjta dhe te bera me porosi prej stilistes sime te preferuar shqiptare Katrina Bocci. E dua shume dhe me talentin e saj me ben te dua me i vesh fustanet edhe neper shtepi hahahhaa.Me rrine ne menyre perfekte! Fustani me i shtrenjte qe kam eshte Roberto Cavalli dhe kushton 3800$…me ulje e kam marre hahahhaa.

Nese do kishit mundesi te zgjidhnit, ne sfilaten e cilit stilist do donit te sfilonit?

Si adoleshente, gjithmone me ka pelqyer “Versace”, ndaj nese do me duahej te zgjidhja, do zgjidhja “Versace”.

Sa pale kepuce keni?

Hahahhaha, per te qeshur kjo! Motra ime sapo me ndihmoi ti numeroj.Kam 92 pale! Mos mendoni se me mjaftojne.Sa here qe dale me duket sikur kam nevoje per nje pale te reja.Shkoj per te blere kepuce e perfundoje duke blere cante, nuk di nese kam me shume kepuce apo canta.

Vajzat normale jane shpenzuese shuuuume te mira, mjafton te pyesesh te dashuren time (ish- se qe prej kohes se intervistes jena nda ). Ju si modele qe jeni, vec mund ta imagjinoj sesa shpenzoni ne veshje.Ankohet bashkshorti juaj?

JOOOOO! Ai nuk me thote asgje per kete, se dhe ai shpenzon po aq sa dhe une. Hahahaha! Ne te dyve na pelqejne veshjet,moda dhe bashke dalim per pazar. Mesaduket kemi shije pak te shtrenjte, por nuk kemi c’te bejme. Per te tilla gjera, vdes per Ameriken!Une jam nje person i gezueshem, e dashuroj jeten dhe dua ta jetoj ne maksimum. Ne dashuri kam rene ne moshe te re –15 vjecare.Ishte dashuria e pare dhe me shikim te pare te cilen e mbajta ne zemer prej vitesh dhe…per ta bere nje histori te gjate sa me te shkurter, emri i tij eshte Mark dhe eshte gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jete.Tika dhe Marku u martuan e jetojme te lumtur si gjithmone.Une besoj se dashuria e vertete gjendet vec nje here ne jete!

Eshte e vertete qe modeleve ju dhurohen veshjet e sfilatave?

Uroja te ish e vertete! Ndonjehere edhe ndodh, ndonje bluze apo veshje plazhi.Psh. pas shfaqjes se “Victoria’s Secret” na i dhuruan te brendshmet hahahhahaa.

Keni blere ndonje nga ato bluzet me stampen “Mos i ushqe modelet”

Ti ke humor hahhahaa! I kam nje bluze te tille “JU LUTEM mos i ushqeni modelet” dhe zakonisht e vesh perpara ndonje sesioni fotografik, per ti kujtuar njerezve qe te mos me ftojne per dreke,sepse me duhet te jem ne forme.

Ju keni nje trup te mrekullueshem. Cila eshte gjeja me e rendesishme, qe duhet bere per te mbajtur trupin ne forme?

Ok! Je duke pyetur personin e gabuar.Une ha cfare deshiroj.Vdes per Brie,Perdor ekstra majoneze ne lazanja, milkshejk me vanilje dhe cokollata perdite.E dini si thone “Cokollatat te bejne te gezuar!” hahahha! Dua te them, hani gjithcka qe ju pelqen,por pa e tejkaluar, pak nga gjithcka eshte mese perfekte.Une gjithashtu merrem me Taekwon-do qe prej moshes tete vjecare dhe mendoj se kjo me ka ndihmuar shume. Kam qene gjashte here kampione ne ish-Jugosllavi dhe nje here ketu ne Micigan.Mendoj se kur vjen puna per te bere fiskulture, duhet ta shikosh si nje menyre argetimi e jo si dicka te detyrueshme.

Vajzat shqiptare te Malit te zi kane nje reputacion shume te mire per bukurine e tyre.Cfare pini ju vajzat atje?

Hahahaha! Faleminderit per komplimentin.Ma do mendja eshte uji i cezmes hahaha

“Ford” tashme ka mberritur edhe ne Shqiperi ku per te dyten here zhvilloi "Supermodel of the World". Te shpresojme se do ju shohim kete vit si te ftuar ne Tirane?

Le te jete nje surprize.Ndoshta po ndoshta jo. Do doja shume te vija.



Elbino © Albaniac 01/2007