Soni&Flori - Marrezisht te dashuruar E-mail
Pergatitur nga Algert   
Sunday, 25 November 2007
soni_flori_intervista07.jpgLidhja e Sonit dhe Florit,nuk eshte dhe aq e rastesishme sa duket.Te dy kane njohur suksesin qe ne adoleshence.Kane qene pjese e dy prej grupeve me te njohura per te rinjte e fundviteve ’90 –The Dreams dhe Spirit Voice. Si Flori ashtu edhe Soni ishin me te spikaturit e grupit e pas shperberjeve te tyre, jane te vetmit qe vazhdojne te kene sukses ne tregun muzikor shqiptar.Te pakten, profesionalisht ata kane shume te perbashketa me njeri-tjetrin,po shpirterisht? Kete deshem te mesonim edhe ne, ndaj per intervisten qe zhvilluam,ju drejtuam me te njejtat pyetje te dy artisteve.Cifti duket marrezisht ne dashuri!

Elbino: Soni,Flori pershendetje! Ku gjendeni ne keto moment dhe me cfare jeni duke u marre?

Flori: Ne studiot e NRG po degjojme muzik dhe po mendojme per festivalin pasi kemi filluar provat..

Soni: Po i pergjigjemi dhe pyetjeve te intervistes..

 

Te gjithe kane mesuar tashme qe ju jeni te dashuruar,por une doja te dija nese; Ishte kjo nje dashuri e fshehte qe keni pasur per njeri-tjetrin te cilen me pas ja bete te ditur njeri-tjetrit apo ishte nje dashuri qe doli prej nje miqesie te mire?

Flori: Ne fak,t une gjithmone kam pasur simpati per Sonin edhe kur ishim thjeshte miq.Ne cdo moment qe takoheshim e mendoja pasi pershendeteshim..

soni_intervista07.jpg Soni: Une gjithmone e kam konsideruar Florin nje nga miqte e mij me te mire,madje shpesh here i kam hapur dhe zemren,por pas shume viteve e kuptova qe ate idealen qe une kerkoja e kisha para syve dhe Flori me hapi syte "Soni,ja ku jam" :-) :-)

Shume artiste thone se eshte e veshtire te kesh nje lidhje dashurie me nje partner qe eshte po artist. Po per juve?

Flori: Ne kohet e sotme sigurisht qe eshte e veshtire pasi ne te shumten e rasteve keto lidhje nuk funksionojne, por nese une do ndjej duke u bazuar ne ato raste te cilat nuk jane pjese e imja nje dite mund te jem edhe une viktime... hahahaha por une jam flori dhe kam menyren time te jetuarit. Sidoqofte c'do njeri ka ndjenja artistike (???????????)

Soni: Une mendoj qe ne ditet e sotme edhe po te jesh njeri i thjeshte ke probleme me partnerin,sepse eshte bota ne te cilen jetojme me probleme,megjithate ne rastin tim nuk do te kisha preferuar nje njeri me profesion tjeter,pasi nje tjeter pike e forte qe ne na lidh akoma dhe me shume eshte dashuria e madhe qe kemi per muziken.Keshtu ne kalojme ore te tera duke krijuar dhe degjuar muzike dhe ndihemi me te lumturit ne bote.

Ju te dy keni shume fansa,te cilet padyshim deshirojne te bejne fotografi me ju,ju dergojne mesazhe,ju pershendesin,ju bejne komplimenta.Beheni ndonjehere xheloz? Kush eshte me xhelozi ne cift?

Flori: Te kesh fansa eshte gjeja me e mire ... por kjo nuk do te thote qe nuk jam xheloz , kuptohet jo per nje fans brenda normave te nje personi qe pelqen vlerat artistike.

Soni: Perderisa jane fansa,ne i konsiderojme si te tille

Cfare ju pelqen me shume tek njeri-tjetri dhe cfare do deshironit qe te korrigjonte partneri juaj?


Flori: Sepse me pelqen jemi te 2.....

Soni: Gjerat qe me pelqejne tek Flori jane shume dhe pikerisht per kete e kam zgjedhur njeriun e jetes,gjerat e vogela qe nuk shkojne ne karakteret e secilit mundohemi t'i diskutojme dhe t'i zgjidhim bashkarisht.

Kush eshte momenti apo gjeja me romantike qe i keni falur njeri-tjetrit?

Flori: Ne c'do moment dhe gjeja me e vogel merr kuptim dhe vlera te medha..

Soni: Ditet tona jane te mbushura me momente romantike,pasi te dy ndihemi shume romantike prane njeri- tjetrit dhe kohen qe kalojme bashke e vleresojme shume dhe e konsiderojme te cmuar

A keni per zile te celularit ndonje prej kengeve te njeri-tjetrin apo keni te njejten zile?


Flori: Une e kam mjet pune telefonin..

Soni: Jo secili ka zile kenge qe te dyve na pelqejne shume.Flori njefare kohe kishte kengen tone te dashurise si zile,por vendosem qe t'a nderronte,se nuk donim t'i humbiste magjija aq shpesh sa i bie tel Florit :-)

Te kalojme tek muzika.Te dy jeni ne prag te publikimit te albumeve tuaja.Cfare te reje do te sjellin keto albume e cfare ndryshimesh keni pesuar ju vete si artiste gjate procesit te ketyre albumeve?

Flori: Po pse duhet te ndryshojme? ne e respektojme punen dhe mundohemi te jemi profesionist duke i sherbyer vetes dhe njeri-tjetri...


Soni: Duke qene se une kam qene vazhdimisht ne treg me albume,sigurisht qe kete here do mendoj te sjell gjera te paprekura me pare nga ana muzikore,do mundohem te vij me e fresket dhe profesionale.

Gjate viteve te fundit,Soni ka publikuar kenge qe jane bere hit,e Flori ka kompozuar dhe ka kenduar kenge qe jane bere gjithashtu hit. Kush eshte “sekreti” dhe cfare prisni nga vetja ne vitet e ardheshme?

Flori: Sekreti ? booo !!!!!! Pa dyshim puna ....sa per vitin e ardhshem edhe me shume hite.

Soni: Ndoshta dhe nuhatja qe kemi per muziken,emocioni qe percjellim nepermjet zerit tone dhe padiskutim nje pune shume e madhe dhe perkushtim.

Keni arritur suksesin e deshiruar ne Shqipe.Keni menduar qe te punoni per ta zgjeruar kete sukses edhe ne Ballkan apo Evrope? Nese po a keni ndonje plan konkret?

Flori: Tani te them te verteten te gjithe artistet shqipetare duan me te miren per veten , por nuk eshte aq e thjeshte ta gjesh ne Ballkan apo Evrope.Pervec Shqiperise ku edhe komshia ime i thote djalit i cili ka punar ne nje piceri , “Po sa her te kam thon’ mer’ cun qe mos te rrish tu bo pica po te fillosh te bosh nai’ kong hahaha!” dhe ja perserit “…minimalishit te ishe bere kompozitor hahahahah!” me kupton? U can te gjithe duke kenduar dhe duke deklaruar VIVA ,MTV. e ku di une…

Soni: Kjo ka qene nje enderr e imja,por edhe ketu ku jam jam shume mire.Nuk eshte se nuk kam dashur te provoj,por duhet shuuuuuume kohe sa te gjesh kontaktet e duhura dhe une asnjehere nuk kam dashur te vihem vete ne kerkim te tregut nderkombetar,pasi nuk kam dashur te humbas edhe publikun shqipetar duke qendruar shume kohe larg.

Te dy keni marre pjese ne festivalet me te rendesishme qe organizohen ne Shqipe.Cili sipas jush eshte festivali me i vlersuar per momentin?


Flori: Dhe festivalet ne Evrope kane dale jashte mode dhe nuk konsiderohen .. jane aktivitete te tjera ato qe shohim ne tv apo informohemi ne interrent jo festivale .. i vetmi tipik ka mbetur vetem ai i “Sanremos”, sidoqofte per mendimin tim eshte “Kenga magjike” dhe “Top fest” .. ai i fundvitit eshte pak i vjeter dhe si i tille nuk eshte cilesor megjithate une e vlersoj, sepse me kujton vitet kur isha 5 vjec dhe mezi e prisnim festivalin e fundvitit.

Soni: Secili ka rendesine e vet.Te gjithe krijuesit e ketyre festivaleve mundohen te sjellin me te miren,por nuk varet vetem nga ata,por edhe nga niveli i krijimeve qe paraqiten dhe buxheti qe ata kane,sepse ata mund te duan te bejne dicka me madheshtore,por mundesia financiare i kufizon ata.

Cila eshte kenga me e perzemert qe ju Flori keni nga repertori i Sonit dhe ju Soni nga repertori i Florit?


Flori: Kenget e Sonit me kane pelqyer shume qe nga fillimi me grupin e saj dhe deri ne ditet e sotme ... shumicen e kengeve i ka teper te bukura.

Soni: Shumica e kengeve te Florit me pelqejne

E imagjinoni dot si do kish qene jeta juaj pa njeri-tjetrin?


Soni: Heeem,jo nuk dua t'a mendoj..

Flori: Pergjigja eshte e thjesht , njesoj si te imagjonoja nje kangur te fliste anglisht dhe te ishte me orgjine shqipetare…

E ne mbyllje, me thoni nese kam harruar ndonje pyetje te cilen duhej te jua kisha bere patjeter?

Flori: Jooooo mire , bukuuuuur shume hahahaha. Faleminderit shuuuume per intervisten dhe ne te tilla raste ta shperblefshim ...

Soni: Te falenderojme Elbino per intervisten dhe duam te falenderojme te gjithe fansat tane qe na mbeshtesin dhe i themi qe i duam shume,shihemi ne "Kenga Magjike".


Pergatiti:
Elbino © Albaniac 11/2007


Shenim:
Soni dhe Flori marrin pjese se bashku ne edicionin e vitit 2007 te “Kenga Magjike” me kengen “Ku je ti”. Videoklipin me te ri te Sonit, eskluzivisht per Albaniac mund ta shikoni ne faqen kryesore te Albaniac.