Siç ju thashe - Armendi Rexhepagiqi fiton "Kengen Magjike" E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Tuesday, 21 November 2006
ImageKeq t'ju vij po a nuk ju thashe qe Armend Rexhepagiqi do te fitoje çmimin e pare ne "Kenga Magjike"? Ju a kam treguar kete lajm qe me 19 tetor dhe une nuk jam Nostradamus :)Ardit Gjebrea duhet ti kishte dhene fund sqarimeve rreth votimit te "kengetareve" tek "Kenga Magjike" me ate super intervisten e dhene per gazeten "Shekulli", por perkundrazi ai beri dhe nje gaf tjeter direkt pas dhenies se çmimit te pare.I tregoi publikut se per ke kishte votuar Armendi.Hmmm...te rroj votimi i fshehte. Armendi nderkohe po ne nje interviste per gazeten "Shekulli" kur e pyeten nese kishte ardhur vete apo ishte ftuar ne "Kenga Magjike" i devijoi me shume edukate komplet pyetjes :)) Me pelqejne dhe ai dhe Aida Bajraku.Çifti me cool ne Shqipe pa diskutim!!! Performanca ishte shume e mire kenga po ashtu, veshja si gjithmone jashte normales  dhe mendoj se pavarsisht nga prapaskenat e meritonte çmimin e pare. Arsyeja perse mendoj se kenga e Armendit e meritonte çmimin me teper se ajo e Ledines, ka te bej me faktin qe ishte nje kenge e veçante e festivalet kete kane per qellim.Kenga e Ledines edhe pse e bukur dhe me e preferuara e publikut, ishte nje kompozim me stil te degjuar se shumti ne skenen e muzikes italiane pra asgje jashte normales si psh: ato dy vogelushet qe nuk jane lezbike po bejne si lesbike lol. Ajo po qe eshte crazy! 2lol.U çudita qe Gerten e lane jashte finales, pasi per mua ajo ishte kenga me e preferuar ne konkurim, ndersa tani eshte e vetmja kenge nga parashikimet e mia qe nuk hyri ne finale...Orinda fitoi çmimin "Diskografik",Berkani çmimin "Magjia e pare", Produkt28 dhe Rovena "Best hip-hop", Ermali -Çmimi i publikut , NRG "Kenga Hit",Teuta Kurti çmimin "Stil", Ledina "Çmimin e dyte", West Side Famili te tretin, ah po kisha harruar gabimisht pa permendur Besen kenga e te ciles "Te dua" me pelqen.Skenografia fale ndriçimit, u prezantua super super super! Sidomos fillimi i interpretimit te Armendit WOW! Vertet me ka pelqyer.Ne pergjithsi festivali ishte ok dhe pl. nuk deshiroj te shkruaj me teper sepse me duket sikur i kam dedikuar pak si shume  kohe "Kenges magjike" lol, por mbi te gjitha a duhet te shtoj me teper? Eshte i dyti festival qe ju vertetoj se i jep çmimet qe pa nisur ende finalja (parvjet keshtu ju dha çmimi Ledina Çelos ne "F.K ne RTVSH" dhe ne e botuam lajmin disa ore perpara se te fillonte nata finale :), e besoj se ky ishte dhe lajmi kryesor. Persa i perket veshjeve ... FemratVeshjen me te mire: Orinda Huta HOT HOT HOTVeshjen me te keqe: Çiljeta Çanga: ...Allo!Allo! Adelina jam...Adelina Ismaili! Po mire veshjen po dhe te brendshmet mi ke vjedh Çill? MeshkujtVeshjen me te keqe: Nje tjeter çmim per Armendin lol. Me pelqen qe Armendi gjithmon tenton dhe eshte ekstravagant, por çizme, pantallona te ngushta, nje brez? çfardo qe mund te quhet - me togez ne mez, xhakete treçerekshe...ncuq ncuq ncuq (Sa nuk marr vesh nga moda dhe une lol)  Per veshjen me te keqe gjithashtu po permendim dhe NRG band. Nese ishin veshur per humor HAHHAHAHHAHAHA! U shkrim gazit, por N to the R to the G, nese nuk ke muskuj, bluze te tejdukshme mos vish o njeri. Veshja me e mire: West Side Family. Djemte dukeshin sikur kishin vdekur, shkuar ne Parajse dhe ishin kthyer prape.Shqyr Zotit! Tani jo vetem mund ti degjoje por edhe ti shikoje...vertet! :)Ps. Mund ti shpjegoj dikush shtypit se ne fakt nuk ishte Rovena Dilo ajo qe fitoi çmimin, por PRODUKT 28, sepse Rovena ishte me teper si bashkepunetore ne kenge jo kengetarja kryesore.Ne fakt djemte mund ta kishin kenduar kengen shume me mire edhe pa te.I shkruaj keto fjale, pasi nuk me duket  normale qe momenti i Produkt 28 te rrembehet prej Rovenes vetem sepse ajo eshte me e njohur si artiste.

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: