Sirius Satellite Radio Inc.
Shpat Kasapi: Meshkujt nuk e duan, sepse femrat e dashurojnë E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Wednesday, 16 August 2006
shpat_kasapi.jpgDuhet të jetë e vështirë të jesh Shpat Kasapi këto ditë.Dhe pse i telefonova një ditë paraprakisht për të lënë një orë dhe datë për intervistë, të nesërmen e intervistës gjëja e parë që dëgjoj nga Shpati ishte “5 minuta, sepse nuk kam kohë”, ndaj mund ta kuptoni përse intervista u shndërrua në bisedë dhe biseda në shkrim. Mendova se ishte në ndonjë koncert apo emision e mu duk disi e pakuptimtë, pasi unë ndaj i telefonova më parë, për të qenë sa më korrekt…në fakt siç mësova më vonë ishte me disa miq në një lokal. Hmmm…tërë kjo tungjatjeta! Shqipëria nuk është mësuar me seksimbole, të paktën jo ato mashkullore. Shumica e meshkujve në skenë janë demode, pa stil, lëvizin së kotmi e rrallë i gëzojnë më shumë se dy – tre vite sukses. Shpat Kasapi në të kundërt, ka arritur që brenda pak vitesh të shndërrohet në një prej yjeve të estradës shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Suksesi i tij nuk është aspak i rastësishëm veç. Kushdo që qëndron pas figurës së Kasapit, njeh shumë mirë kërkesat e publikut dhe di po aq mirë ti ofroj këtij publiku atë që dëshiron në çdo hap të karrierës së tij. Këngë ritmike me një gërshetim të folkut dhe pop-it, imazh seksi, dhe tekste dashurie për zemrën e lënduar të një djali, janë formula efektive që producentët e Kasapit kanë gatuar për të sjellë nën gjunjë me qindra mijra adoleshente të çmendura shqiptare dhe …nënat tuaja. Yep! Dhe nënat tuaja! Mos bëni gaf të shani Shpatin se të kundërvihen me po aq zjarr sa edhe kur i bezdis tek ka filluar telenovela tek Vizion Plus. Në anën tjetër, meshkujt edhe pse nuk mund ta pranojnë se ju pëlqen Shpati, i sheh të mbajnë të njejtin stil flokësh, të njejtat këmisha, xhinse dhe të mos harrojmë…të njejtat këpucë me maja, që janë tashmë të vulosura si një stil i sjellë prej Shpatit në “skenën” e modës shqiptare. Djemve nuk është se nuk ju pëlqen, djemtë e kanë frikë Shpat Kasapin. Ai tashmë është shndërruar në posterin “Si duhet të jetë mashkulli i sotëm shqiptar” të cilin çdo femër e mban “varur” në mendjen e saj. Kjo do të thotë, që vajzat shqiptare tashmë kërkojnë një mashkull që kujdeset më tepër për veten, mban stilin e fundit të flokëve, veshjet firmato, buzëqesh më shpesh dhe vesh këpucë me maja…ndoshta kjo e fundit nuk është dhe aq e domosdoshme lol.Ndërsa hitet nuk kanë munguar në albumet e Shpatit, në fakt  pothuajse çdo këngë singël e publikuar është shndërruar menjëherë në hit, është imazhi prej seksimboli që ka ndikuar po aq sa muzika në suksesin e tij. Gjatë minutës së tretë të intervistës (HA!) e pyeta Shpatin nëse e konsideronte veten ImagePlayboy…mu përgjigj me një po të fortë. E pyeta kur kishte puthur për herë të parë, mu përgjigj në moshën 14 vjeçare, kur kishte rënë në dashuri për herë të parë…në moshën 17 vjeçare, kur kishte bërë seks për herë të parë…në moshën 14 vjeçare…Përgjigjet ishin kaq të “forta” e të prera, pa asnjë farë hezitimi, saqë të them të drejtën nuk di nëse më kuptoi se çfarë e pyeta, ndaj shtova me ironi “Po numrin e këmbës sa e ke? “44”,- ishte përgjigja. Ju e dini ç’thonë për djemtë me këmbë të mëdhaja apo jo? Jo për gjë se unë e kam numrin e këmbës 45 HAHAHHAHHAA! Ok seriozisht tani. HAHAHHAHAAHAAH! OK BOLL!Them që mu duken përgjigjet pak si të çuditshme, sepse një minutë më parë kur i tregova se në një anketë të OH!SHQIPE ishte shpallur si këngëtari më seksi shqiptar, ai mu përgjigj gati në modesti: “Gëzohem që jam vlersuar nga fansat. Unë mundohem ti shërbej sa më mirë atyre. Jam munduar ti kënaq sa më mirë dhe në albumin e fundit. I falënderoj për votën.”   Nëse përgjigjet e mësipërme kishin për qëllim të tregonin se Shpati është “aventurier” playboy etj, kjo e fundit ishte një parrullë e tipit “Blini albumin tim” që shumë artistë e vendosin në intervistë gjatë një përgjigjeje pyetja e të cilës s’ka të bëj fare me albumin. U ndjeva pak konfuz dhe kur për këtë i fola një mikeshës sime gazetare ajo mu përgjigj “Shpati është simpatik dhe këngëtar i mirë, por nuk di të flasë”, ndërsa një organizator koncerti ishte i nxehur me “njerzit” e Shpatit, pasi në koncertin ku pretendohej të këndonte LIVE ata i kishin ardhur me një cd në dorë. Normalisht që unë kisha dëshirë të dija opinionin e Shpatit rreth këtyre përshtypjeve, prej njerëzve që punojnë dhe jetojnë në estradën shqiptare, por Shpati nuk kishte kohë, ndaj dhe unë po i shpalos këtu. Pavarsisht nga opinionet e forumistave apo kafeistave, Shpati është për momentin në numrin një të listës së këngëtarve meshkuj më të kërkuar në Shqipe. Pavarësisht se dikujt apo disave lol, mund të mos ju pëlqej, ai tashmë ka gdhendur emrin e tij në historinë e muzikës shqiptare me tre albume të suksesshme, e do të mbahet mend të paktën për një imazh europian në skenën mashkullore shqiptare. Kozma Dushin ndonjëri?ElbinoAlbaniac.com 08/06P.s Shpat Ksapi është fitues i disa çmimeve që prej moshës dhjetë vjeçare ku në festivalin “Bletezat” fitoi çmimin e parë, pasuar me po të parin çmim në “Këngët e Stinës” e të tjera çmime në “Nota Fest”, “Top Fest”, “Kënga Magjike” etj. Albumi i tij i ri "Kush te ndau prej meje" eshte tani ne shitje.