Rikthehet "Supermodel of Albania" E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Thursday, 14 September 2006
ImageDuket se Fadil Berisha ka marre ne duar boten e bukurise shqiptare. Pasi mori zyrtarisht te drejten per prezantimin e me te bukures shqiptare ne konkursin Miss Universe, fotografi i njohur eshte rikthyer ne Tirane per te zhvilluar edicionin e dyte te konkursit "Supermodel of Albania". Kete here per te organizuar spektaklin ne permasa me te medha e me bashkohore (zhvillohet tek Odeoni i QNK), Berisha ka sjelle me vete nga Nju Jorku dhe nje pjese te stafit organizues. Jane 15 vajza qe do te konkurojne me 15 shtator per te fituar çmimin e "Supermodel of Albania", i cili midis te tjerash i jep dhe te drejten per te prezantuar Shqipen, ne konkursin mbarekombetar te agjensise "Ford". Vjet ne kete konkurs ne u prezantuam nga Zana Krasniqi e cila edhe pse nuk fitoi, flitet te kete nenshkruar kontara me disa shtepi mode. Konkursi mbarkombetar "Ford Supermodel of The World" do te mbahet ne Nju Jork me janar te 2007.

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: