Projekt Revolution dhe M.I.A +VIDEO E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Thursday, 06 September 2007
ImageJaven qe shkoi isha ne koncertin Projekt Revolution,ku merrnin pjese Linkin Park,Placebo,H.I.M,MSI,Takin Back Sunday dhe My Chemical Romance. Koncerti qe zgjati pothuajse gjithe dites,ne pergjithsi ishte ok,dhe besojeni apo jo interpretimin me te mire e pari MSI.Si Linkin Park, si Placebo, qe i kam dhe shume te preferuar…kur i degjoj ne cd, gjate interpretimit live ishin dobet.Ndoshta nuk ishin ne qejf a ku di une,por pas dy tre kengesh pfffff.Ne Amerike koncertet e rrokut jane pak me ndryshe se ne Europe.Ne Europe une nuk kam pare ndonje femije 6-7 vjec ne koncert rroku apo prinder me femije per dore,biles biles ketu kishte dhe vend te vecante per familjare.Amon Amon! Keta te bejne namin po the fjale te pista ne tv e ne ambjente familiare,ketej marrin kalamojt ne koncerte rrok ku vec shahet e vec lepihen njerzit.Mos mendoni se po e egzagjeroj,biles dhe Brian Moloko i Placebo’s tha me ironi (anglez maaaa ) perpara se te largohej “Kujdesuni per femijet!” HAHHAHAA! Po kur ishin dhe ca te veshur me Ambercrombie and Fitch!!! DUDE! Lol A ka me rrok se A&F? S’behet me! H.I.M me zhgenjeu komplet.Kenduan vetem kenge si te qeta dhe mua me zuri gjumi kur interpretuan nje version te “Wicked Game” prej Chris Isaac.O Zot! Thashe me vete,pse per te degjuar karaoke kam ardhur ketu? Shyqyr My Chemical Romance ishin ne forme, kenduan shume mire,shfaqje super dhe nje komunikim shume te mire me publikun.Ne nje moment lideri gerard, me ka shkrire se qeshuri kur filloi te kendonte “Umbrella” te Rihanna lol dhe aq debila kishte ne audience sa e shoqeronin ne kendim.I shkreti tu be ironi me pa sa “rrokista” kishte ne salle.looool.Linkin Park…hmmm I LOVE LINKIN PARK,por djemte nuk ishin mire.Chester dukej se i pelqente vetja me shume sec duhej,pasi fillonte dhe kendonte dhe pjeset e Mike Shinodes. Qetesohu reeee! Prit rradhen.Kurse Mike Shinoda,pas cdo kenge nuk harronte te falenderonte 25 here.E morem vesh qe na e di per nder heren e pare,po pas dhjete kengesh,hajde bre njeri se na lodhe.Dhe Hillary Duff nuk eshte kaq e sjellshme.Albumi i ri eshte ok! Por “Bleed It Out” eshte e jashtezakonshme si kenge!Shikoni klipin ketu.



Ne lajme te tjera.kengetarja ime me e preferuar e dy viteve te fundit M.I.A vjen ne Nju Jork me 19 tetor.Origjinale, e cmendur dhe cool, eshte e pamundur t’ja humbas koncertin ne “Terminal 5”.Nese ndokush do shkoj ta shikoj, me beni te ditur. Albumi i saj i ri “Kala” doli me daten 21 gusht…hihihihi per ditelindjen time lol dhe eshte nje album shume i bukur,por jo per te gjithe.“Jimmy” eshte videoja me e re prej M.I.A te cilen mund ta shikoni me poshte:

M.I.A-Jimmy


Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: