Politikanet zihen,Greqia i rremben projekte madheshtore Shqiperise E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Sunday, 18 February 2007
ImageDiten e enjte me 15 shkurt, gazeta me e madhe ne Amerike, “USA Today” u shoqerua me nje mini-gazete prej 16 faqesh e titulluar “Our World”, ku reklamohej ekonomia greke e diteve te sotme dhe projektet e se ardhmes.Nuk eshte ndonje gje e jashtezakonshme. Mjafton te paguash e te jesh brenda rregullave dhe 16 faqe mbi Shqiperine mund ti publikoni edhe ju. Fondacioni “Onassis” mesaduket ka paguar per kete reklame dukeqene se emri i permendet pothuajse ne cdo faqe dhe gazeta “USA Today” e ben mese te ditur se nuk ka lidhje me pregatitjen e informacionit te prezantuar ne keto faqe. Ajo cka me beri te shkruaj per kete lajm eshte nje artikull ne faqen 5 ku flitet per projektet e rrjetit te gazit. Jane tre projekte qe prej vitesh diskutohen edhe nga qeveria shqiptare. Biles ishte qeveria shqiptare ajo qe na beri te besojme se ne qendren e investimeve energjitike te Ballkanit do te ishte vendi yne.Ncuq! Do te jete Greqia ajo qe do te marre nje pjese te mire prej 21 miliard eurove qe do te investohen ne kete fushe. Kete maj fillon nga puna transportimi i gazit natyror nga Turqia drejt Greqise. Ne 2008 fillon puna per ndertimin e rrjetit nenujor te transportimit te gazit nga Greqia ne Itali, ndersa priten rezultate te mira per nje projekt te trete. Behet fjale per nje rrjet transporti te naftes qe do te lidh Rusine,Bullgarine dhe Greqine me Evropen.Ky projekt pritet te perfundoje ne 2008. Nuk dua te komentoj me tej, thjesht e permenda kete shkrim,sepse kam lexuar shpesh te flitet ne shtyp per projekte te tilla qe kane lidhje me Shqiperine, nderkohe qe i kane kaluar fqinjit.Jam i sigurt qe nje fakt i tille ka kaluar pa u vene re ne shtypin shqiptar e ndoshta dikush kapet pas ketij lajmi per te investiguar me teper. Fatkeqsisht jemi duke bere nje pune jashtezakonisht te mire ne largimin e investuesve nga vendi yne. Per sa kohe te kemi dy here zgjedhje ne vit, mire jemi ne. Detyren po ju kerkojme te bejne, nuk po ju kerkojme te japin shpirtin.Keta e dine qe per ate detyre paguhen apo jo?Apo as ju nuk e dini?

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: