Ne gare per Miss Globe International 2006 E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Tuesday, 19 September 2006

ImageNese keto dite neper Shqiperi shikoni nje grup vajzash duke ecur dhimbshem mbi taka, te mbuluara me fasho te bardha ku ne te zeza shkruhet Miss + emri i ndonje shteti...Mos u friksoni! Jane vetem te bukurat e globit.Dhe njehere "Miss Globe Interntional" do te zhvillohet ne Shqiperi, duke u shnderruar ndoshta, ne eventin mbarekombetar te zhvilluar me shume here ne vendin tone ne menyre te njepasnjeshme. Ok! Nuk do i ngacmoj me kritika kete here, po vetem paaaaaaaakez fare. Me poshte keni nje pjese ne anglisht nga faqja zyrtare e M.G.I , ku jepen kerkesat e disa prej veshjeve qe vajzat duhet te jellin me vete kur te mberrijne ne Shqiperi. Vini re perdorimin e anglishtes:

THE GIRLS MUST TAKE WITH THEM THESE THINGS:

1 ONE NATIONAL COSTUME THAT NEEDS FOR THE FINAL SHOW.

2 SWIMSUITE ONE TWO PIECES AND ONE BODY.

3 HIGH HILLS SHOES 4 TWO OR THRE CLASIC DRESS.

5 SPORTIV DRESS AND SPORTIV SHOES.

6 SOMETHING TO DRESS DURING THE EVENING BECOUSE THE TEMPERATURE GOES DOWN AROUND 17-22 DEGREES C.

7 ONE FLAG OF THEIR CONTRY IN DIMENSION 100 CM X 150 CM OR NOT SMALLER THAN 100 CM X 70 CM.

8 GIFTS FROM THEIR COUNTRY (VALUE NOT MORE THAN 10 USD) FOR OFFICIAL MEETING WITH AUTHORITIES.

Qejf! Do e kete perkthyer dikush qe ka mbaruar "Gjuhet e huaja" lol Tek spektakli tani...Nata finale e "M.G.I" do te mbahet me 1 tetor, ne amfiteatrin e Butrintit ku do te konkurojne 50 bukuroshe 9ne faqen zyrtare jepet informacion vetem per 41 vajza), midis te cilave dhe Miss Shqiperia e Miss Kosova. Vajzat kane qe me 14 shtator qe kane mberritur ne token shqiptare ku pasi te kene vizituar disa prej pikave me te rendesishme historiko- kulturore-turistike te vendit, do ti drejtohen Sarandes per provat e nates finale. Nga vajzat konkuruese te preferuarat tona jane, Miss Rusia, Miss India dhe Miss Venezuela (A ju besohet qe kjo vajze eshte vetem 16 vjeçe?!) per te zgjedhur te preferuaren tuaj vizitoni adresen: http://www.missglobe-international.org

 


Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: