Masiela Lusha e pi henen E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Tuesday, 03 October 2006
Image"Drinking The Moon" eshte libri me i fundit i aktores/shkrimtares shqiptare Masiela Lusha me te cilen une u takova pak kohe me pare ne Nju Jork, per nje shkrim i cili do te botohet ne javet e ardheshme ketu ne Albaniac.Masiela ne person ishte jashtezakonisht elegante dhe ne te njejten kohe me format trupore qe karakterizojne te gjitha femrat e mesdheut.Nje nder artistet femra me trupin me te bukur, qe kam pare.Me beri shume pershtypje ndaj po e shkruaj :) Se bashku me Masielen dhe nenen e saj darkuam ne restorantin e hotelit dhe biseda varioi nga libri i ri (mjaft interesant), projektet e reja qe do e sjellin Masielen shume shpejt ne ekranin e gjere, shkollen, te shkuaren e familjes Lusha dhe ate dreq roli qe ja moren nga dora, pasi do e shihnim cdo jave ne Lifetime TV (ju femrat dmth).Ishte nje darke shume e kendeshme (pavarsisht se kamarieri na ngaterroi porosite, biseda interesante dhe plot humor.Do perpiqem te bej maksimumin per te ju sjelle nje ide sa me te mire te asaj nate, pasi mendoj se Masielen e pret nje rruge e suksesshme ne kinematografine amerikane. Vetem pak kohe me pare ajo u shpall nga U.S Weekly si nje prej artisteve te rinj me premtues ne Amerike.

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: