Mariza "Afer" publikimit te albumit dhe UpS! Ajo ka "booty"! E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Tuesday, 07 November 2006
ImageUne mendova se Mariza do sillte me teper kenge pop-rock ne albumin e ri, ndoshta sepse kam vene re qe kohet e fundit shoqerohet ne koncerte me grupe te ndryshme te rrokut ne Shqipe, por Mariza duket se ka mbetur Mariza. Videoja "Afer" paraprezanton albumin e ri te saj, qe pritet te publikohet kete fundviti, pasues i "Mysafiri i mallkuar". Nje kenge me ritme r'n'b dhe jazz ne te cilen ashtu si dhe ne shumicen e kengeve te saj Mariza nuk le rast pa shfaqur me teper se njehere vokalin e veçante. Personalisht me pelqen kenga, eshte ok, por do me çudiste nese do kishte sukses te madh ne publik. Them keshtu pasi, publiku pasi ka pare videon, ne vend te diskutoj per kengen ka diskutuar me teper rreth djalit me te cilin Mariza flirton ne "Afer". Ai eshte nje kercimtar qe prej kohesh shfaqet ne videot e disa prej kengetareve me te njohur greke si dhe ka marre pjese ne nje reklame te firmes Samsung. Per me teper shikoni videot apo programet ku ai ka kercyer ne adresen: http://www.youtube.com/profile?user=zorbajesse

Po mos u perqendroni shume tek ai kercimtari, por shikoni pak minuten e "3:52-3:53 " te kenges. Mariza paska "booty" dhe mua po me pelqenka!

Nderkohe nuk dime si ka reaguar Alma Bektashi pasi ka degjuar kete kenge. Jam i sigurt qe "nuk po e ze vendi", pasi Mariza i ka marre stilin muzikor, qe mban vulen Bektashi prej vitesh.Gjithsesi une do isha shume kurioz ti shikoja te dy kengetaret ne skene.Ajo po do ishte diçka shume cool.


Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: