Made in Maqedonia? E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Wednesday, 07 February 2007
ImageVideoklipet nuk jane me dicka e paprekshme apo “enderr” per kengetaret shqiptare. Sot pothuajse cdonjeri prej tyre shfaqet ne emisionet muzikore, te pakten dy here ne vit me nje videoklip te ri.Kjo gje ka sjelle edhe krijimin e kanaleve muzikore shqiptare dhe padyshim nje rritje ne shitjen e muzikes shqiptare ne tregun vendas dhe te diaspores. Fatkeqsisht apo miresisht, varet se nga cili kend e shikon problemin, shumica e artisteve tane kane filluar te preferojne Maqedonine dhe Turqine si vendin prodhues te videoklipe te tyre. Arsyet mund te jene te ndryshme dhe te justifikueshme, po a jane te pranueshme? Pak kohe me pare nje i njohuri im, po me tregonte sesi kishte ndihmuar per te realizuar videoklipin e nje artisti te njohur ne muziken shqiptare dhe per kete nuk kishte kerkuar asnje pagese, por duke shpresuar qe ne te ardhmen do vazhdonin bashkepunimin. Kjo gje nuk ndodhi.Jo vetem qe artisti ne fjale nuk vazhdoi bashkepunimin, por per me teper, xhiroi nje tjeter videoklip ne Maqedoni,shume te ngjashem me ate qe realizoi i njohuri im shqiptar.Pagesa? Mendohet diku midis 8-10.000 euro. Nuk thone kot “gjeja e huaj te duket me e embel se e jotja- edhe kur te duhet te paguash per te” lol Si ne Kosove edhe ne Shqiperi ka regjizore dhe studio te cilat jane mjaft cilesore ne realizimin e videoklipeve, por ndoshta mungesa e korrektesise dhe mosrespektimi i kerkeses se klientit, ka bere shume kengetare te drejtohen drejt Maqedonise. Nje tjeter faktor eshte edhe konkurrenca: Shume artiste mendojne se neqoftese X regjizor do te realizoj videon e saj e me pas te rivales Y, ai mund te ja bej videon e Y shume here me te mire se te X, thjesht per ti prishur pune.Nuk jam duke trilluar kur e them kete, e kam te degjuar prej artisteve me shume se njehere. Le te shpresojme qe ne te ardhmen,gjerat te ndryshojne per me mire e realizimi i videove te rikthehet ne vendlindje,perndryshe po i falim fqinjve nje biznes qindra mijra eurosh, per te cilin arti yne padiskutim ka shume nevoje.

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: