Ku ku! Qonka 2007! E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Sunday, 07 January 2007
ImageHey! Mirmengjesi! Eshte 2007...wow nje vit pa u takuar lol.Mos kujtoni se kete vit e filluam me pertaci, thjesht morem disa dite pushim pas gjithe atyre festimeve ho ho ho si bej dhe une sikur kam qene ne party 24/7. Te them te drejten...me 30/31 dhe 1 festuam shume, aq sa fjeta vetem 6 ore ne tre dite, por keto ditet shtese i kam kaluar duke pushuar.OK pra, boll me justifikime...Ne Albaniac.com jemi duke parashikuar se 2007 do te jete nje vit shume i mbare ne muziken shqiptare. Jane disa albume te bujshme qe priten te publikohen duke filluar me ate te Adelina Ismailit ,Elvana Gjates e duke vazhduar me Florin,Aurela Gaçen etj. Gjithashtu jemi ne pritje te disa evenimenteve te rendesishme si "Sanremo" ku konkuron kete vit Elsa Lila, "Eurofest" ku konkuron Zanfina Ismaili dhe Lori, "Eurosong" ku konkuron Frederik Ndoci dhe "Eurovideo Grand-Prix" ku konkuron Armend Rexhepagiqi.Kete vit kemi predikuar se do kete me shume rrok dhe vertet e shpresojme qe diçka e tille te ndodhe, ndersa ne komunitetin shqiptar te Amerikes, qe tani kane filluar peshperitjet per artistet e mundshem qe do vijne per koncerte.Sapo kam mesuar per nje grup dhe dy kengetare qe priten te vijne pas disa muajsh, e nese eshte e vertete, besoj se shume prej jush do entuziazmoheni po aq sa edhe une. Albaniac do ju shoqeroj me informacionin me te sakte pergjate gjithe vitit, ndersa ju lutemi te gjithe atyre qe na "huazojne" shkrimet , qe te pakten perveç vjedhjes te mos i shtojne listes se mekateve edhe mashtrimin. Nuk na vjen mire qe shkrimet tona, botohen vend e pa vend, pa asnjefare ndryshimi-thjesht copy+paste, te publikuara nen emrin e dikujt tjetri.Siç mund ta keni vene re, ne tek Albaniac.com nuk e bejme diçka te tille, ndaj dhe nuk presim te na e shperblejne ne kete menyre. Ideja e ketij projekti, eshte per te treguar se me shume pune gjithçka mund te arrihet e se nuk eshte e nevojshme te kopjosh,vjedhesh apo te mashtrosh lexuesin dhe artistet. Hajde pra loqki dhe zemla! Gezuar 2007 dhe sa me shume muzike! Sa me shume muzike! F&%k politiken! 15 vjet e asgje ska ndryshuar.Shiko sa shume ka ndryshuar muzika ne 15 vjet! Faleminderit lexuesve tane qe me vizitat tuaja e beni Albaniac te jete me cool dhe faleminderit artisteve qe na kane falur muzike kaq te bukur gjate 2006 dhe shume skandale, sa te kemi ç'te shkruajme :))) Albaniac...e ku tjeter!

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: