Kengen Magjike e fiton Armend Rexhepagiqi E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Thursday, 19 October 2006
ImageSurprize!!!! Pavarsisht se finalistet e "Kenges Magjike" nuk jane shpallur ende, si shpesh po flitet se Armend Rexhepagiqi do te jete fituesi i mundshem i ketij edicioni. Duke shpresuar qe Arditi te mos ndryshoj mendje, me falni, po mendoja juria e kengetareve...mos te ndryshoj mendje po i bejme nje analizim te shkurter faktit se perse ka shume mundesi qe Armendi te fitoj. Se pari..."SE AI E MERITON!" e mbani mend kengen? Se dyti...pasi çmimin e pare e kane fituar nje seri femrash,(Elsa Lila Irma dhe Eranda Libohova,Rovena Dilo duet me Pirro Çako,Mira Konçi Ema Bytyçi,Irma Libohova,Genta) eshte rradha qe festivali te fitohet prej nje mashkulli. Se treti...Ne intervisten e dhene dy vjet me pare,per Albaniac, Armendi ka treguar se ndjehet shume i zhgenjyer nga eksperienca e festivaleve ne Shqiperi dhe nuk ka deshire te marri pjese me ne to.Po mendojme se "INSIG" e ka sjelle Armendin kete here ne Tirane, pasi normalisht nuk po mendojme qe ai te rikthehet per tu zhgenjyer serisht :) Sigurisht ne kishim menduar te fitonte dhe Flori, por ai nuk paska marre pjese kete vit.As Shpati, as Nora,as Blero.Pse valle keshtu? lol Fitues te tjere te mundshem? Ledina Çelo - Po nuk ja permenden kesaj shkuarjen ne Eurosong 20 here gjate prezantimit, varem une! Ermal Fejzullahu-Kengetar shume i mire, por pa shume pretendime. Produkt 28 dhe Rovena Dilo- Dhe viti 2006 ishte viti kur Rovena filloi te çmendej. Çfare ben kjo me keta? West Side Family- Tani albumin e beri Arditi,festivalin Arditi, çmimet i jep Arditi... Yllka Kuqi- Te gjithe thone ka zerin super po askush s'ja degjon kenget.Hajt çiko a po na e knon nji kong te bukur, se e morem vesh qi e ki zonin si Selimja Dioni.Hit tash hit po dum! Orinda Huta dhe Gerta Heta do jene ne konkurim per BEST DANCE. Apo nuk ka çmim Best Dance? NRG Band - te pakten çmim per vokalin Bertani dhe Berkani, te dy do marrin çmime. Do i ngaterrojne "juria" nga emri dhe do i votojne te dy. Kenga me magjike e vitit te shkuar ne kete festival? "Kam mall" e Greta Koçit. Nje vit me pas "Kam mall" mund ta degjoj serisht pa merzitje. Orinda, Julka,Aurora,Elvana pasojne listen e me te preferuarave, por "Kam mall" e Gretes, pas nje testimi ne publik, vazhdon te mbetet me e preferuara.

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: