Joey Tempest - Intervista E-mail
Pergatitur nga Algert   
Saturday, 13 January 2007


Joey pershendetje! Si ndodhi qe vendoset te shtonit edhe Tiranen ne listen e qyteteve te turneut tuaj?

Disa muaj me pare morem nje oferte nga Shqiperia dhe te gjithe  ishim gati te shkonim, pasi gjithmone deshirojme te eksplorojme vendet ku rock and roll eshte i mirpritur.Pse jo?

Kishit ndonje njohuri rreth Shqiperise?

Kemi degjuar shume te flitet per Shqiperine ne lajme, por tani qe po shkojme atje do mesojme edhe me shume.Ndoshta ju mund te me tregoni dicka...

Une ju them qe kemi disa grupe te mira rroku dhe disa prej klubeve me te mira ne Evrope.Ndaj kur te dilni ne Tirane mos lini shkas pa i vizituar.

Me vjen mire.Duhet te dalim patjeter :)

Shpesh here ne mezin e viteve '90 eshte deklaruar se "Rock is Dead" (Rroku ka vdekur) - Marilyn Manson ka pasur dhe nje kenge te titulluar keshtu.Te jesh pjestar ne nje rock band dhe te degjosh diÁka te tille si te ben te ndihesh?

E verteta eshte se; nje gje e tille eshte thene qe ne vitet '70.Marilyn Manson eshte kontraversial dhe fakti qe ai eshte vete nje rockstar dhe e thote dicka te tille nuk perben dhe aq shume kuptim.Eshte dicka qe media e ka permendur shpesh here ne shkrime, por rock vazhdon te egzistoje, ka kaq shume grupe si ne Evrope dhe ne Amerike te cilat vazhdojne te kene sukses.Ne jemi ende ketu duke prodhuar albume keshtu qe...

Cfare mendoni per Peter Doherty dhe Babyshambles..
.

Une jetoj ne London dhe degjoj apo i ndjek shpesh grupet e reja.Ka shume grupe te mira.Babyshambles jane ok, kane disa kenge te mira por nuk me duken gati, kane nevoj ti vendosin punet ne vije. Mua me pelqejne me shume The Muse.

Dhe mua gjithashtu! I kam pare live ne 2000 ishin jashtezakonisht te mire!

Shume grupe rrok e kane cilesuar momentin kur u shfaq Nirvana, qe solli dhe rrymen grunge dhe alternative, si nje moment shume te dhimbshem per rock-metal, pasi gjithcka ndryshoi shume shpejt e shume albume te publikuara ne ato kohe prej ketyre bendve, per kete shkak as nuk u vune re nga publiku edhe pse shume cilesore.Si e perjetoi Europe ate moment?

Eshte e vertete.Nirvana solli dicka te ndryshme nga c'ish degjuar me pare si ne muzike edhe ne tekstet e tyre.Ata flisnin me teper per dhimbjen dhe ishin me pak pozitive ngase shume kenge rrock.Ne publikuam nje album te ri ne ate kohe dhe vazhduam se bashku deri ne '92, pastaj vendosem qe ishte koha per nje pushim qe te gjithe e kishim aq te nevojshem.

Perpara viteve '90 thuhej "Seks,Droge dhe Rock'n' Roll" sot eshte me teper "Seks, Rock n’ Roll dhe Uje”? Nuk ju duket pak qesharake apo e cuditshme qe grupet rrok sot mundohen te tregohen si te rregullt?

(qesh) Djemte si djemte…Ne kur jemi ne turne ndonjehere bejme party ndonjehere pushojme, por gjithmone muzika eshte primare.Ndoshta grupet e reja e kane kuptuar qe te qenit ne turne per kaq shume kohe kerkon energji dhe sakrifica dhe jo vetem party,megjithate nuk di nese e besoj dicka te tille pasi dje isha ne shoqerine e Arch Enemy dhe ata djem po pinin alkol me shumice (qesh).Kam degjuar disa grupe qe flasin se nuk perdorin narkotike, por ndoshta perdorin vetem dhe drogat e lehta ose eshte thjeshte nje menyre per te mbuluar te verteten.

Cfare do kendoni ne koncertin tuaj ne Shqiperi?

Pak nga gjithcka.Do kendojme disa prej hiteve tona nga albumet e meparshme si edhe kenge nga albumi i fundit "Secret Society" gjithashtu edhe disa kenge akustike.Besoj se do ja kalojme shume mire.

“Mother's son”, Eshte kenga ime e preferuar ne albumin tuaj te fundit, mund te na flisni pak rreth krijimit te saj...


"Mother's son" eshte gjithashtu nje prej kengeve te mia me te preferuara te albumit.Ne kohen kur kenga u krijua, patem disa lajme jo te mira ne grup.Dy prej anetarve te bandes paten humbje ne familje (njeri nenen, njeri baben).Une ne ate periudhe isha tek prindrit e mi, gje qe e beri me te afert humbjen qe pesuan miqte e njekohesisht me beri te kuptoj sesa te rendesishem jane prinderit ne jeten tone e ne ne jeten e tyre. Te gjitha keto ndjenja sollen "Mother's son".

Cfare do sjelle e ardhmja per EUROPE?

Pas Shqiperise do jemi ne turne neper Evrope per koncertet e promovimit te albumit, gjate veres jemi ne festivale te ndryshme. Do vazhdojme turneun ne Japoni si dhe ka mundesi ne SH.B.A. Me pas do fillojme pergatitjet per nje album te ri.

Kur te vini ne Sh.B.A ndoshta gjejme mundesine te takohemi.Do kisha shume deshire te ju shikoja Live.


Pse jo? Kontaktoni me Hanna (PR) per datat  e takohemi atje.

Joey shume faleminderit per intervisten dhe kohen qe na dedikuat. Ju uroj suksese dhe ju premtoj qe do ja kaloni shume mire ne Tirane.


Faleminderit.Shihemi ne Tirane!

Elbino © Albaniac 01/2007