Sirius Satellite Radio Inc.
JAMES BLUNT:BACK TO KOSOVO E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Wednesday, 06 September 2006

ImageJames Blunt degjohet kudo keto dite. Albumi i tij “Back To Bedlam” eshte pozicionuar ne vendin e pare te hitparejdit ne 53 shtete duke shitur rreth 10 milion kopje. Kenga “You’re Beautiful” arrin majen e toplistes ne 44 vende perfshire edhe Ameriken, duke thyer rekordin, si i pari artist anglez qe kap majen e hitparejdit amerikan ne afro nje dekade (I fundit ka qene Elton John me 1997).Jo dhe aq keq per nje artist i cili ne femijerine e tij lejohej te degjonte vetem “Happy Birthday” e qe rreth shtate vjet me pare ishte kapiten ne luften e Kosoves, nen flamurin e trupave paqeruajtese britanike. Ne fakt, pothuajse ne Ádo interviste, James porsi nje patriot i flakte shqiptar, nuk harron te permend Kosoven, te ciles i ka kushtuar edhe nje kenge,“No Bravery” qe gjendet ne albumin debutues “Back To Bedlam”. Tek lexoja disa prej intervistave te tij, nuk po e kuptoja sesi askush nga Shqiperia apo Kosova nuk e kishte marre mundimin ti bente nje interviste, ndaj mendova “Pse jo une?”. Dhe nje jave me vone…ja ku jam ne telefon me James (sa lehte qe duket he?) i cili eshte regjistruar ne hotel nen emrin e Charles Barcay (nje firme arkitekture) e qe kur flet, ka po te njejtin tonalitet e butesi te zerit si edhe ne kenget qe kendon. Nderkohe, une jam duke bere aksentin tim anglez, qe siÁ mund ta merrni me mend, me ben te dukem si vlonjat prej Kuksi, por serisht kuptohemi mjaft mire, e mesa duket edhe James_it duhet ti kete pelqyer zeri im perderisa me kerkoi ti kendoja…

 

- Elbino: Pas Evropes keni pushtuar edhe Ameriken, e si pasoj keni pasur nje vit me internar pak “te Ámendur”.E mbani mend se ku keni qene nje vit me pare ne te njejten periudhe?

James Blunt: Absolutisht jo.Gjithcka ka levizur dhe leviz kaq shpejt sa Ádo dite behem konfuz e harroj se ku gjendem.Duhte te kerkoj ne ditar per te te kthyer pergjigje…

- Biografia ne faqen tuaj te internetit, te jep pershtypjen se disa prej momenteve me te rendesishme ne jeten tuaj kane ardhur aksidentalisht, si pershembull shkuarja ne shkolle per Ingjinjeri dhe Sociologji, apo regjistrimi ne ushtri dhe pjesmarrja ne luften e Kosoves. A jeni me teper nje person qe e planifikon jeten apo e jetoni ate siÁ vjen nga dita ne dite?

Mendoj…ndoshta ne faqen time ne internet, eshte perdorur pak si shume humori, por Ádo zgjidhje ne jete e kam menduar se shumti.

- Eshte me lehte te mbijetosh ne ushtri apo ne biznesin muzikor?

Jane pak te ndryshme.Mendoj se ne ushtri ke te besh me gjera me reale, e shume me te rendesishme siÁ eshte shpetimi i jeteve njerezore, ndersa biznesi muzikore eshte disi me i siperfaqshem e i percipte, ndaj mundohem te mos ta marre edhe aq seriozisht.

- Cili ka qene momenti me i bukur dhe me i trishtueshem gjate qendrimit tuaj ne Kosove?

Mendoj se Kosova ka nje natyre mahnitse dhe do doja ta vizitoja serisht, por kam takuar edhe njerez shume-shume te veÁante. Momenti me i trishtueshem ishte, te shikoja njerez qe vepronin Ánjerezisht kundrejt njeri-tjetrit, ne menyre jo …

- Keni mesuar ndonje fjale ne shqip?

Mesova disa, por faktikisht nuk i mbaj mend…Dje isha ne nje feste ku u takova me nje shqiptar e po mundohesha qe ti kujtoja, por nuk mundja…

- Ndoshta “Mirupafshim” ?

Hmmm…MINA, kjo fjale me kujtohet tani edhe pse nuk eshte fjale e hijshme…

- (Qesh) OK.Ju mesoj une nje…”C’kemi!” qe eshte pak a shume si “What’s up!”…

“«’kemi”. (Qesh) Eshte per te qeshur qe askush nuk ma mesoi kete kur isha ne ushtri, keshtu do kisha mundesine te isha pak me formal me njerzit.

- Keni ende miq ne Kosove, e kam fjalen per miq shqiptare ?

Kur isha ne Kosove, nuk kisha mundesi te krijoja miqesi, pasi ne merreshim me pergatitjet profesionale e me pas u larguam, por kam shume kujtime prej disa njerezve shume special e do deshiroja te rikthehesha per ti gjetur e per tu takuar serisht me ta.

- Po muzike shqiptare patet mundesi te degjonit? Mbani mend ndonje kenge, ndoshta?

Ne ato kohra, ishte veshtire te degjoje muzike, por jam familjar me muziken shqiptare, vec nuk mund te vecoj ndonje kenge apo artist.

- Do doja te ju shprehja mirnjohjen tone per ndihmen qe dhate gjate luftes ne Kosove, e deshiroj ta dini se ju jemi gjithmone faleminderit!

Ishte nje nder shume i madh per ne mbi te gjitha.

- A do ju shohim ne Kosove apo ne Shqiperi se shpejti, ndoshta si te ftuar ne ndonje shfaqje apo per koncert?

Patjeter! Ne po perpiqemi te planifikojme nje vizite! Po mundohem te mbledh leke ne forme ndihme per nje organizate “Medecins Sans Frontieres” (Mjeket pa kufij) te cilet i kam pare te punojne dhe ndihmojne ne Kosove e jam i mahnitur nga puna e tyre ndaj edhe kam deshire ti ndihmoj…Gjithashtu deshiroj te kthehem ne Kosove, le te shpresojme qe te behet e mundur kete vit.

- Jeni duke punuar per nje album te dyte?

Do kisha shume deshire te thoja qe kam dale ne pension, por “fatkeqesisht” jam duke punuar per nje album te dyte. Momentalisht jemi ne studio ku kemi perfunduar disa kenge e albumi mund te jete gati nga fundi i vitit.

- Meqe ra fjala, me pelqejne shume kenget “Wiseman” dhe Billy”, kjo e fundit ne fakt eshte e preferuara ime ne album…

Vertet? Billy eshte nje mik i ngushte qe me ka borxh shume leke (qeshim)

- Dhe ju i keni kushtuar nje kenge shume te bukur. Po “Landlady” qe ka shkruar biografine tuaj, kush eshte ne te vertete? Me pelqen menyra sesi shkruan edhe pse ajo te jep pershtypjen sikur eshte pak e “Cmendur”.

Ajo vertet eshte pak “crazy”…emri i saj eshte Carrie Fisher, nje mikja ime, e cila eshte bere e njohur fale interpretimit ne “Star Wars” (1977 ne rolin e Princesh Leiles). Carrie eshte edhe nje shkrimtare e talentuar.

- A mund te kendoni vargun “You’re beautiful”, por duke I shtuar me pas “my Albanian girl”? (E kerkova kete per te shoqeruar intervisten ne faqen e internetit)

Eshte shume heret ne mengjes e ne menyre definitive nuk mundem te kendoj.

- AAAhhh! Hajdeee! ((Qesh)

Vertet nuk mundem, ju provojeni…

- As une nuk mundem, se kendoj perturp, ndaj jam bere gazetar. (Qeshim te dy)…
…Pyetja e fundit.Une jetoj ne Nju Jork dhe kam vene re nga viti ne vit, sa vjen e pakesohet numri i artisteve angleze ne top listat amerikane, ndryshe nga thuaj 10 vjet me pare. Ju jeni nder artistet e rralle qe keni deportuar ne tregun muzikor amerikan kete vit. Si e shpjegoni kete?

Nuk di cfare te them.Ne fund te dites ndihem me fat qe njerzit deshirojne te me degjojne. GjithÁka qe me ka ndodhur (ne muzike) ka qene nje surprize e bukur per mua,pasi jo te gjitheve ju jepet kjo mundesi e ndihem shume fatlum.

Intervistoi: Elbino Llalla
www.albaniac.com