Irma Libohova me nje videoklip "Borxhliu" E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Friday, 15 September 2006
ImageNuk ngopesh dot me Irma Libohoven! Mos me keqkuptoni, por ajo rri, rri dhe e hedh nga nje bombe. Pasi eshte shfaqur ne ekranet e tv me kengen "Preke hunden" (nuk po kaloj ne detaje), kengetarja do te prezantoj se shpejti nje tjeter videoklipi i cili do te prezantoj kengen "Borxhliu" nga albumi i saj me i ri "Preke hunden, preke...". Yep! E lexuat shume mire, kenga titullohet "Borxhliu". Kete kengen ja dedikoj...(lexoni lajmin e meparshem per Irmen). Publikimi i kesaj kenge ne fakt nuk eshte asgje, krahasuar me nje shkrim te publikuar tek revista "Klan" rreth kengetares. Leremeni te ju tregoj disa fragmente nga ky shkrim: "Here pas here preferon t’i lere menjane udhetimet e shpeshta neper bote, koncertet e shumta apo festat ne te cilat eshte ngahere e ftuar." "Lozonjare dhe krejt e apasionuar pas asaj cfare ben Irma Libohova eshte rikthyer me te katertin album qe mban firmen e saj" "Nuk eshte fort e lehte te takohesh me Irma Libohoven keto kohe. U bene vite tashme, qe kengetarja e festivaleve te medha te fundvitit e ka axhenden e shperndare ngado. Ne kryeqytete te medha te botes, ne koncerte per emigrante shqiptare, por edhe ne festa e dasma ne Shqiperi, ku gjithnje mbetet me e kerkuara." "Megjithate ditet e fundit Irmes i eshte dashur t’u thote “jo” disa ofertave, sepse ne plan te pare ka qene albumi i ri. I cili sapo ka filluar te prezantohet me klipin e saj e fundit “Preke hunden, preke…”, e me titujt muzikore te realizuar enkas ne Greqi." E nderkohe kengetarja nuk ka mundur te paguaj nje gjobe prej 2 milion lekesh?????!!!!!!!! Per me teper, ben te njohura fakte te tilla, ndersa nuk ka permbushur nje vendim te gjykates? Ju do thoni qe te tregohem pak me i duruar se ndoshta Irma i ka paguar leket? OK! Ja se çfare shkruhet ne te njejtin shkrim "...nuk mund te permbushte dot (Irma) detyrimin e demshperblimit karshi shtepise diskografike." E pyetur rreth ketij problemi Irma ka shtuar se ja ka lene ne dore organeve kompetente sqarimin e situates. Mesaduket, ajo nuk e ndjen te nevojshme te sqaroje qindra mijra fansa te sajet qe i blejne albumin, i ndjekin koncertet apo qe e adhurojne. Besoj se tani, kengetaret e kuptojne se perse duhet/eshte i nevojshem/çfare pune ben NJE MENAXHER apo nje ZEDHENES SHTYPI! Ai ju ben te flisni atehere kur duhet,si duhet e per çfare duhet, pa u dukur si jashtokesore e duke konfrontuar vetveten, sidomos kur ne mes te kesaj meseleje qendron ligji.

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: