Tika Time!

Nese 2004 ishte viti i tenoreve dhe 2005 viti i balerineve, 2006-2007 duket se do jete viti i modeleve.Me dhjetra vajza shqiptare, jane perfshire dhe po ndertojne nje karriere premtuese ne boten e modes dhe Tika e cila momentalisht eshte pjese e agjensise FORD per SH.B.A. eshte nje prej tyre.Elegante,por dhe seksi,ha gjithcka qe i pelqen,por trupin e ka shume ne forme. Posedon nje bukuri qe i ben te gjithe per vete, por ka kohe qe e ka gjetur princin, modele e suksesshme por dhe kampione ne Taekwon-do … Tika eshte plot surpriza e kur e pyes se cfare pijne shqiptaret e Malit te zi qe shquhen per bukurine femerore ajo duke qeshur me pergjigjet “Uje cezme!”

 

Joey Tempest - Intervista

 

2006 VITI PORN - 20 momentet e ’06

Po ashtu si revista amerikane “Times” edhe ne mund te ja kishim dedikuar kete vit “JUVE”, por fatkesisht ne Shqipe “JUVE” nuk vendos asgje.Kosova eshte ende e varur,Shqiperia ende s’ka drita dhe uje,varferi pafund dhe pallate qe ngrihen mbi re tymi qe na i kane shnderruar qytetet ne me te ndoturat ne Evrope.Sa me shume duan te na “çojne” drejt Evropes aq me teper lista me emrin tone ne fund na ofron Evropa.Perball kontinentit plake, na duket vetja si ata 18 vjeçaret me dokumente fallco qe sterrmundohen per te hyre ne klubin 21 vjec e lart.Me te ndoturit,me te varfirt,me te korruptuarit, me te….Oh sa mire me qen’ shqiptar! 2006 kurrsesi nuk mund te ishte viti i “JUVE” qe jetoni ne nje bote fantazi parfumosur me erera 300 euroshe, ndersa paguheni vetem 200 euro ne muaj dhe jetoni me prindrit apo llogarite bankare qe nuk jane tuajat.Frekuentoni baret me luksoze per nje uje pese eurosh,veshur me firrrrmato “Made in Turkey” e mos e dhashte Zoti te ju kritikoj dikush se i mbushni forumet me justifikime nga me banalet.
 

Eva Pepaj - Nje Shkodrane ne Amerike

Eva Pepaj, eshte nje prej atyre vajzave te talentuara, te cilat mund ti kesh hasur ne faqet e revistave apo ne reklamat e dyqaneve, mund te kesh ngelur i magjepsur me bukurine e tyre, por nuk te ka shkuar mendja aspak se ajo mund te jete edhe bashkatdhetarja jote.Kjo per faktin, se ashtu si edhe shume talente te tjere shqiptare ne mbare boten,Eva ka preferuar te jete mjaft modeste me suksesin e saj, i cili duke pasur parasysh rrethanat dhe arritjet e vazhdueshme te Eves mund te jete gjithcka, por jo modest.
 

Elsa Lila - Intervista

Ka shume kohe qe te gjithe e presin Elsen te rikthehet ne skenen muzikore shqiptare,jo sepse i ka munguar pasi gjithmone eshte e ftuar ne spektakle e koncerte te ndryshme, por sepse kengetarja me e njohur dhe e talentuar ne Shqipe,pas kaq vitesh ende nuk ka nje album te sajin ne gjuhen shqipe.Per fat te keq, fansat duhet te presin edhe me teper, pasi kengetarja ende nuk e ka ne plan te publikoje nje album ne shqip dhe arsyen perse, e jep pikerisht me poshte ne intervisten per Albaniac.
 

Orinda Huta - Gjithmone "Baby"

Ku jeni ne keto momente dhe me çfare jeni duke pregatitur? Ne keto momente jam ne Shqiperi duke u pergatitur per “Kengen magjike” dhe ne te njejten kohe duke vazhduar studimet ne “Universitetin e Europian te Tiranes”. - Per cfare studioni? Kete vit jam ne vitin e pare ne “Universitetin Europian te Tiranes”, per “Marredhenie Publike-Komunikim” ose ndryshe PR (Public Relation).
 

Nora Istrefi - OPIUM

Kenget e Nora Istrefit luhen shpesh ne radio, videot “Nje djale” e se fundmi “E di” kane qene me te kerkuarat ne televizione, vete kengetarja eshte e preferuara e kopertinave te revistave, shtoji dhe koncertet te suksesshme ne Kosove ,Shqiperi dhe diaspore…kush mund ti vej faj Nores qe e ka titulluar “Opium” albumin e saj te dyte? I ka bere te gjithe adiktiv pas vetes, e te gjithe po kerkojne me teper prej saj.Aq shume sa qe prej publikimit te albumit, vete Nora nuk ka mundur te bej nje dite pushimi…e jo se po ankohet per kete
 

KTHJELLU-Shume seks!Shume rrok!Absolutisht jo droge!

Eshte e cuditshme te mendosh se vetem dhjete vjete me pare skena e rrokut ne Shqiperi po perjetonte nje sukses te vertete, ndersa sot grupet e rrokut jane me teper dicka “underground”. Festivalet e kane te veshtire ti kene per konkurues..
 

Besa - Zonja dhe zoterinj

Emri i Beses filloi te degjohej ne qarqet muzikore, pak vite me pare, kur ajo debutoi ne festivalin “Mikrofoni i arte” dhe fitoi cmimin e pare te ketij festivali. E cfare ka per tu habitur? Asgje, pervec faktit qe festivali eshte nen pronesine e familjes se Beses. Kaq mjaftoi, per te spekuluar rreth fitimit, nese e meritonte apo jo etj, duke lene ne harrese kengen dhe te verteten se ne ate edicion, kenga e saj mund te ishte me e mira. Cdo menaxher muzikor do ju keshillonte se; te fitosh festivalin “tend” eshte nje zgjidhje e gabuar, por...
 

A ekziston Unikkatil?

Aq pak informacion sa dime rreth tij, ai edhe mund te mos egzistoj. Ndryshe nga c’jemi mesuar me artistet tane, ne programet muzikore nuk transmetohet ndonje video e Unikkatil,sepse ne te vertet ai nuk ka bere ndonje. Ne internet qarkullojne disa foto te cilat mund ti quash te vjetra, pasi kane kohe qe jane vendosur online. Thashethemet rreth tij, jane nga me te cmendurat, kush ju thote se e ka takuar, ka shume mundesi te genjej, pasi rrethi i tij shoqeror eshte teper i ngushte.Personalisht nuk i kam lexuar ndonje interviste ne shtyp apo TV, e serisht Unikkatil eshte rrepisti me i kerkuar dhe vlersuar ne Shqipe! Po si mundet te ndodhe dicka e tille?
 

Zanfina - Made In Ismaili

“Festivali Kombetar i Femijeve” ne Shkoder, ka qene nje prej aktiviteteve me te rendesishme e me te ndjekura gjate femijerise sime. Pikerisht ne skenen e ketij festivali nga viti ne vit u prezantuan disa prej emrave me te njohur te muzikes shqiptare.Nuk ishte nje prej festivaleve qe per nje arsye apo tjeter i sheh kudo sot, ishte nje festival i cili, per ata femije qe te ardhmen e tyre do ta investonin ne muzike..
 

Vesa Luma: Do jem se s’ben!

Vera ka mbaruar e prej te gjitha prurjeve muzikore gjate kesaj stine, ne beme nje perzgjedhje te 20 kengeve me te pelqyera, me te shkarkuara, e me te shikuara ne Shqipe. Si rezultat, “Jemi dhe s’jemi” kenduar nga Vesa Luma, u vlersua nga stafi yne si kenga me e preferuar dhe me e arrire e “Veres 2006. Me poshte keni nje interviste qe zhvilluam me Vesen pak kohe me pare, ndersa per nje liste te plote, te “20 kengeve me popullore te veres 2006” lexoni shkrimin ne Albaniac…e ku tjeter!
 

JAMES BLUNT:BACK TO KOSOVO

ImageJames Blunt degjohet kudo keto dite. Albumi i tij “Back To Bedlam” eshte pozicionuar ne vendin e pare te hitparejdit ne 53 shtete duke shitur rreth 10 milion kopje. Kenga “You’re Beautiful” arrin majen e toplistes ne 44 vende perfshire edhe Ameriken, duke thyer rekordin, si i pari artist anglez qe kap majen e hitparejdit amerikan ne afro nje dekade (I fundit ka qene Elton John me 1997).Jo dhe aq keq per nje artist i cili ne femijerine e tij lejohej te degjonte vetem “Happy Birthday” e qe rreth shtate vjet me pare ishte kapiten ne luften e Kosoves..
 

Shpat Kasapi: Meshkujt nuk e duan, sepse femrat e dashurojnë

Duhet të jetë e vështirë të jesh Shpat Kasapi këto ditë.Dhe pse i telefonova një ditë paraprakisht për të lënë një orë dhe datë për intervistë, të nesërmen e intervistës gjëja e parë që dëgjoj nga Shpati ishte “5 minuta, sepse nuk kam kohë”, ndaj mund ta kuptoni përse intervista u shndërrua në bisedë dhe biseda në shkrim. Mendova se ishte në ndonjë koncert apo emision e mu duk disi e pakuptimtë, pasi unë ndaj i telefonova më parë, për të qenë sa më korrekt…në fakt siç mësova më vonë ishte me disa miq në një lokal. Hmmm…tërë kjo tungjatjeta!
 
<<  < Mbrapa 1 2 Next > End >>

Seksioni 21 - 34 nga 34