Halloween/Dita e te vdekurve ... nje histori E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Thursday, 02 November 2006
Kjo eshte hera e pare qe une e "festoj", Halloween. Pasi pashe "Saw 3" qe ishte me perturp se dy te paret (shiko vlersimin tek rubrika Kinema) vendosa qe ti beja nje te pikturuar vetes.Duke qene se nuk i postova dot fotot diten e Halloween (shume i zene me party) po i vendos sot per diten e te vdekurve.Image"Si ndihesh?" i thashe nje te njohures sime teksa harrova se kisha te lyerr fytyren me gjak. "Me mire se ty po njehere!" me tha bukuroshja. Ne Amerike Halloween festohet, por jo nga te gjithe. Ke plaka qe dalin te veshura si shtriga qe ne 6 te mengjesit, e ke njerez qe te shikojne si te shkalluar, sepse nuk e kane idene qe eshte festa. Une i provova te dyja. Si ju duket "kostumi" im? Ju pelqen? (shikoni fotot) E kam bere me duart e mia lol. I gjuajta hundes nje here me grusht dhe vuuuum! Ja idiotet me termend! Ka gjak sa te duash, pse me harxhu timin.Keni degjuar per ate dyqanin Kryqi i Kuq? Hahahahhaha! Gallat! Sot eshte Dita e te vdekurve apo diku tjeter dita e shpirtrave etj etj Siç e ka rasti lermeni te ju tregoj nje histori te shkurter qe me ka ndodhur disa vite me pare: ImageNa ishte njiher' Una ne Poloni, ne nje mbremje vetem per jo-polaket, te hujt dmth. E u mblodh shoqeria ime 100% e huj.Asnji shqiptar lol, oh dhe asnji polak.Keshtu qi merreshim vesh ULTRA! Nga ora 1 e nates tek bisedoja me ca jo-polake, me vjen e dashura e shokut te dhomes. E ke pa gje me thote? Jo i them! Kaq mbaj mend qe biseduam, sepse ishim te dy te pire dhe as ajo nuk e mban mend se çfare biseduam me tej. Shokun tim te dhomes nuk e kishte pare njeri prej ores 12 te mesnates.Normale...te gjithe ishin te pire.Free vudka! Doni ju u be merak e dashura e ketij.Ç'me zuri!Hajde ta kerkojme me thosh.Fillimisht kujtova se po me gjuante, po kur e pashe qe gati sa s'po rrezohej, "Nuh nuk po me gjuan mendova." Ku i dihet me. Dolem ne me e kerku te dashurin e kesaj shokun e dhomes sime. Kjo qante, bora der ne gju, perpara nesh lumi i qytetit. "Boooo! Ka pire ai e ka zene gjumi ne bore, do ngrije do vdesi!", qante ajo.Me zuri frika dhe mua. Filluam te therrisnim.Hiç! Booooo! Mos na ka rene ne lume e mbytet lumi i ftohte! Me zuri frika dhe mua.Kontrollo ne lum! Ncuq! Hiç! ImageE morem me rradhe çdo cep te lumit e urave dhe nenurave qe gjendeshin mbi te, kur ne te majte te klubit shikojme shume shume drita qe dilnin nga toka.Imagjinoni tani, ne te dy te pire dhe...pire, nate vone, bora ne gju, para klubit tone nje lum, ne te majte shume shume drita dhe qetesi, e shoku qe ka pothuajse 2 ore qe na ka humbur. Ç'te jene i themi njeri-tjetrit. U hutuam na zuri frika.Prap se prape shkuam dhe u afruam. Me teper drita me teper ndriçim dhe....VARREZA! IIIIIII! HAhahhahahahha! Mire qe u trembem, sepse nuk kisha pare ndonjehere qindra qirinj te ndezur naten ne varreze, por hajde te mbaja kete debilen.Mu kujtua ai filmi i Françesko Nutit - Ne te semes ti dhe dashnori yt! lol. Shqyr dashnorja e shokut tim te dhomes ne Poloni lol, erdhi disa çaste ne vete dhe ju kujtua se ishte dy nendor -dita e te vdekurve. Ne kete dite polaket vendosin qirinj tek varrezat.Pse? Se nuk mbushin! Me ne fund u dorezuam dhe vendosem te ktheheshim ne shtepi-ne kembe, sepse zonjushes i vinte per te vjelle dhe nuk duronte dot makinen.Mire ajo po mua qe s'me vinte per te vjelle? Te kish qene ndonje shqiptare kisha shpetuar, keto jo-shqiptaret shume tangellik kane lol. Me ne fund mberrijme ne dhome. Debili-i dashuri i debiles-shoku im i dhomes, qendronte perpara kompjuterit duke pire cigare dhe birre.E nuk e kam fjalen per cigare "Durresi". Sa te behesha gati per ti uleritur, kur erdhi ne vete e dashura e ketij e s'me la rradhe.Prita te pushonte, por ncuq ncuq! I lashe vetem me deshiren qe te nesermen ti gjeja te masakruar...s'ndodhi.I pata ne dhome per nje vit rresht e perdite Halloween :)) Oh, njehere tjeter me disa shqiptare shkuam naten ne varreza per qejf, me teper per te provuar qe nuk kemi frike.Na erdhen me vete dhe disa vietnameze. Gjithçka ok derisa e moren vesh se kishim ardhur kot...per qejf.Kujtonin idiotet se ne ora 12 te nates kishim shkuar me vizitu te afermit e vdekur ne varreza...

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: