Getoari dhe Dj Blunt ne Nju Jork – Kenduan kater here “Te dy” E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Tuesday, 18 September 2007
ImageDikur ishin Tingulli3 pastaj Tingulli 3nt e tani…thjesht Getoar dhe Dj Blunt. Agoni pjestari tjeter i 3nt nuk u shfaq ne koncertin qe Getoari mbajti ne Nju Jork.Mesojme se Agoni ka frike aeroplanat…hahahahhahahahaha Sa kom qesh! Shpresoj te jete shaka.Ok! Serioz tani…sa keq!

Ate dite ne Nju Jork kam bere nje tjeter ta pazakonte-per mua te pakten.Vizitova “Brooklyn Bridge”. Ok! Ok! Kush nuk ka qene ne ure…hmmm una? Nuk di ,por keto vendet turistike me acarojne,ndoshta sepse derisa te vij rradha per ti pare te ka hyp inati qe ke ndejtur ne kembe per nje ore.Eh…s’kishte rradhe tek kjo ura,vetem indiane lol. Nuk di a lejohet me pi cigare aty? Se une po pija cigare dhe me shikonin ne sy sikur c’po beja. E fika, se thashe kuku po me marrin si te-rro-rri-st japonez.E vute re si e rrokezova fjalen? Aman o re se na ka zene frika, dhe ne “calvins” po na futen lol.E paska me doze te madhe lol_esh sot mos ma vini re.Nejse,ecja ne ure ishte shuuuuume romantike,puthja superrrr superrrr, nje fllad i lehte dhe tingujt e “Yellow” te Coldplay…uffff Hahahhaha!
Tek koncerti…
Sinqerisht kisha deshire ti shikoja djemte bashke ne skene. I kam pas pelqyer Tingujt qe prej fillimit,megjithate nuk mund ta mohoj qe Getoari dhe Dj Blunt jane nje dyshe shume cool. Si rreper,Getoari dihet qe eshte nje nder me te miret ne Shqipe dhe kete ai e provoi ne Nju Jork ku rrepoi(?) pa ndaluar per 40 minuta, per tu rikthyer serisht me vone dhe per 40 minuta te tjera. Nuk e humbi aspak ritmin, i veshur cool i perqendruar ai dha me te miren dhe u pelqye nga te pranishmit. Leonora Poloska supozohej te kendonte ne koncert,por ajo nuk erdhi se i kishin dale disa pune familjare. U beme dhe ne shqiptaret si te huajt lol. Nxjerrim pretekse qe s’kane kuptim. Nejse…shume keq per te sepse party ishte cool,shume shqiptare,te gjithe te veshur bukur,pervec disave qe jane si hudra – per te mos na marre ne sysh pra lol. Syte me zune kercimtarin e njohur Tony Dovolanin, por nuk pashe ndonje VIP tjeter 2lol. Asgje jashte te zakonshmes,pervec nje gruaje e cila ishte ne rreshtin e pare dhe kercente hip-hop duke ja bere me shenja Getit. Shume funny! Nese ndokush prej jush e ka ne video ma dergoni lol. Une u largova pa mbaruar ende se kenduari Geti,sepse nuk po duroja dot ta degjoja per te katerten here brenda nates /Mos me mungo o bejbi mos me harroooooo oooo/ Du me thene, kenga eshte super,por hajdeeeee a eshte koncert ky apo remixi lol.E per te ju pergjigjur pyetjes qe bera ne anuncimin e koncertit se kush do i kendoj fragmentet e vajzave ne kenget e Getit (ups!), Tingullit te 3nt desha te thoja;Pergjigja eshte: Xhaxhi cd player. Dj Blunt lujti ne gramafon lol Genten,Ciljeten dhe Elvanen. Kete here vlersimin do e japim me cigare dhe jo me yje…e di Geti pse lol.Pra pese cigare lol.

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: