Genta Mbizotëruesja E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Friday, 18 August 2006
Pas disa çmimeve të rrëmbyera këtë vit, midis tyre edhe atë në "Euro Video Grand-Prix" Genta rikthehet me një album të ri i cili mban titullin ...e gjetët "Posesiv" Çfarë kuptimi ka në shqip fjala posesiv? Njësoj si në anglisht? lol Po pyes se ku i dihet...më falni! Ok! Vajza duhet të ketë ndonjë problem me egon sepse titujt e albumeve i ka pak WoW! "Mos më shiko", "Më e fortë jam unë" dhe "Posesiv"?Albumi zor se do të jetë "Zotërues" siç premton, por është mirë mjaftueshëm për të sjellë disa hite në Shqipe këtë vit. "Me hare" është njëra prej tyre edhe pse Genta duhet të bëhet gati të presi një telefonatë nga Ricky Martin lol. Kënga "Posesiv" gjithashtu është ok edhe pse shumë e stërrpërpunuar. E preferuara ime në këtë album është "Fjalë me bisht" dhe unë mendoj se Genta duhet ti përkushtohet pop-folkut dhe mos të gaboj ti afrohet ritmeve rrok sinë këngën "Largohu" e cila është një dështim! Sorry! Balada "Shko" dhe "Të lutem" janë dy këngë të destinuara për tu shndërruar në hit.Ndërsa fansat kanë pritur duetin e premtuar me të dashurin e saj Milotin, ky duet nuk gjendet në "Posesiv", ndoshta në albumin e ardhshëm. E meqë ra fjala... Gazetës Express Genta i ka thënë se "Në albumin tim të parë kanë qenë dy këngë të përpunuara dhe një këngë e VJEDHUR, mirëpo kjo nuk do të ndodh më." Patjeter! E keni degjuar fillimin e kenges "Te lutem"? Hahahahha mesa duket nuk e ka dëgjuar atë shprehjen kjo "Një herë hajdut, tërë jetën hajdut!" Apo e shpika unë këtë? Sa i keq që jam!

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS
redona - sedi   | Identifikimi (ip)80.80.167.xxx | 2007-12-29 13:59:24
hehehehe genta osht e mir me pelqen e sa i perket kesaj qe lexova se di as vet genta kengon bukur ka kenge qe ka vidhur dhe ka kenge te mir shum hehe qe si ka vidhur e sa i perket keti albumit te ri e gjeta posesiv nuk edi as un qka osht kjo fjal posesiv

Emri:

Titulli:
Komenti: