Genta BUUUUUUUUUUU_het ne Nju Jork E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Saturday, 23 September 2006
ImageOK! U Zgjova une dhe ja ku e keni lajmin e premtuar.Eshte pak i gjate, por per "yllin" mundohemi ne pa problem.Dhe ju lutemi, merreni me shtruar me komentet. Dukej sikur asnje prej njohurve te mi nuk donte te vinte ne kete koncert.Fillimisht nje mikun tim e zuri gripi, me pas dy miq te tjere vendosen te shkonin ne nje ndeshje boksi, e me ne fund nje mikja ime me "dezertoi" ne momentin e fundit per nje darke familjare. Tek kaluam perpara klubit te nates "Roxy" ku do mbahej koncerti, rreth ores 12, rradha ishte e gjate dhe koncerti nuk kish filluar ende.Menduam se bashku me miken time te pinim diçka ne nje bar-restorant disa blloqe me tej, perpara se ajo te largohej per ne shtepi. Kur u ktheva 40 minuta me vone, kishte serisht rradhe dhe ende vinin njerez,ndersa dikush ishte duke argumentuar me bodigardet per nje çeshtje leternjoftimi. Diku nga 1:00 jam brenda, une dhe rreth 1000 shqiptare te tjere, por koncerti...ende nuk ka filluar. Gjithsesi duket sikur askush nuk do t'ja dije, per me teper te gjithe jane duke gezuar e mua me jepet pershtypja se ardhja e kengetareve eshte me teper nje arsye qe shqiptaret ne diaspore, gjejne per te festuar se bashku. Me ne fund Blero ngjitet ne skene.Ka po te njejten veshje qe e keni pare edhe ne koncerte te tjera. Xhinse, xhakete te zeze,floke bjond.Fillon te kendoj gjysem live/gjysem playback. Nje metode e perdorur ne Shqiperi, qe konsiston ne luajtjen e kengeve te kengetarit dhe kengetari kendon "mbi" kenget qe luhen ne cd. Blero ka ze te bukur, nuk ka nevoj te komentohet, mundohet te kerceje, komunikon me publikun, ne pergjithesi ai ben nje "show" te mire. Une jam fans i kengeve te Bleros, por nuk duket se pjesa me e madhe e publikut i njeh kenget.Ndoshta ka te beje dhe me faktin qe ne mbremje te tilla, publiku kryesisht kerkon valle, ndaj shpesh here kengetaret shqiptar te muzikes bashkohore e gjejne veten ngushte dhe detyrohen te kendojne kenge popullore. Po Blero nuk eshte "ylli" i kesaj mbremjeje.Genta Ismaili eshe ajo qe i ka mbledhur njerzit me seshumti. Pasi ka kenduar disa kenge, Blero falenderon dhe i kerkon publikut te duartrokase per te pritur Genten. Publiku duartroket...por s'ka Genta! Ne skene ngjitet Jetoni, organizuesi i mbremjes, i cili njofton se Genta nuk eshte bere akoma gati dhe nderkohe i flet Dj Bengjit per te luajtur pak muzike derisa Genta te behet gati. Eshte pikerisht ky momenti, kur te gjithe njerzit qe ishin ne sheshin e kercimit ne pritje te Gentes fillojne ne kor te bertasin BUUUUUUU! Nuk kam pare asnje kengetare shqiptare perballe nje situate te tille.Per me teper, DJ i cili ishte bere gati qe te luante Genta, ju desh te nderronte cd e Gentes (zere se po nderronte orkestren lol) per te vendos nje cd me kenge shqiptare dhe ne keto minuta ne nje prej klubeve me te medhenj te Nju Jorkut, ne te gjithe sallen degjohen BUUU BUUUU_te e shqiptareve te irrituar nga kjo vonese. Buuuuuuu_te ishin aq te forta saqe dhe Dj i nervozuar beri nje koment. Me erdhi keq, sepse Bengji duket cool, e po paguante per kapriçiot e kengetares. E dini çfare po mendoni. Eh Shqiptareeeeeeeetttttt! Nuk eshte aspak ashtu! Dyert e mbremjes u hapen ne ora 10:00 te mbremjes ora po shkonte dy, rreth tre ore e gjysem ne pritje e ne momentin kur kengetarja duhet te dale ne skene njoftohen se nuk eshte ende gati? Shyqyr Zotit ishin shqiptare se po te kish qene publik i huaj do i kishin hedhur gotat e pijeve. E kam pare te ndodhe dhe as mos u mundoni te me provoni te kunderten.Me ne fuuuuuuunnnnndddd! Doli Genta! Publiku vazhdonte ende me BUUUUUUUU kjo me mikrofonin ne dore thote "Faleminderit!" Sa kam qesh! Faleminderit per çfare? Per BUUUUUUU! Kjo di dhe anglisht nuk ka nevoj te ja perkthejne. Mbaj mend kur isha femije, kishim shkuar me familjen per te ndjekur nje koncert te Justina Aliaj. Nje prej kengetareve me te mira ne Shqiperi gjate periudhes se komunizmit e njekohesisht nje prej kengetareve me sensancionale e me cool, por qe u interrnua nga sistemi etj, pa hyre ne detaje, kur Justina doli ne skene publiku filloi te fishkellente. Ishin fishkellima pozitive, perkrahjeje nga ana e publikut, por Justina pasi i pershendeti, ju kerkoi qe te mos e fishkellenin me. Ajo i tregoi se fishkellimat jane ofenduese per nje kengetar dhe nese donin ta respektonin ne vend te fishkellimave ta duartrokisnin. Qe mos te zgjatem me tej, publiku i la fishkellimat dhe vetem duartrokiste. E them kete histori, per te bere nje krahasim midis nje prej "yjeve" te muzikes sone sot, me nje prej yjeve te muzikes sone dekada me pare. Atehere artistet edukonin publikun, sot artisti i thote faleminderit publikut per BUUUUU! Sa qesharake! Duhet te mendosh se me kaq ore "pergatitje" Genta do dilte ne skene e do na linte me goje hapur. Ajo u ngjit ne skene me sytjena me xixa dhe nje fund. E dashur! Nese emri yt nuk eshte Shakira, e as nena, as baba nuk jane prej Arabie, nje veshje e tille ne nje koncert per SHQIPTARET eshte...zgjidhje MESE e gabuar. Besoj se shume prej nesh do ishim gezuar me shume sikur ajo te ish shfaqur me kostumin tone popullor.Ne fund te fundit jemi mbledhur sot ketu se jemi shqiptar.Pastaj, mund te ma shpjegoj dikush se perse kishte vendosur floke shtese, te cilet mund ti dalloje qe nga fundi i diskos? Kjo eshte Genta? Sapo paguam 35$ per te pare...??? A e ka idene kjo kengetare se po kendon ne te njejten "skene" ku pak muaj me pare kendoi Madonna? Ka artiste qe te vrasin per te kenduar aty, ketyre ju jepet mundesia dhe...bllof! Po te keni qene vizitor te rregullt te faqes sone, ju e dini qe ne e kemi promovuar kengetaren,qe prej debutimit te saj edhe atehere kur sapo kish filluar te behej e njohur ne Kosove. Kenget e saja kane qene vazhdimisht ne toplistat tona, por per nje arsye apo tjetren ne kete koncert ajo la shume per te deshiruar. Kur publiku ben BUUUUU per vonesen, ti nuk mund te ngjitesh ne skene e te thuash Faleminderit, pa thene ende ME FALNI! Eshte rregull edukate, hap nje liber dhe lexo. Ashtu, porsi Blero dhe kengetarja kendon gjysem per gjysem=live/playback=kendim mbi cd e albumit Nga publiku degjohen "Duam kendim live". Nuk eshte se e kane gabim.Ne i kemi degjuar dhe albumet, i kemi pare edhe videot, duam te dime si kendon live!!! E nese Aurela Gaçe,Merita Halili,Parashqevi Simaku,Ardit Gjebrea,Eli Fara,Irma Libohova, vijne e japin koncerte live dhe tundin nje salle te tere, pa pasur parasysh qe jane edhe me te medhenj ne moshe...çka e pengon Genten? Si ajo si Blero ishin "NO SHOW"! Asgje e jashtezakonshme.Kendo bej disa levizje kendo...Bye! Genta ka disa momente te cilat i kam fiksim e me pelqejne shume, kur ne mes te kenges fillon kercen me gjithe shpirt, por kaq eshte e gjitha. E per me keq...te njejtat levizje ja kemi pare qe prej fillimit. Mos me keqkuptoni mua me pelqen ne pergjithesi, por shpirt! KJO ESHTE AMERIKAAAAA!!! Nuk di si jane standartet momentalisht ne Shqiperi, (duken STERRE!) por nuk mund te vish me pretendimin se je nje prej "yjeve te muzikes shqiptare" e te japesh nje prezantim te tille. Pfff! Ne shohim gjithçka amerikane ne Nju Jork, na sill diçka te re nga Shqipja! Nuk ka nevoj te ja them une Gentes kete, pasi mjaftonte te hidhte veshtrimin ne salle dhe mund te zgjidhte sa vajza qe te kishte deshire, te cilat jo vetem qe ishin veshur me bukur me me gusto e njekohesisht me seksi se ylli jone, por qe kercenin edhe me bukur. Nje komunikim shume i dobet, asnje lloj prezantimi i kengeve, duket sikur kjo mezi po pret t embaroj turnin e trete. E me e krahasu me Genten e "Posesiv"? Ku ku ku! Tjeter per tjeter! Do e kete pasur ventilatorin ne drejtim te kundert lol Pas rreth 25 minutash, Genta largohet, ne salle luhet muzike shqiptare te gjithe kercejne. Eshte nje atmosfere cool, ku si vajzat ashtu dhe djemte shqiptare jane veshur shume shume bukur (ne pergjithesi), kercejne, bejne qejf dhe...zihen me bodigardet. HAHHAHAHA! Jo per gje, por une kudo qe shkoj, i kam bodigardet permbrapa, gjithmone gerricem, ama ne kete mbremje...BAH! Ku te lini rradhe mo! Te lini rradhe shqipet! Te them te drejten (Nuk e besoj qe po e them kete) te gjithe fajin e kishin bodigardet. Tere kohes duke be si polica, kur ne te vertete jane...siç thone amerikanet "polic me qira" he he he. Biles ishte nje moment, kur nje shqiptar po zihej me nje nga bodigardet, ne te cilin u mblodhen edhe shume shqiptare te tjere dhe une po mendoja "me duket e zume faqen e pare te "N.Y Post" per neser". Shyqyr u zbraps bodigardi (OOOOOOH! SHQIPPPE ) se kush jepte llogari tek oficeri pastaj lol. Hey! Paska dale Blero serisht! Duket disi me i lodhur dhe po djersit. Ndoshta party i vertete eshte mbas skene e ne nuk e dime. Blero kendon disa kenge dhe shkon. Dj luan "Sexyback" nga Justin Timberlake dhe salla çmendet. Eshte ora 2:40 e Genta nuk duket ne horizont. Kjo s'paska ardh me kendu thashe me vete, paska ardh me pa dhomat e "Roxy".Boll e prita ma! Po shkoj mendova. I love N.Y! Ora tre dhe avenyte plote me njerez, qe prej 18 e deri ne 56 rruge, ku jam i ftuar ne nje tjeter party.Hey! S'ka shkuar ora 6 akoma apo jo? ps. Se harrova per pak! Ishte e forte kur Blero doli te kendoje "Pa pritur" dhe tha RREGATOOOON.HA! Nuk e din ky, qe me ja thene nje shqiptari prej Bronxi ate fjale te vret se i ka ardh ne maj te hundes duke e degjar 24 ore rrugeve lol

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS
redona - je e mir   | Identifikimi (ip)80.80.167.xxx | 2007-12-29 13:49:33
tung genta te pershendes shum jam adhuruse e jotja me pelqen shum je shume mir
adelina - hej   | Identifikimi (ip)80.80.167.xxx | 2007-12-29 13:50:20
eii genta je shume mir shpresj qe ne vitin tjeter do te kesh sukses edhe me shum a t dua hehe
brendoni - oo e mir je   | Identifikimi (ip)80.80.167.xxx | 2007-12-29 13:50:42
hej genta je e mir edhe pak e lazdruar
gjeladini - hej o zot   | Identifikimi (ip)80.80.167.xxx | 2007-12-29 13:51:24
o genta je shume mir valla shum em pelqen jo ma shum se A.......
rina - genta   | Identifikimi (ip)80.80.167.xxx | 2007-12-29 13:52:34
hej valla shum e mir je me pelqej kenget e tua shum

Emri:

Titulli:
Komenti: