Sirius Satellite Radio Inc.
Eva Pepaj - Nje Shkodrane ne Amerike E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Monday, 11 December 2006
Eva Pepaj

Eva Pepaj, eshte nje prej atyre vajzave te talentuara, te cilat mund ti kesh hasur ne faqet e revistave apo ne reklamat e dyqaneve, mund te kesh ngelur i magjepsur me bukurine e tyre, por nuk te ka shkuar mendja aspak se ajo mund te jete edhe bashkatdhetarja jote.Kjo per faktin, se ashtu si edhe shume talente te tjere shqiptare ne mbare boten,Eva ka preferuar te jete mjaft modeste me suksesin e saj, i cili duke pasur parasysh rrethanat dhe arritjet e vazhdueshme te Eves mund te jete gjithcka, por jo modest.Kjo interviste eshte nje prej me te preferuarave per mua.Shpesh here, nuk eshte e rendesishme cfare thuhet, por sesi thuhet.E si cdo gazetar tjeter mund te ju tregoj; Nuk ka personazh me interesant, sesa nje person i suksesshem me kembe ne toke.Per here te pare ne Albaniac ju prezantojme Even,duke shpresuar te degjojme me shpesh prej saj ne te ardhmen.

 

ImageELBINO: Ku jeni ne keto momente dhe per cfare jeni duke punuar?

EVA: Jam ne nje sesion fotografik per fushaten publicitare te C&A ne Hollywood te Kalifornise.

Nuk po me besohet qe ju jeni modelja e reklames se “Trucco“ te firmes Sebastian!Me pelqen shume ai poster-reklame!Per te mos folur pastaj,qe per nje periudhe te gjate ka qene i vendosur kudo.Si u zgjodhet per kete prezantim?

Te qenit pjestare e agjensise te modeleve “Nous”, nje prej pese agjensive me te mira te modelimit ne hollivud, e cila ka kliente te tille si Paris Hilton,Alissa Miller,Kimberly Stewart,Tyson Beckford etj, me ndihmoi per te siguruar kete pune.Agjensia me perzgjodhi per te shkuar ne prova.Atje,konkurova midis shume vajzave,prej agjensive te tjera dhe me ne fund u zgjodha per kete reklame.

Cdo vajze enderron te behet modele,por per ju kjo enderr eshte bere realiet. A ju shijon puna ne industrine e modes? A eshte te qenit modele aq qejf sa duket?

Personalisht me pelqen shume puna si modele, sepse me pelqejne sfidat qe sjell cdo eksperience e re.Megjithate nuk eshte gjithmone aq qejf sa duket. Te duhet te pozosh e fotografohesh per ore te tera, ne vendet me te cuditshme. Ne nje prej sesioneve fotografike me te fundit per nje reviste gjermane, shkuam per te fotografuar ne shkretetire ne nje temperature 90+ ( 32+ celcius) per 12 ore.Ne gjithe ate te nxehte, me duhej te vishja nje pallto, por njekohesisht te shfaqesha e fresket,e lumtur dhe aspak e lodhur apo ne vape.

Kur keni filluar te merreni me modelim dhe si arritet te siguronit punen e pare?

Modelimin e kam filluar ne Micigan ne moshen 17 vjecare, kur nenshkrova nje kontrate me agjensine “Talent Shop”. Menjehere, fitova edhe punen time te pare si modelja per fushaten publicitare te “Cure for Cancer”. Gjithashtu mora pjese edhe ne reklamen e “Minute Maid”.Ajo cka I dha hov karrieres sime, ishte konkursi “International Model Talent Association”, ku fitova titullin e shoqerueses se pare midis 3000 vajzave, si edhe tituj e “Best Jeans”,”Best Runway Walk”,”Best Make-Up” dhe “Best Body”.Te nesermen pata 40 telefonata nga agjensite kryesore dhe mu ofruan 150.000 dollare per nje kontrate me “Cover Girl”, qe fatkeqsisht mu desh ta refuzoja,pasi nuk mundesha te shkoja e vetme ne Kaliforni,duke qene se isha ende ne moshe te vogel.

A jeni kthyer ne Shqiperi (Shkoder) qe prej largimit me 1997?

Jo, nuk jam kthyer, por vertet pres me padurim te shkoj ne Shkoder. Me mungon shume vendi ku jam rritur,vecanerisht e vetmja teze qe kam, e cila jeton atje, si edhe miqte e femijrise.

Nese nuk do ishit shperngulur ne Amerike, mendoni se dhe ne Shqiperi do kishit vazhduar me modelim?

Sigurisht! Mendoj, pavarsisht se ku do kisha jetuar,modelimi do te kishte qene nje pjese e rendesishme e jetes sime. Gjithashtu mendoj, se nuk ka rendesi se ku jeton, por ajo cka eshte e rendesishme,eshte sesi i perdor eksperiencat personale qe ke jetuar.

Gjithashtu, eshte edhe nje tjeter modele me origjine shqiptare shume e njohur ne Sh.B.A. Ajo quhet Emina (Cunmulaj).Keni degjuar per te?

Po kam degjuar dhe jam krenare qe nje shqiptare po ben emer ne industrine e modes.I uroj asaj gjithe te mirat!

Keni marre ndonje lajm nga “Victoria’s Secret” ;) Dua te them; Ju keni bere disa reklama per “lingerie” dhe cdo modele enderron te perzgjidhet per “The Victoria Secret Fashion Show”…

Po, do doja shume te merrja pjese si modele ne “The Victoria Secret Fashion Show”,por besoj qe do te ndodhe kur te jete momenti i duhur. Cka ata kerkojne per shfaqjen e tyre, eshte dikush qe ka punuar prej vitesh per ta. Le te shikojme cdo te sjelle e ardhmja.

Cili eshte stilisti juaj i preferuar?

Mund te them se per momentin, stilisti im i preferuar eshte Santino, i cili u rendit i dyti ne programin “Project Runway” te Bravo TV(Nje program shume I njohur ne SH.B.A ku stiliste te panjohur konkurojne midis tyre.Ideuar dhe prezantuar nga modelja e njohur Heidi Klum). Une nepermjet Bravo TV pata rastin te punoj me Santino dhe me pelqen shume stili I tij I vecante.Ai eshte hip, trendi dhe klasi ne te njejten kohe.Pak a shume si edhe karakteri im : )

Duke hedhur veshtrimin ne te ardhmen.

Cfare projektesh keni? Do te vazhdoni me modelimin apo do te perqendroheni me seriozisht ne aktrim?

Per momentin, modelimi eshte pasioni im paresor.Jam duke shqyrtuar per kontrata me agjensi ne shtetet e tjera si Nju Jorku apo Majami e se shpejti edhe ne Evrope. Tani per tani, jam duke shkuar ne disa klasa per mesime aktrimi e nese me vjen oferta e duhur apo dikush te me zbuloj, atehere do jete edhe koha kur une do tregohem me serioze ne lidhje me aktrimin.Per te zbuluar (si aktore) eshte shume e rendesishme te jesh ne kohen e duhur ne vendin e duhur.


Ps.Per me teper vizitoni:
www.EvaPepaj.com

Intervistoi:
Elbino © Albaniac 12/2006