Elvana Gjata:Kengetarja me seksi ne Shqipe ‘08 E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Thursday, 06 March 2008

elvana_lg.jpg

Me shume foto tek galeria.albaniac.com

Une do doja te ju kujtoja pak se kur dhe perse lindi kjo ankete.Vite me pare,ne media filloi te kritikohej imazhi seksi i kengetareve tona,duke i justifikuar kritikat me faktin se keto kengetare nuk ishin serioze.Brenda nates bukuria u shnderrua ne mallkim,por ne vendosem ti mbeshtesnim keto vajza te bukura jo vetem per inat te ketyre “artisteve serioze”, qe mundohen te justifikojne deshtimet e tyre duke i vene fajin gjithkujt, por dhe sepse te gjithe e dine,pa vajza te bukura koncertet,revistat e videot jane sa te merzitshme.Ky eshte viti i katert qe ne organizojme kete ankete.Dy vitet e para ajo u fitua nga Adelina Ismaili,gje qe na beri te vendosim nje rregull te ri ku, kengetarja e shpallur nje here fituese nuk do vendoset me ne konkurim pasi nuk do kishte kuptim s’po mendoni? Vjet ju votuat si kengetaren me seksi Zanfina Ismailin ndersa kete vit,pas rreth 2000 votimesh ne nje muaj ju shpallet si “Kengetaren me seksi ne Shqipe ‘08” Elvana Gjaten. Per ju sot sjellim nje interviste me kengetaren si dhe nje sesion fotografik,i cili publikohet i plote per here te pare ne web.

Elbino: Elvana pershendetje!Ku jeni ne keto momente dhe cfare jeni duke bere?

Jam ne dhomen time te vogel ,me njeren dore po perkedhel macen time ,kurse me tjetren po shkruaj : )

Ardit Gjebrea e cilesoi albumin tuaj debutues si me te shiturin e vitit 2007.E prisnit nje sukses kaq te madh ne nje kohe kaq te shkurter?

Ne fakt bashke me Florin kemi punuar shume,per nje kohe te gjate dhe me shume dashuri dhe prisja qe publiku ta perkrahte, por nje sukses te till te menjehershem nuk e mendoja,dhe kjo me ben shum te lumtur dhe mirenjohese te gjithe publikut artdashes.

Tani,ne Albaniac ju kane vlersuar dhe pamjen duke ju cilesuar si kengetarja me seksi ne muziken shqipe.Si ju duket ky kompliment i lexuesve tane?

Natyrisht qe cdo femer qe do merrte nje kompliment per sensualitetin e saj do ndihej mir ,gjithashtu dhe une ,por nuk dua qe imazhi im si kengetare te mbetej ne keto kufij apo te personifikohej me kete gje...

Ju keni bere disa bashkepunime te suksesshme dhe nuk di pse po mendoja qe nje duet me Genta Ismailin,do ishte superhot!Mendoni se mund te ndodh ne projektet e ardheshme?

Nuk e di,Gentet un e vleresoj shum si artiste por per projektet e mia kujdeset Flori keshtu qe duhet ta di ai me mire.

Keni filluar pergatitjet e albumit te ri?

Une me Florin nuk mund te rrime pa punuar,keshtu qe ne po punojme per kenge te reja qe si per pasoj sjell nje album te ri : )

Vazhdimisht keni eksperimentuar nga pop_i ne dance,pop folk,balada e se fundmi r'n'b...ne projektet e ardheshme do vazhdoni ne te njejten menyre apo do ti qendroni me besnike r'n'b qe faktikisht ju solli dhe suksesin me te madh?

Ne fakt muziken r‘n’b e kam dashur gjithmon dhe kam shum kohe qe doja te shfaqesha me kete stil muzikor ,mbase ky ishte momenti i duhur.Padyshim qe do vazhdoj me te njejten menyre, por kjo nuk do te thote qe mos te eksperimentoj ne rryma te tjera.

Ju keni deklaruar ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" se i keni dhene fund bashkepunimit me Getoarin.Nderkohe...dy prej hiteve tuaja me te suksesshme jane bashkepunime me Getoarin.Vertet "jo me kenge me Getin" ne te ardhmen?

Ne fakt kam thene qe momentalisht nuk mendoj te bashkepunoj me me Getin,mbase ne te ardhmen.”Mames” eshte krijim i Getoarit por bashkpunimi per te dyja kenget ka qene midis meje ,Florit dhe Getoarit,keshtu qe suksesin e ndajme te tre.Padiskutim qe i jam mirnjohese Getoarit per profesionalizmin qe ka treguar ai ne kete bashkepunim dhe kontributin e tij ne albumin tim.

A jeni ju nje prej kengetareve me te paguara ne Shqipe? Keshtu flitet midis menaxhereve te koncerteve muzikore...

Cfar rendesie ka kjo…E rendesishme eshte qe publiku me pret gjithmone ngrohte dhe kjo eshte pagesa me e madhe per nje artist.

Tek "Kenga magjike" per nje moment u duk sikur ju do ishit fituesja e cmimit te pare. C'po mendonit ne ato momente? C'do kishte ndodhur po te kishit fituar juve?

Ne fakt une nuk doja cmimin e pare,Aurela e meritonte!Cmimi me i madh qe mund te merrja nga ai festival ishte qe publiku te ndjente kengen time ashtu sic e ndjej une dhe kete cmim une e kam fituar..

Na shuani nje kuriozitet...Ku jeton dashuria e Elvanes?

Thelle ne zemren time..

Shumica e artisteve thone qe cmimet nuk kane rendesi,por pastaj nuk e fshehin dot merzitjen.Sinqerisht!Kush eshte “ndryshimi” nga fitimi i cmimit te pare dhe cmimit te trete?

Eshte thjeshte ndryshim numri,ta siguroj qe me mua ndodhi ajo cka thashe pak me lart.

Perpara se te beheshit e njohur,ju keni marre pjese ne shume festivale e konkurse muzikore ku dhe nuk ju kane vlersuar me cmime...hmmm...Po fillojme te mendojme se jo gjithmone juria ka te drejte?

Jo s’ka te bej kjo, por mendoj qe rasti i vetem qe nuk jam vlersur me cmim nga juria eshte se kam qene shum e vogel,mbase kane pasur te drejte duhet te rritesha pak : )

Do publikoni ndonje video te re se shpejti? Keni pas te planifikuar videon e kenges "Vetem ty te kam", a eshte caktuar ndonje date per premiere?

Shum shpejt do realizoj dhe nje klip te ri nje kenge te krijuar nga Flori qe s’eshte ne album.Kam dashur shume te bej nje klip per "Vetem ty te kam ", por ajo u be hit dhe keshtu s’kishte me nevoj per klip.

Dhe ne fund.Une e di qe nje dite pas Shen Valentinit do jeni ne Belgjike,por per Shen valentin ku dhe me ke do jeni?

Di qe do jem ne Shqiperi me njerzit qe dua me shum ne bote,por te siguroj qe festen e Shen Valetinit nuk e festoj.Kam pershtypjen qe te dashuruarit feste kane cdo dite.Gjithsesi ju uroj festen te gjithe shqipetareve kudo qe jane sepse jemi kombi me zemren me te madhe.
 

Pergatiti:

Elbino©Albaniac 03/2008