Elsa Lila fiton “Festivalin e Kenges ne RTVSH” E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Monday, 17 December 2007
 Eh jo me te vertete, por seriozisht ky festival ishte Elsa Elsa dhe akoma me shume Elsa.Aq u ngopa me Elsen brenda nje nate sa nuk dua ta shoh me per nje vit. Dhe ne momentin final kur do jepte cmimin.. ajo nuk harroi ti kujtonte shikuesve se "Me kujton pak veten time" pffff Elsa prezantoi,Elsa kendoi,Elsa beri gafa,Elsa i korrigjoi,Elsa pothuajse e “hoqi” nga skena Pirro Cakon,Elsa mbajti zi,Elsa perktheu nga italishtja,Elsa perktheu nga anglishtja,Elsa qeshi fallco 101 here,Elsa na tregoi per kompjuterat ,Elsa na tregoi per difektet teknike te prezantimit LIVE ….UFAAAAAAAA AAAA AAAAAAAAAAA AAAAAAAAA AAAAAAA AAAAAAAAAA! Tek u ngjit ne skene fillimisht me pelqeu gjithcka tek kengetarja-prezantuese.Me pelqeu pamja,me pelqeu fustani (pa ate tylin poshte) me pelqeu e folura,me pelqeu menyra e prezantimit ne skene…pastaj…nuk di c’ndodhi.Cifti i prezantuesve Lila-Cako, nga mezi i festivalit u shnderrua ne Elsa Ela dhe akoma me shume Elsa. I shkreti Pirro! Si njeri prej te pakteve meshkuj xhentil te skenes sone, me shume mirsjellje e la Elsen ne vrullin e saj alla “Une jam diva kjo eshte skena ime lol” dhe diku nga fundi nese keni qene te vemendshem a i i tha kengetares qe ta prezantoj ajo ckado qe po prezantonte dhe iku. Hhahaahahha sa kam qesh! Elsa eshte kengetare super e mund te kishte qene nje prezantuese super gjithashtu,por fatkeqesisht duket se askush nuk i ka ndejtur prane ta keshilloj se c’duhej te bente.Normal! Ajo i di te gjitha! Pas shume provave dhe prezantimit te dy neteve seleksionuese drejtuesit ende nuk kishin fiksuar dy-tre fjali ne mendje,po me lexonin nga ato kartonat skandaloze! Te ishin druvare hajde me,por jane artiste dhe minimumi qe mund te bejne eshte te mbajne mend emrat e artisteve te tjere.Biles harruan ti linin fjalen dhe fitueses se cmimit te trete por kaluan direkt tek i dyti.Pirro Cako…sinqerisht Pirron e kam qejf.Nje artist shume i mire dhe ne dukje njeri shume i kulturuar, por ai nuk ishte per te prezantuar kete festival,te pakten jo perkrah Elses e cila dukej qarte qe po e bezdiste.Nje moment vertet i pakendshem per te ishte “biseda” me nje prej anetareve te jurise i cili kur u pyet nga Pirro per te rinjte dhe kinematografine ju pergjigj se kish ardhur aty te fliste per muziken, ne nje menyre qe la me goje hapur te gjithe ata qe po e ndiqnin e jo vetem Pirron.Sigurisht ai u mundua te justifikohej me vone per ate pergjigje…por ishte nje nga ato momente ku justifikimet nuk kane vend.

Festivali ishte skandal! Te gjitha kenget ishin dobet! Teknika rremuje! Per te 100000001 here degjuam dhe nje tjeter prezantuese te na kujtonte se ne transmetimet e drejtperdrejta ndodhin difekte teknike.JO E DASHUR JO NE TE GJITHA! Vetem ne ato te RTVSH! Kupton? Tu fik mikrofoni nje here,eshte difekt,tu fik mikrofoni 20 here eshte katastrofe!

LIVE

Te gjithe interpretuan live? Sinqerisht? Pyes sepse kur kendoi nje kengetar te cilin e shoqeronin dy femije, ata i binin mandolinave a cka instrumentash ishin (erresire nuk merrej vesh) pa mikrofon e qejf per qejf.Apo kenga e Kozma Dushit qe kishte ritem kitareje ndersa orkestra ketej 10 veta i binin violines e nja dy trompave.WOW! Po kengetaret duhet te kene interpretuar live,sepse disa prej kengetareve stonuan shume mire.

Skenografia

Ardit Gjebrea ne linjen e dyte! PO KERKON PISTEN E XHAMTE QE JA KENI MARRE “KENGES MAGJIKE”. Skenografia u ku kuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu! Gjeja e pare qe me erdhi nder mendje ishte pista e burgut te Spacit zbukuruar me drita.Kudo erresire…por te pakten erresira shpjegohet me “proteste per dritat”.I vetmi moment ku skenografia dukej mire,ishte kur e shfaqnin prej se largu….shume prej se largu.Po mendoj ata te rradhes se fundit qenkan kenaq!Presidenti dhe Kryetarja e parlamentit ishin ne salle…Cfare benin ata aty? Vetem ne Shqiperi sheh koken e shtetit ne festival.Une kam kaq vjet jashte dhe nuk kam pare ndonje politikan ne “Grammy Awards” apo “Oscars” me ardh me pa per qejf.Perse? SEPSE KANE PUNE PER TE BERRRRRRRR RRRRRRREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!!! Populli digjet…e keta krifen. Mire une se e kam per profesion e bej si bej e shikoj festivalin duke pire nje pakete cigare,tre kafe,dy aspirina dhe gjysem kile akullore,po keta si e shtyjne?

Kenget…pervec asaj te Samanta Karavelles, asgje tjeter ne festival nuk ishte per tu degjuar.Jo me kot dhe juria zgjodhi tja jap cmimin kompozitorit te kenges dhe jo kengetares.Adi Hila dhe Pandi Laco dergojne Shqiperine serisht ne Eurosong duke shenuar nje rekord. Jo se kenga e Samantes ishte ndonje gje e jashtezakonshme,por menyra sesi u kendua e bente ate me te kendshme.Ajo eshte nje kengetare shume premtuese.Gjithashtu Mira Konci-Redon Makashi dhe Mariza Ikonomi kishin kenge ok por asgje te vecante.
JURIA

Do zgjatem pak gjate tek juria sepse e meritojne.Se pari; A mundet te me shpjegoj dikush SESI perfundoi Alban Skenderaj ne jurine e ketij festivali? A nuk humbi ai vjet? Une e kuptoj qe Rudina Magjistari hyri ne juri,sepse promovon emisionin e ri ne TVSH i cili nga reklama qe i pame duket shume cool…PER VITET ’90, po Albani per cfare? Apo qe te rikthehet serisht vitin e ardhshem me nje cmim te garantuar? Oh harrroooovaaaa! Albani kish ardhur te “testonte” intrigat per te cilat akuzohet aq shume ky festival.E paska lexuar Albaniac domethene…hmmm.Jo intriga Alban,jo intriga, sepse nuk eshte shqip,maskaralliqe eshte me shqip fjala kupton? Une gjithmone ju them lexuesve te mi, qe nuk kam arsye te genjej dhe kurre nuk i kam genjyer,gjithashtu nuk ofendoj askend por gjithmone kritikoj, qe ne te ardhmen gjerat te jene me mire. Nuk kishte “intriga” ne Festival? Hmmm…po perse iku Blero? Po Alberi Hadergjonaj perse iku? Harroji keta qe iken,po DORUNTINA DISHA DHE FLAKA KRELANI si,qysh,tek hyne ne konkurim papritur?Nuk ju mjaftojne keto? Perse askush nuk e vuri re se Gjergj Xhuvani harroi te jepte vlersimin me 8 pike? Po ne tabelen e renditjes finale,perse ne fund te tabeles shkruhej ALBAN SKENDERAJ dhe jo rezultati final?Si ka mundesi qe Albani ishte i vetmi qe i dha piken maksimale miqve te "Kthjellu"?Si ka mundesi qe fitorja e sigurte e Flakes dhe Doruntines u PRISH papritmazi nga Albani i cili nuk i dha ASNJE pike,ashtu sic u prish dhe renditja e Mires/Redonit dhe Manjola Nallbanit nga mosdhenia asnje pike prej Albanit (nderkohe qe te gjithe juria i vlersoi).E di cfare mendoj une? Une mendoj qe nje anetar jurie i vitit 2007 qe nuk arrin te lexoj dot votat qe ka dhene vete, dhe ne duar perpelit (sic tha Elsa DIVA) ca zhgarravina e nuk ka as tavoline ku te mbeshtetet apo kur e prezantojne tek telespektatori eshte duke u marre me celularin…AI NUK DUHET TE BEJ TE ZGJUARIN!Ketu ne kinema nuk lejohet celulari ndezur,shoku anetar i jurise e mban gjate gjykimit!!!Nuk po them qe Albani ka bere abuzime,por pikerisht difekte te tilla krijojne ato "intrigat". OK? E gjithe kjo ceshtja e cmimeve nuk eshte faji i gazetareve por i organizatoreve.Shqiperia eshte e vogel e Tirana ende me e vogel…kuptoni? Tirana nuk eshte Las Vegas,ku cka ndodh aty, ngelet aty,Tirana eshte CNN, cka behet aty e marrin vesh te gjithe.Kapakun kesaj gjullurdie ja vuri vete fituesja e cila kur mori cmimin fjalet e para qe tha ishin “AKOMA NUK ARRIJ TA BESOJ!” Sigurisht...ku ta besonte e shkreta!

VESHJET

A kane pasur ulje veshjet e zeza ne dyqane qe ishin veshur te gjithe me te zeza? E dini? Ka dhe ngjyra te tjera! Provojini ndoshta ju shkojne.Ata ndoshta nuk kishin kenge te mira por per tu veshur ne pergjithesi te gjithe ishin veshur mire…cuditerisht dhe meshkujt lol. Kudos Kozma Dushit qe pas Pirro Cakos ishte veshur me cool. Nga femrat, Jonida,Mariza dhe Elsa (te dyja minus ate tylin)

Konkluzioni

Ky festival ka me shume se gjysme shekulli qe mbahet.Ka me shume se eksperiencen e nevojshme per tu organizuar ashtu sic duhet.Ju kujtoj qe te gjithe shqiptaret paguajne taksa per kete festival. Ajo Tvsh ne fund te cdo cmimi eh? Organizatoret i detyrohen shikuesit,i detyrohen yjeve qe ka zbuluar ky festival,i detyrohen muzikes shqiptare,i detyrohen prezantimit tone ne bote,qe ne te ardhmen te jene me cilesore.Sa per mua…eshte thjesht i njejti lajm i trishtueshem nga viti ne vit.

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS
Marini   | Identifikimi (ip)161.51.11.xxx | 2007-12-18 22:56:27
Festivali nuk ishte organizuar mire, mirpo kishte gjerat e veta pozitive. Kishte plot kenge te bukura, te cilat kur i degjoje per te dyten here te pelqenin dhe te jepnin deshiren ti degjoje perseri. S'do ndalesha vetem tek Samanta per interpretim te mire, por do vazhdoja me Julianen, Teuten, Marizen, Flaken, Eneiden etj. Dhe ne festivale te tjera me prestigjoze, sic eshte ai i eurovizionit mezi gjen interpretime kaq profesionale.
Elsa Liles ju desh ta nxirrte jashte lojes Pirro Cakon qe po prezantonte si Arushi qe kishte humbur babane!
Shqiptaret si gjthmone ne zhgenjejne pasi nuk kane respekt per asgje dhe per asnjeri. Alban Skenderaj eshte nje nga kantautoret e rinj me te sukseshem te momentit, krijon muzike cilesore dhe e kendon ate, eshte plotesisht i afte te jape nje mendim profesional. Eshte fare e padrejte te luftohet, sic po bene ju me pa te drejte Albino, vetem sepse dha mendimin e tij. Une, nje spektator anonim i festivalit, isha plotesisht dakort me vleresimin e albanit. Kenga e dyte pervec ritmit dhe vokalit te mire te Flakes skishte asgje mbreselenese. Ndersa kenga fituese kisthe nje melodi te spikatur qe vokali i ngrohte dhe i fuqishem i oltes e vinte me shume n...
kea - festivali ne teresi nuk eshte     | Identifikimi (ip)217.24.249.xxx | 2007-12-19 00:14:18
pershendetje..!!!!!!!!!!!
kea     | Identifikimi (ip)217.24.249.xxx | 2007-12-19 00:27:12
pershendetje
festivali ne teresi nuk ishte gje... por kishte edhe raste kur mund te them se me pelqeu... te pakten biseda qe u be me TINKA KURTIN!
budalliku me i madh i festivalit ishte juria"e papame" dhe gjeja me ordinere ishte zonja e vetme e juris RUDINA e cila i jep 1 pike PRODUKT 28!Te cilet kishin te vetmen kenge qe i kushtohej dhunes ndaj gruas dhe RUDINA eheheh.....
nuk them se ishte per eurovizion por asaj si takonte ai votim!!nejse do te thoja edhe dicka tjeter te gjithe kemi pare qe ne eurovizion do shum paraqitje skenike do kenge te fuqishme shum rritem por ne ..... tek festivali yn nuk pam asnje as greta koci qe u perfol shum... vertet kenget balad jan... te mira po ne gjithmon e me poshte perse aurela, e shum te tjere nuk moren pjese ...... pasi TVSH ka ik per lesh!!!
e vetmja gje qe kishin bere ishte qe skishin lene kengetare pa futur ne festival e perse per te thene qe "SHIKO SE NE JEMI PRAP ME TE MIRET.... DHE TE GJITH KENGETARET JAN RIKTHYER PRAP TEK NE BOOOO........... mjaft me pali kuke hapi rrugen vitin tjeter noj regjizore te ri..........
Kolo - sejcili ka shijet e tij   | Identifikimi (ip)77.242.24.xxx | 2007-12-19 00:28:21
e di si eshte puna?? Une s'jam dakrd fare me kengen fituese, por kjo sdo te thote qe jam dakord qe festivalin ta fitonte Flaka. Perse. Nuk jam dakord per fituesen pasi per mua ne Eurosong nuk te perfaqesojne lotet, por zeri i mire dhe kenga e mire.Nuk mendoj se dyshja Hila - Laco e meritojne te shkojne me ne skenen europiane.E paten 2 here te tjera ate mundesi dhe na TURPERUUUUUAN.Boll me me ti ti ta. Nuk jam dakord as me kengen e cmimit te dyte pasi eshte jashte cdo etike qe drejtori artistik i festivalit te jete dhe konkurent.Nese deshironte te merrte pjese ne aktivitet,te mos pranonte rolin e dr artistik. Per mua ky festival ishte shuuume i dobet artistikisht.Sdq jam i mendimit qe dikush tjeter duhej te ishte fitues. Jonida ose Mariza e meritonin te fitonin. Ky festival perfundimisht e humbi besueshmerine dhe kengetaret me emer.
Adonis - Bravoooooooooo Elsa   | Identifikimi (ip)217.36.104.xxx | 2007-12-19 01:41:56
Mbi te gjitha cka me pelqeu kete vit nga festivali ishte prezantimi I Elsa liles Bravoooooooooooooo per here te pare ishte nje femer qe e mbajti barren e prezantimit. Me vjen keq per komentet qe jane bere ndaj saj e cudicme qe te njeten gje nuk thuhet per Adi krasten kur prekrah tij mban dy prezantuse qe jane thjesht si kukulla qe nuk dite te lidhin dy fjale.

Sa per korrupsjonin ne festival eshte qesharake si ide. Le te jemi te sinqerte me veten cfar mund te fitoj nje kengetare qe merr pjese ne Eurosong, nje eveniment I tille konsiderohet si gallate/komedi nga ana e shteteve perendimore. Vetem shtete si puna jone e marrin serjozisht nje prezantim/pjesmarrje te tille. Per vete nuk mbaj mend ndonje kengetare te jete bere I famshem prej pjesmarrjes ne eurosong. Kengetaret shqiptare jane te pasigurte ne vetevete prandaj ne cdo konkurim qe marrin pjese bertasin korrupsjon cmimi I pare u shit etj etj sa gallate. Te ishin kaq te talentuar keto do kishin kontrata me record company boterore si Sony BMG sic ka Parashqevi Simaku apo Elsa Lila
Albi - TVSH???????????   | Identifikimi (ip)217.24.244.xxx | 2007-12-19 03:42:58
Tvsh qe ne paguajme nuk eshte taske per Televizionin Shqiptar. poer eshte Takse mbi Vleren e Shtuar. Pervecese te shikosh gjithe diten televizor dhe te rrish ne Internet edhe lexo ndonjehere ndonja Liber!
CIAO
ALbaniac - Oh vertet!     | Identifikimi (ip)71.235.206.xxx | 2007-12-19 15:04:30
Ajo eshte shkruar ironikisht,megjithate i dashur, mund te me thuash se nga kush mbeshtetet financiarisht RTVSH? Nga shteti!Dhe shteti leket i merr nga? Tamam ajo + TVSH! E dicka tjeter,nese do te kritikosh mos kritiko duke perdorur shprehjet e mia
Mentori nga Kosova - Nje votim i cuditshem!   | Identifikimi (ip)86.11.102.xxx | 2007-12-19 03:59:35
Jo se duhej patjeter qe kenga "Jeta kerkon dashuri" te vleresohej me 12 pike nga Gjergj Xhuvani dhe Alban Skenderaj, por bie ne sy vleresimi me pika ZERO per kete kenge. Nuk e besoj se eshte koincidence! Me gjithe respektin rezultati final u manipulua! Mua me pelqejne te dyja kenget e para, por me duket se ne princip, i eshte bere nje padrejtesi kenges se Edmond Zhulalit. Do te ishte me mire sikur juria te votonte ne te njejten kohe dhe pastaj te diskutohet se kush i dha kujt sa vota. Perndryshe, derisa ata te paret votonin, Xhuvani dhe Albani benin kalkulimet atje ne fund. Nje imazh aspak i deshirueshem!

Gjergj Xhuvani "harroi" te anoncoi voten e tij me 8 pike dhe nje "harrese" e tij, me dashje apo pa dashje, influencoi rezultatin final. Sa paradoksale! Kjo nuk do te duhej te lejohet ne nje festival te llojit te ketille. Dikush do te duhej te intervenonte aty ne vend para se te shkohej para. Dhe ende me sa di, nuk morem ndonje pergjigje se kujt ia dedikoi ate vote Xhuvani ndersa gazetaret si duket nuk ia shtruan kete pyetje ende atij.

Sa i perket prezentimit te festivalit, mendoj se ne kushtet qe ata vepronin, Pirro dhe Elsa kane kryer detyren me suks...
Mentori nga Kosova - Prezentimi - vazhdim se ma cop   | Identifikimi (ip)86.11.102.xxx | 2007-12-19 04:02:21
Sa i perket prezentimit te festivalit, mendoj se ne kushtet qe ata vepronin, Pirro dhe Elsa kane kryer detyren me sukses. Nuk mendoj se Elsa e hodhi jashte loje Pirron. Ne te vertete, Pirro me qendrimin e tij me te permbajtur, e vente ne balance temperamentin egocentrik te Elses (asgje te keqe por ndonjehere nuk duhet harruar se per cka jemi aty). Elsa ka kualitete te shumta dhe mendoj se ka nje te ardhme te ndritshme ne fushen e prezantimit televiziv. Ajo me te vertete dha nje show te vertete. Por, duhet te punoj me shume ne "qeshjet artificiale" dhe grimasat e tepruara qe shpesh here te bien ne sy si "te teperta". Ne disa momente, kerkohet te jesh me i thjeshte dhe te avancosh spektaklin pa quar pluhur teper. Per kete arsye edhe Pirro me pelqeu ne shume raste se dinte te jete me i thjeshte ne momente te caktuara dhe e lejonte spektaklin te rrjedhe ne kursin e vet te natyrshem pa humbur kohe. Elsa me gjithe ate energjine qe ka, hap mundesine e nje "Elsa Lila Show" ne te ardhmen ku cdo gje do te ishte e lejueshme per Elsen te tregoj gjithe kapacitetin e saj qe ne momente te caktuara dukej se nuk mund ta kontrollonte as ajo vete.

I deshiroj Oltes suksese n...
Mentori nga Kosova - vazhdim!   | Identifikimi (ip)86.11.102.xxx | 2007-12-19 04:03:33
Elsa me gjithe ate energjine qe ka, hap mundesine e nje "Elsa Lila Show" ne te ardhmen ku cdo gje do te ishte e lejueshme per Elsen te tregoj gjithe kapacitetin e saj qe ne momente te caktuara dukej se nuk mund ta kontrollonte as ajo vete.

I deshiroj Oltes suksese ne Eurosong! Ajo me te vertete ka nevoje tani per perkrahje! Kenga eshte e mire dhe nuk duhet te hezitojme ne vleresime se sa do te kete sukses!
Majlinda   | Identifikimi (ip)80.108.134.xxx | 2007-12-19 04:27:58
Ky festival ishte deshmi e asaj se sa shkel e shko i bejme punet ne shqiptaret. Regjia ishte katastrofe, orkestri gjithashtu (siq permendi Elbinoja vetem dikush i verber dhe i marre nuk e veren dot qe ska qene Live!) dhe prezantimi nga Elsa poashtu SKANDAL! E pate si e prezantoj Elsa Rednexin? Nuk e dinte titullin e kenges! lol Elses i keshilloj qe te merr ca mesime sa i perket moderimit. Si kengetare ja kam respektin, por per moderatore duhet edhe shume te mesoje!
besart - rtsh shum i shtrenjt     | Identifikimi (ip)78.0.9.xxx | 2007-12-19 09:19:17
me sa degjoav dhe i pash kenget ishn ne hall te madh me salln ku mbahej dhe me mikrofonat gati nuk u degjoheshin fare ,me pelqeu jonida ka stil dhe paraqitje tamam per eurovizion e sa per fituesen olat e njoh nag gjeniu i vigl miliona here ka pasur probleme dhe vrejte te shumta nga juria per zerin e dyshimt
e thjesht ne pamj dhe shum e vrazgd tipike sikur te ket jetuar ne kohen e enver hoxhes
dhe them te drejtn
e vetmaj q e u degjua duke kenduar dhe i mposhti mikrofonat ishte flaka krelanihalla dhe jam i sigurt se ajo do te shkoj ne eurosong e kam nje ndje q e do ndodh diqka me kengen e e oltes dhe nuk do i mundesohet shkuaraj en beograd gooooo kosova e them albani skenderaj nuk ak pse vjen ma ne kosov ka treguar shpitrin urryes edhe xheloz per kosoven dhe kengetaret atje
Ela - Spektakel KATASTROF!!!!!   | Identifikimi (ip)70.19.27.xxx | 2007-12-19 10:14:06
E vetmja gje qe ka ber ky spektakel esht se ka perfaqesuar shtetin denjesisht. E si mund te prisnim me shum nga nje televizion shteteror ku vet shteti esht me rremuj e katrahur sesa ky spektakel. E si mos te kishte ky spektakel fjal per korrupsion kur vet shteti esht i kalbur nga korrupsioni.
Kenget ishin te gjitha skandaloze me perjashtim te dy-tre qe haeshin nga te tjerat por qe nuk jan KURR per Eurovision. Kto keng nuk perfaqesojne muziken Shqiptare, ateher pse duhet te na perfaqesojne ne europ??? Kur ne vet si Shqiptar qe jemi nuk na pelqejne ateher pse duhet ti pelqej nje te huaji, kur na duken neve keng pa nivel si mund ti tingelloj shteteve te tjera??
Te flas pak per Elsen....e vetmja gje qe di te bej kjo denjesisht esht te KENDOJ. Fjaleve ja fuste kot shumicen e rasteve, psh nje rast qe mbaj mend un..kur prezantoi disa te ftuar ne sken i tha: Faleminderit, suksese dhe duke ikur tha mirbrema??? Mir kto fjalet pa lidhje, por ajo harronte qe kishte nje partner, te cilit vazhdimisht ja nderpriste fjalen dhe nuk e linte te fliste. Pjesa me mbreselenese ishte e qeshura e saj satanike kur po keshillonte Mustafa Nanon se si te prezantone..hahahhahaha...aty jam shkri. Pastaj ku...
Anonymous   | Identifikimi (ip)90.203.28.xxx | 2007-12-19 12:50:55
Asnje kenge nuk e meritonte cmimin e pare, por duke pare qe do na perfaqesoje ne BOTE, mendoj se vajzat nga Kosova ishin me te pershtatshme.
Chill - Selfish     | Identifikimi (ip)207.172.69.xxx | 2007-12-19 14:23:19
Very very selfish
Lake   | Identifikimi (ip)82.43.160.xxx | 2007-12-19 18:07:25
I zhgenjyer nga sjellja menefregiste e Elses. Shume dobed. besoj, i nevoitet pak kulture. Perendimore (jo Italiane) qe ti shohe gjerat me paster..
dionixhi - Elsa lila, edhe po edhe jo!     | Identifikimi (ip)88.49.60.xxx | 2007-12-19 18:17:48
Elsa lila ishte dicka ndryshe per kte festival me gjithmen, por gjithsesi, ka mare shume nga e folura Italiane, dhe sillej shume fallco (tamam ashtu sic sillen italianet, e them kte se jetoj ne Itali). As mua s'me pelqen ai lloj prezantimi me bllok perpara qe behet ne festivalet tona. Provat gjenerale jane bere kastile qe kengetaret, apo prezantusit te pergatiten per naten e madhe. Gjithsesi, nji lloj organizimi i tille pritej , pasi tashme eshte bere tradite.
aurela   | Identifikimi (ip)76.243.124.xxx | 2007-12-26 20:54:34
une jam nje shq*ptare qe jetoj jashte shtetit dhe me te vertete kam qene fanse shume e elsa lliles por jam zhgenjyer totalisht kur e kam degjuar dhe shikuar te tre netet live se ishte shnderruar plotesisht nga karakteri si nji llafazane e cmendzar dhe pa pike reapekti vetem ajo fliste dhe se la nji fjale pirron te fliste ,, shume shume fallso me paraq*tje te nje gruaja te madhe ne moshe ,,mua per vete sme pelqeu aspak dhe ajo ben mire te rri atje ne katundet e iitalis ku jeton dhe mos te perzihet e te na shesi mend neve ktej se ka talente te reja dhe te devotshme per te prezantuar shq*perin ,,, ndoshta i diuket se ka arritur shume por seshte ashtu se te gjjithe kengetaret dhe artistet shq*ptare qe jetojne neper bote jane plot talent dh te bukur dhe plo hije dhe respekt
bora - bravo elsa   | Identifikimi (ip)84.221.65.xxx | 2007-12-26 15:03:24
mendoj se elsa solli nje atmosfere te kendshme ne nje festival te plakur si ai i rtsh, gabimi ndoshta ishte gjetja lila-cako se jane shume te ndryshem dhe fliste me shume ajo, po me gjithe veshtiresite (dhe me nje publik si i yni qe sdi te duartrokas) drejtimi i saj ishte shume i kendshem. pastaj une mendoj se sinqeriteti ne skene eshte i adhurueshem ashtu ben gjebrea, krasta dhe eshte normale qe nje prezantues te japi dhe dicka nga vetja aty, aq me teper qe elsa lila, u soll si nje kengetare qe kishte fatin te drejtonte ate festival jo si nje drejtuese e mirefillte, per te tjerat keni te drejte.
Anonymous   | Identifikimi (ip)79.126.214.xxx | 2007-12-30 15:55:03
Elsa ishte e mrekullueshme ska koment ajo shume lehte mund te marr kontrat edhe per
DRINI USEINI - ELSA DHE OLTA FITUES   | Identifikimi (ip)79.126.214.xxx | 2007-12-30 16:19:34
Mariza e meritonte kete vite,edhe Olta Boka eshte e mire si vokal edhe kenga premton shume por gati jane te mira edhe dyshja Flaka dhe Doruntina por juria e vleresoi ndoshta Zhulalin e jo vajzat pasi qe duhet te kene pasur presione per te fituar kenga e tij. Dhe i ka ndodhur si Andon Ledhi.heheh.Edhe ne duhet te jemi me te sakt ne gjykim te mos e keqkuptojme demokracin dhe cdokush te mund te jap mendime edhe te poshtra duke e treguar paturpesin e vete ne nje vend publik sikurse jan forumet, Elsa ishte spektakulare Une do kisha qef shume te jem ne nje koncert madheshtor te Elsa Liles sepse ajo e shendrron ne kenaqesi cdo minut, sa per gabimet ajo diti ti mbuloj me fines, shpresoj qe vitin e ardhshem Elsa Lila ta perfaqesoj Shqiperine ose Kosoven ne festivalin Europian Tirana 2009
WELCOME IN ELSA LILA GRAND SHOW ....SOON...
Anonymous   | Identifikimi (ip)82.114.74.xxx | 2008-01-02 08:05:40
Une mendoj se kenga e Kthjellu ishte me e mira jo ato budallalleqet e kohes se Xhaxhit Enver o Zot do kisha zhdukur ate festival sikur te kisha mundesi, nuk meriton qe te perfaqesoj Shqiperine ne Eurosong

Emri:

Titulli:
Komenti: