Sirius Satellite Radio Inc.
Elsa Lila - Intervista E-mail
Pergatitur nga Algert   
Wednesday, 22 November 2006
Ka shume kohe qe te gjithe e presin Elsen te rikthehet ne skenen muzikore shqiptare,jo sepse i ka munguar pasi gjithmone eshte e ftuar ne spektakle e koncerte te ndryshme, por sepse kengetarja me e njohur dhe e talentuar ne Shqipe,pas kaq vitesh ende nuk ka nje album te sajin ne gjuhen shqipe.Per fat te keq, fansat duhet te presin edhe me teper, pasi kengetarja ende nuk e ka ne plan te publikoje nje album ne shqip dhe arsyen perse, e jep pikerisht me poshte ne intervisten per Albaniac.

E PAARRITSHMJA ELSA

Ka shume kohe qe te gjithe e presin Elsen te rikthehet ne skenen muzikore shqiptare,jo sepse i ka munguar pasi gjithmone eshte e ftuar ne spektakle e koncerte te ndryshme, por sepse kengetarja me e njohur dhe e talentuar ne Shqipe,pas kaq vitesh ende nuk ka nje album te sajin ne gjuhen shqipe.Per fat te keq, fansat duhet te presin edhe me teper, pasi kengetarja ende nuk e ka ne plan te publikoje nje album ne shqip dhe arsyen perse, e jep pikerisht me poshte ne intervisten per Albaniac.Qe prej 1997 kur me debutimin ne Festivalin e Kenges ne RTVSH fitoi cmimin e pare dhe u rikthye nje vit me pas per te marre po te njejtin cmim, Elsa Lila vazhdon me thjeshtesine dhe zerin e saj te vecante, te mbetet kengetarja me e vlersuar ne Shqipe.Pas tete vjetesh ajo mbetet talenti i fundit qe ky festival zbuloi ne skenen e tij, e qe tashme e kerkon te rikthehet per nje prezantim sa me dinjtoz, ne Eurosong, por kjo kerkese duket se do te ngelet e pa plotesuar edhe kete vit e ndoshta edhe per disa vite te tjere.Sidoqofte, Elsa ka te tjera plane per 2007 dhe nje koleksion fotosh qe e tregojne ate ndryshe nga c'jemi mesuar me pare.Lexoni intervisten e mos harroni te lini pershtypjet tuaja.

Elbino

Gjate gjithe kesaj kohe qe keni qene larg Amerikes cfare ka ndodhur ndonje e re jeten tuaj profesionale dhe ate private?

Normal,une jam nje kengetare dhe persa i perket jetes artistike dhe pse nuk udhetoj pertej pacifikut, vazhdoj jeten tim artistike ne Itali.Kam vazhduar te shkruaj kenge, kam vazhduar te punoj ne studio duke mbledhur material, qe ne nje moment qe mua do me duket me i pershtashem per tregun dhe gjendjen time emocionale,psikologjike etj, ti permbledh te gjitha keto kenge dhe te dalin ne nje album.

Jeni duke pergatitur per albumin e dyte  ne italisht?

Po jam duke u pergatitur per nje album ne italisht.

Vazhdon te keni kontrakten me BMG?

Me BMG e kam pasur, por tani jam ndare prej tyre

Dhe me cilen kompani vazhdoni?

Tani jam duke kontraktuar me disa kompani, dhe aktualisht nuk kam firmosuar akoma por jam ne kontraktim e siper.

Keni bashkepunuar me ndonje artist te njohur italian ne albumin tuaj te dyte?

Po normal, kam bashkepunuar me Maurizio Fabrizio qe eshte nje kompozitor shume i njohur ne Itali dhe ka shkruar per Eros Ramazzotti,Giorgia, per shume emra te medhenj dhe me ka dhene kenge edhe mua, sepse kemi bashkepunuar se bashku para gjashte vjetesh.Shume artiste te tjere pak me te vegjel, te cilet ndoshta ju nuk i njihni, por ne Itali jane shume te njohur si dhe do te kem nje duet me Massimo Ranieri.

Dmth albumi i dyte ne italisht do te jete vertet bombe!

Nuk e di sesa do te jete bombe, por une kam kohe qe po punoje dhe shpresoj qe te dali mire.

Jo, e kam fjalen, duke pasur shume kompozitore dhe kengetare te njohur qe po punojne per kete album, mendoj se do te jete i suksesshem

Shpresojme, shpresojme!

Jeni kengetarja me e vlersuar e brezit tuaj ne muzike dhe ende nuk keni nje album shqip.Pse Elsa?

Sepse, aktualisht nuk me duket momenti i duhur.Une material ne shqip, mund te kisha per pese albume jo per per nje. Sirtaret ne shtepine time i kam plot me kenge te papublikuara te shkruara nga une apo te tjere, te cilat mund te permblidheshin fare mire, jo kenge te marra nga Rumania apo Bullgaria, por kenge tamam te papublikuara ndonjehere, por nuk me duket se do te ishte e pershatshme qe nje albumi ime te dilte ne kete moment HISTORIK te tregut tone, pasi mund te kishte rrezik qe, te kalonte pa u degjuar fare apo i pakonsideruar, pasi publiku duket i terhequr nga rrymat e reja qe kane dale.

Une mendoj, perkundrazi, nqs do behej albumi do kishte shume sukses, pasi mbaj mend kur dolet heren e fundit si e ftuar ne Festivalin e Kenges ne RTVSH. Ai ishte nje moment shume cool ku salla ju duartrokiti e u ngrit ne kembe, gje qe ndodh rralle.Ma do mendja se te gjithe presin nje album prej jush.

E di, por po e mendoj dhe njehere.

Common Elsa!!! Mos u vono!

Keni konkuruar dhe fituar dy here ne F.K ne RTVSH. Dukeqene se tani ka hyre ne loje dhe Eurosong a do te riktheheni te konkuroni serisht?

Jo.Te dyja heret qe une fitova, per fat te keq televizioni shqiptar nuk kishte paguar taksat e duhura per te qene perfaqsues ne Eurosong, behet fjale per vertet shume pak.

Elsa,nje moment pasi nuk po ju degjoj mire, a mund ta ngrini pak zerin?

(qesh) Nqage jam shume e lodhur dhe jam ngritur nga gjumi para gjysem ore, ndaj flas me kete ze, pasi nuk e kam mare veten

Ok, te kerkoj te falur..

Jo nuk ka gje...zakonisht bertas

Jemi takuar ne po nuk e mban mend…

Jo nuk e mbaj mend.

Diku ne vitin 98, per Intervisten ne Tirane, ka qene edhe babai juaj me juve.

Kemi qene ne nje shtepi ndoshta?

Po,tek zyrat e intervistes e cila eshte nje shtepi dykateshe,

Jo, nuk ju mbaj mend fare fare fare

Gjithashtu kemi folur para disa kohesh ne lidhje me filmin..

Ohhh Sangue vivo, e mbaj mend, por si pamje nuk me kujtoheni fare.

S'ka gje, do vendos nje foto timen perkrah intervistes qe te mos me harroni me.

Pra ne lidhje me festivalin.

Persa i perket festivalit une historine time, besoj se e kam bere ne festival.Dmth nuk besoj qe kishte ndodh ndonjehere qe nje kengetare te marri pjese 2 here rradhazi dhe te dyja heret te marri cmimin e pare dhe duke qene gjithashtu hera e pare qe merrja pjese ne kete festival dhe isha vetem 15 vjece. Une nuk kam me nevoj per fitore, kam nevoj per te vazhduar muziken time,fitoret i kam pasur.Me mire te ja leme vendin artisteve te rinj qe po dalin, te fitojne edhe ata nga nje here festivalin. Shansin, jo vetem vetes por edhe RTVSH per tu paraqitur ne Eurosong me nje prezantim dinjitoz ja kam dhene jo nje por dy here dhe per arsye ekonomike nuk kam marre pjese.Tani qe ka ardhur dita qe ne mund te konkurojme, le te shkojne artistet me te reja, kushdo qe e fiton tani festivalin,une nuk kam me nevoj per Festivalin Europian.

Te gjithe deshirojne qe Shqiperia te prezantohet sa me mire, e te them te drejten ne tre vjete jemi prezantuar jo…mire..

Personalisht kam dhene kete idene tjeter,sepse normal qe me behen ftesa per te marre pjese ne festivalin e RTVSH dhe une kam refuzuar normalisht…harrova cfare desha te thoja e humba fillin (qeshim te dy) ngaqe sa jam cuar nga gjumi doja te thoja dick ate rendesishme, por harrova

E paske pas genjeshter (qesh)

Si? JO! JO! Nuk e kam genjeshter.

(Qeshim) Thuhet qe kur deshiron te tregosh dicka,por e harron, ndodh sepse e ke pasur genjeshter.Bej shaka!

Ju keni ardhur edhe me pare ne SH.B.A per koncerte, por kjo eshte hera e pare qe po zhvilloni nje turne apo jo?

Une kam ardhur edhe me pare, kam kenduar dy here ne Nju Jork, por kjo eshte hera e pare qe bej dicka te lidhur ne forme turneu, organizuar nga Nobile Productions te cilen e perfaqson Melinda.

Ne lidhje me jeten tuaj private.A jeni e martuar?

Jo!

Me paskan genjyer.Me thane qe ishe martuar.Thashethemi i rradhes siduket.

Jo.Thashetheme ka pasur plote(Me tregon dhe nje thashethem tjeter te pavertete, por kerkon qe te ngelet midis nesh dhe te mos publikohet ; )

Pashe fotografite e punuara nga Fadil Berisha dhe me pelqyen jashtezakonisht shume, pasi jemi mesuar te ju shikojme te thjeshte dhe nuk eshte se fotot kishin ndonje ekzagjerim, apo makiazh te renduar,por vertet ishin surprizuese.Heren e ardheshme qe do t'ju shohim ne skene, do dilni me nje pamje te tille apo do vazhdoni ti qendroni besnike thjeshtesise suaj?

Jo, une nuk jam si tip, ekstravagante keshtu qe dhe kete gje e tregoj dhe ne skene .Me pelqen te shfaqem me pak sofistikizma, por prap duke qendruar tek e thjeshta.

Vjet ju provuat te konkuronit serisht ne Sanremo. Mesa kam lexuar ne median italiane, ju u futet per te konkuruar ne naten finale, por ne momentet e fundit drejtori i festivalit ju hoqi nga konkurimi pa dhene shpjegim per kete.

Une u futa tek lista e pjesmarreseve dhe gjysem orshin e fundit te mbylljes se listave, emri im eshte hequr per arsye qe i dine vetem ata.Une prandaj nuk mora pjese mu hoq e drejta per te konkuruar dhe pse isha e para ne liste dhe u pranua dikush qe kishte vetem tre muaj.

Me erdhi shume keq kur e mora vesh, pasi vertet uroja te ju shikonim edhe nje here ne Sanremo.

Faleminderit.Nuk ka problem.

Tani ku qendroni me teper dmth. rezidencen e keni ne Itali apo ne Shqiperi?

Une qendroj ne Itali, por ne Shqiperi shkoj shume shpesh, sepse e kam nje ore larg me avion, keshtu qe cdo muaj shkoj per nje fundjave apo me teper.

Po ne lidhje me profesionin tuaj te dyte, ate te arkitektures

Arkitekturen kam disa kohe qe e kam ambandonuar, sepse nuk kam pasur kohe qe ta ndjek, nese I mban dy kembe ne nje kepuce, eshte shume veshtrire te ecesh pastaj.Ndaj dhe une po nuk munda ti perkushtohem 100% arkitektures, do e kem shume veshtire te eci perpara ne menyrr profesionale dhe e njejta gje me muziken.

Ju e keni mbaruar universitetin per arkitekture?

Jo.Kam dy vjete qe nuk e frekuentoj me, por besoj se ne nje moment tjeter te jetes sime do e vazhdoj.

Kush ju duket me cilesore, arkitektura antike apo ajo moderne?

Varet, persa i perket fasadave te pallateve me siguri arkitektura e lashte, ndersa persa i perket arkitektures se brendshme jam me teper per ate moderne.

Ju keni blere shtepi?

Jo nuk kam blere.

Po kur te bleni shtepine tuaj do e beni merreni vete me arkitekturen?

Normalisht 100% po.

Elsa, degjova se jeni ne bisedime ne lidhje me nje projekt dhe ketu ne Amerike por nuk e mbaj mend egzaktesisht.

Shume mire qe nuk e mbakeni mend (qeshim)

Tani une e di, por bej sikur.

Ju kuptova dhe une ndaj.

Seriozisht, a eshte i vertete si lajm mund te na thoni dicka me teper?

Te shohim, po mundohemi te bejme dicka te madhe dhe ketu.

Mezi po presim dhe me te vertete ju a uroj po s'mund te na tregoni dicka me shume?

Nese ma doni te miren (qeshim), atehere me mire mos te flas, sepse zakonisht kur thuhen gjerat para kohe nuk realizohen

Ajo thenie eshte per njerzit qe nuk kane talent, artistet me talent si i juaji nuk kane pse te kene frike.

Une jam me talent por edhe supersticioze.

Elsa atehere, ju uroj shume suksese dhe faleminderit per intervisten!

Faleminderit edhe juve!

Elbino © Albaniac 11/2006