Dhe Vesa fiton per realizimin e videos me te mire ne VideoFest E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Thursday, 26 April 2007
Vesa LumaInat kam ta perseris por…a nuk ju thashe qe do fitonte Vesa Luma? Jam apo nuk jam CIA lol. Problemi me keto festet shqiptare eshte se…jane bere ca si shume,por sa me shume shtohen me te dobta jane dhe po ashtu si une, shume prej shikuesve kerkojne ti rikthehen dy oret nga jeta e tyre te shpenzuara me se koti. Eshte nje pune e veshtire te organizosh nje festival cmimesh, shume here me e veshtire nga c’mund ta mendoni.Dhe per te realizuar nje spektakel rremuje e te dobet, veshtiresite serisht egzistoje, ne art nuk ka asgje te lehte, sepse arti eshte krijim,krijimi bazohet ne fantazi e fantazite per ti shnderruar ne realitet serisht…shume veshtiresi. Organizatoret e festeve diku ne mes te rruges kane preferuar te zgjedhin nje ide me te thjeshte –kopjimin. Eshte gati..eshte aty…eshte i provuar qe funksionon, por sado e arrire, a mundet nje kopje te kete me sukses se origjinali? Ndoshta do ishte me e udhes qe organizatoret e dy-tre festivaleve te bashkepunonin dhe te organizonin nje te vetem dhe me nivel bashkohor…gjithmon flas me idene dhe deshiren qe keta organizatore tregojne ne media per perparimin e muzikes blla blla blla blla. Publiku nuk eshte budall.Nese shikon qe dicka nuk shkon, nuk respektohet, atehere largohet prej teje dhe te braktis.Shembulli me i mire eshte ai i “Festivalit te Kenges ne RTVSH”. Kosova ka nevoje per nje festival cilesor qofte videosh, qofte kengesh.”Videofest” me kete edicion ishte me prane deshtimit sesa mbajtjes se tradites. Sigurisht ka ende kohe per tu permirsuar,por pse jo sot? Sa per kengetaret…Jam i lodhur me disa prej tyre qe i shoh ne cdo event, qe thone te njejtat gjera e te njejtat fjale boshe e fallco, ndaj edhe nuk do shkruaj asgje. Ajo cka do shkruaj, eshte nje fakt qe e dine te gjithe ata qe sot bejne pjese ne biznesin muzikor; Pothuajse cdo artist i kerkuar ne tregun muzikor shqiptar NUK merr pjese ne festivale pa ju garantuar nga organizatori nje cmim, qofte dhe ai i “veshjes me te bukur”. Askush nuk e mban te fshehte,por eshte nje kerkese po aq e qarte sa e zeza mbi te bardhen.Ndaj! Kur shikoni te mallengjehen, mos kujtoni se e kane nga habia se ne te vertete e kane nga qepa…(qepa te loton syte eh?)

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: