Daniel Amalm eshte Dino Dibra E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Friday, 11 April 2008
daniel.jpgPasi ju shkrujtem per Dino Dibren dhe portretizimin e tij ne serialin televiziv me te suksesshem te vitit ne Australi “Underbelly” ne vendosem qe te realizonim dhe nje interviste me aktorin qe interpreton Dibren, Daniel Amalm.Shkurtimisht i beme disa pyetje rreth rolit dhe ja se cfare mesuam.

Elbino:Daniel pershendetje! Dukeqene se ky eshte prezantimi juaj i pare per publikun shqiptar do deshiroja te na tregonit dicka per veten si dhe aktivitetin tuaj artistik…

Daniel Amalm: Kam filluar te aktroj qe ne moshen 15 vecare duke punuar ne seriale te ndryshem televiziv e se fundi sapo kam mbaruar xhirimet e filmit “Dy grushta, nje zemer” i cili do te shfaqet ne kinema nga fundi i ketij viti.Gjithashtu jam edhe muzikant si dhe jap mesime per kitare. Kam pasur nje hit ne rradhitjen Top30 Aria ne vitin 1997 me kengen “Classical Glas”, por se fundmi kompozoj me teper muzike te llojit Metalcore.Per me teper ju mund te vizitoni www.myspace.com/danielamalmmusic

Si arritet te siguronit rolin e Dino Dibres ne “Underbelly”?

Kete e mesova nepermjet agjentit tim, dhe kur lexova pjesen kisha shume deshire qe te perfshiesha (ne kete serial). Ndaj, xhirova komplet skenen,ja dergova drejtuesve dhe…me zgjodhen! Lajmet mbi “luftrat e nentokes” ne Melburn jepeshin gjithmone ne televizione dhe te isha pjese e nje ngjarjeje kaq reale dhe kaq te tashme, ishte dicka shume domethenese per mua.

Kishit degjuar rreth tij apo aktivitetit te tij, me perapara?

Per Dino Dibren kam lexuar ne librin “Leadbelly”. Faktikisht librin e kisha blere dhe lexuar me pare se te pranohesha ne serial.

Ishte e veshtire te luaje nje mafioz? Patet ndonje prej atyre momenteve alla DeNiero “Are you talking to me?” ndersa praktikonit rolin?

Te luash nje rol si ai i Dinos ishte nje rast i privilegjuar.Dua te them, kjo eshte arsyeja perse shume prej nesh kerkojme te aktrojme. Goditjet me arme,ngarja e makinave me shpejtesi, femrat e nxehta qe na paguajne per t’ju bere qejfin hahaha.Nuk eshte aspak pune e keqe. Te pakten mund ti provosh te gjitha keto pa vuajtjet dhe pasojat dhe kjo eshte qejf ma do mendja. Momente alla DeNiero? Cudi qe po me pyet,sepse faktikisht une deshiroja qe te thoja shprehjen e famshme “You talking to me?!” ne skenen ku jap nje te puthur ne pasqyre perpara se te gjuaj me arme policat.

“Underbelly” eshte nje prej serialeve me popullor ne Australi si dhe ka nje trup te perzgjedhur aktoresh.Si po e shijoni tere kete sukses?

Eshte shume mire kur puna te vlersohet dhe une kam marre pelqime nga njerzit teksa shoqerohem ne bare apo duke shetitur rruges. Australia ka pasur nevoje per nje serial te tille prej kohesh. Jam i sigurt qe banoret e Melburnit do te merziten shume,sepse seriali nuk do transmetohet atje deri ne perfundim te gjyqeve.

Duke qene se ju duhej te interpretonit Dibren, keni pasur mundesine ta studioni dhe ta njihnit me teper ate si personazh sesa pjesa tjeter e publikut qe e ka njohur nepermjet ekranit.Cfare te vecante mesuat rreth tij?

Bera kerkim per rolin sa me shume qe te mundja,duke lexuar shkrimet neper gazeta dhe sigurisht “Leadbelly”. Portretizimi im nuk mund te jete dhe aq i sakte, pasi une nuk e kam njohur Dinon personalisht dhe u sigurova qe te mos gjykoja personazhin qe intepretoja.Gjykimi eshte armiku me i keq i aktorit,sepse mjegullson interpretimin.

A ju ka takuar ndonje pjestar i familjes Dibra,pas transmetimit te serialit?

Nuk jam takuar me ndonje prej pjestareve te familjes se Dinos.

Po shqiptare te tjere a keni takuar ?

Kam takuar disa shqiptare qe prej interpretimit te Dinos ne “Underbelly”. Gjeja e pare qe me thone eshte “A e di se Dino ishte shqiptar dhe jo italian?”

Po ne Shqiperi keni menduar te beni ndonje vizite? Ma do mendja ndonje kanal televiziv do interesohet te bleje serialin e ndoshta per te promovuar ate…si po mendoni?

Ne Shqiperi? Do ishte shume cool! Jam i sigurt qe jeta e nates eshte super.

Intervistoi dhe pershtatit ne shqip: Elbino Llalla

© Albaniac.com Prill/ 2008