Nje show Vertet Tv per shqiptaret dhe serbet E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Wednesday, 23 January 2008
cooperativa.jpgDuke filluar nga data 15 janar deri me 15 shkurt, ne Kosove dhe Serbi kane filluar fazat e para seleksionuese te nje programi rinor te tipit Vertet Tv i cili mban emrin “CooperaTiVa”. Ky eshte nje program prej nente serish, ne te cilin shqiptare dhe serb do te konkurojne midis tyre (ne skuadra) per te fituar cmime te ndryshme.Temat e konkurseve ndryshojne nga seria ne seri,duke filluar me dizenjimin e nje reklame (The Apprentice),gatimin e nje recete shqiptare apo serbe (Iron Chef) apo pershtatja me jetesen ne farme (The Simple life).Ah!Origjinaliteti! Dymbedhjete do jete numri i pjesmarresve ne kete konkurs, xhirimet e te cilit do te mbahen nga muaji mars deri ne muajin qershor, ne disa qytete te Kosoves dhe Serbise.Ky nuk eshte thjesht nje program artistik me teper sesa edukativ,i cili tenton qe nepermejt eksperiencash te perbashketa,te tregoje se dy popujt me nje histori me teper armiqesore se miqesore,mund te arrijne te mesojne sesi te bashkjetojne se bashku…ohkay! Pak si shume heret per kete mesim,por pse mos te provohet eh? Per te qene pjese e “CooperaTiVa” ju duhet te dini anglisht, ti perkisni grupmoshes 18-21 vjecare dhe sigurisht kerkohet qe te jeni tolerante e pozitive. Nese ky show arrin te realizohet,jam i sigurt qe do te shnderrohet ne hit ne te dyja shtetet.Nuk ju tregova? “CooperaTiVa” eshte planifikuar te transmetohet gjate muajve shtator dhe tetor ne televizionet serbe dhe shqiptare.Per te aplikuar dhe per me shume informacion vizitoni www.cooperativa.tv ose kontaktoni ne numrin 038 248 613.Nese perzgjidheni , mos na harroni, por na kontaktoni eh!Qajme neve pastaj…ok?

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS
Ir - websiti   | Identifikimi (ip)213.163.120.xxx | 2008-01-24 04:03:54
Interesante si iniciative. Provova te futem ne adresen qe keni shkruar po nuk funksiononte
Nik - Hi   | Identifikimi (ip)217.24.240.xxx | 2008-01-25 06:20:07
Pothuajse gjysma e mediave shqiptare kishte shkruar per kete program ose reality show.Eshte dicka interesante, me shume ka te beje me nje thyerje tabush per popullin serb se per sa u perket shqiptareve (jo per faktin qe jam shqiptar) jane njerez me te bute, me human dhe gjerat i marrin me shtruar, nuk jane rraciste qe keto lloj gjerash tu duken tabu, te kunderten do thoja per popullin serb qe jane edukuar me urrejtjen kunder shqiptareve, te shohim se si do rrjedhin gjerat.Nuk eshte hera e pare per nje show te tille, pasi ky lloj show eshte bere edhe me pare ndermjet 2 shteteve qe ne krahasim me ne dhe serbet kane pasur pothuaj te njejtat relata.Para 2 vitesh ne televizionet turke dhe greke jepej nje show pothuaj i njejte me kete qe do behet mes serbeve e shqiptareve, pothuajse i njejti kuadrat televiziv, dhe ndermjet 2 shteteve qe dihen boterisht relatat ndermjet tyre.Shpresojme te jete nje iniciative e sukseshme.Ajo ndermjet turqeve e grekeve i theu disi tabute ndaj njeri - tjetrit, gjithmone ne kuadrin social jo politik.Ndoshta e njejta gje do ndodhe edhe per popullin serb qe shqiptaret ti shohin si europian qe jane e jo ti krahasojne me terroriste.Ju pershendes te gjitheve.

Emri:

Titulli:
Komenti: