Besa behet vampire dhe une dua te me kafshoj hihihihi +Video E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Tuesday, 13 November 2007
OK se po bej shaka,por me pelqeu shume imazhi goth i Beses ne prezanimin e pare tek “Kenga Magjike”.Me kujtoi personazhet e “Underworld” qe eshte dhe nje prej filmave te mi me te preferuar. Mbi te gjitha me vjen mire qe me ne fund,rroku rikthehet fuqishem ne Shqipe dhe jo sic jemi mesuar zakonisht prej djemve,por prej vajzave.Besa,Flaka,Anjeza,Aida Hani etj,kane sjelle kete vit kenge rrok dhe poprrok shume cool.E femrat gjithmone dine qe ne prezantimet e tyre,jo thjesht te kendojne por te sjellin dhe imazhin e duhur.Pergezime nga ana ime per Besen, e cila me imazhin e fundit vertet i ka shtyre kufijte e prezantimit ne muziken tone.Me pelqeu shume! Kenga e saj “Pa yllin tend” eshte gjithashtu nje nder kenget me te mira te ketij edicioni dhe degjoj,se egziston dhe nje version ne gjuhen angleze i kesaj kenge nen titullin “All That I Had”.Duket se Tirana i ka prire mbaresi kengetares, e cila prej mese nje viti sjell ne tregun muzikor vetem hite.

Besa-Pa yllin tend


Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: