Bertan Asllani E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Thursday, 22 February 2007

ImageAdoleshent dhe i famshem? Shkolle dhe karriere? Aspak problem per Bertan Asllanin, i cili ka arritur ti manaxhoj te dyja shume mire, e ne te dyja te jete i suksesshem.Se fundmi edhe biznesmen,se bashku me vellain, po punojne per te krijuar ate cka mund te shnderrohet ne nje prej studiove me popullore ne Maqedoni. Dita e gjen gjithmone nelevizje e ndersa ne bisedonim,ai pergatitej per tu nisur drejt Danimarkes…per koncerte! Se bashku me nje sere adoleshentesh te tjere, Bertan Asllani jo vetem qe po zaptojne tregun muzikor shqiptar, por po vendosin ne nje pozite shume te veshtire, nje brez me te vjeter muzikantesh qe dashur padashur e kane gjetur veten te papune.

 

Elbino:Ku gjendeni ne keto momente e cfare jeni duke bere?

Bertan:
Momentalisht jam ne Shkup, ku jam i angazhuar me koncerte si dhe me studion time qe do ta hap per nji kohe te shkurt.

Si ju shkojne punet me ndertimin e studios muzikore? Me cilet kengetare jeni duke punuar momentalisht?

Po, super me shkon, punoj ngadal qe ne fund te dal ajo qe une kam deshire.Perderisa jemi  te kengetaret,  ka shume te cilet  kan deshire te incizojne tek une po endes s'eshte hap studio :))

Tek celesi muzikor kur dolet per te kenduar kengen “Fukara pa dashuri” pasi moret cmimin e dyte ju pershendetet me “Mami te dua shume”.  Behej fjale per mamane tuaj apo”Big mamen”?

Jo, ajo ishte per nenen time te vertet AZRA .  Per shkak se, ajo esht faktori qe un kam arrit ne ket shkall. Dhe me te vertet e dua shume!

Ju aktivizoheni ne shume aktivitete muzikore e nderkohe udhetoni shpesh.Si ka ndikuar karriera muzikore ne studimet shkollore?

Me heret e kisha me lehte , disi sikur kisha kohe te ndaj me teper kohe  per oret  e mesimit. Por , tani  nuk kam kohe te mjaftueshme,megjithat nuk i lej anash oret e mesimit dhe detyrat e shtepise .Prapse prape,  shkolla eshte primare e pastaj gjithcka tjeter.

Te qenit nje person i njohur, ju krijon me teper probleme me shoqerine e  mesuesit ne shkolle apo me shume favore?

Ata te cilet i kam shoke te vertet gjithehere me kan dasht’ dhe s’ka kurrfar ndryshimi te ata,por,  ka disa shoke ne shkolle qe jan paksa xheloze. Prapseprape sillem mire ndaj tyre.

Ju pelqen te jeni ne qender te vemendjes?

Po me pelqen  te jem ne qender te vemendjes kur eshte koha dhe momenti per tu qene :) .
Vec nuk  kisha dasht’ cdohere, por ne vende te caktuara.

Ne kengen tuaj te fundit “Me fal” ndihej nje ritem i fuqishem regatoni .Me pare keni kenduar me se shumti pop-folk.Perrse ky ndryshim dhe a do te vazhdoni me kete ritem edhe ne albumin tuaj te ri?

Ne albumin e pare  kishte kenge te rrymave pop , r’n’b,oriental-pop , a ne  albumin e dyte  do te  kete kenge me stilin regaton . Do te mundohem  te nxjer  dicka nga studioja ime BMA Records nga e cila do ta degjoj  cdo njeri .

Gjithashtu teksti i kesaj kenge thote: Te dua zemer bota le ta dije/Pa ty jeta s’ka kuptim/Me fal te lutem eja kthehu ti/ Te dua zemer une vuaj per ty. Eshte bazuar kjo kenge ne ndonje eksperience personale dhe a deshiron Bertani me i tregu botes nepermjet Albaniac, se kush eshte vajza e zemres se tij?

Teksti esht i shkruar nga Naxhije Berisha nena e kengeratres se njohur Erzana Berisha on (Bashkshortja dhe vajza e te ndjerit Agron Berisha). Keshtuqe  une s’kam qen prezent kur ajo e shkroi tekstin , qe dmth. nuk eshte bazuar ne ndonje vajze (qe njoh une).

Cfare mund te na tregoni per albumin e ri, kengetaret me te cilet do bashkepunoni ne te, titullin, rryma muzikore dhe ndonje   date te peraafert se kur mund te publikohet?

Ende nuk kam  filluar te pergatis albumin e ri , por  do te ket’ kenge te stilit r’n’b, pop , oriental pop , regetone .  A per  duet, ende s’kam planifiku dicka te tille  nese ka  ndoj te re  do tju  informoj...

Ne kenget tuaja kendoni shpesh per vajzat qe ju kane lenduar zemren.A e keni gjetur ilacin qe kerkonit? : )

Ende nuk kam hasur ne vajz e cila  ma ka thyer zemren , por edhe nese ma ka thyer e kam  gjet ilaqin :))

Kam vene re se stilin e veshjes e keni pak a shume si te skaters (djemte qe bejne  skateboarding) A e ushtroni kete sport?

Me pelqen  Skateboarding, por asnjiher nuk e kam provu :) .Kam shoke qe miren me ket sport .   Nuk do te thote se dukem ashtu  te jem skater , Varet prej vendit ku jam dhe cka jam :))

Kur do te publikoni videoklipin e ri ?

Nuk dua tani te incizoj videoklip perderisa nuk e kam buxhetin e fort , me te cilin at’her  do ta bej videoklipin  fenomenal qe s’do ta ket askush : )

A keni ndonje plan per te ardhur tek komuniteti shqiptar ne Amerike per koncert ose per turne muzikor?

Ka shume organizator  te cilet me ftojne per koncerte ne diaspore . Do te isha i lumtur  te mbaj koncert ne Amerik per komunitetin shqiptar . Kur do te vij atje do te jeni te informuar :))

Bertan faleminderit per intervisten, suksese dhe gjithe te mirat!

Faleminderit dhe juve. Ju dua gjitheve.

 

Pergatiti: Elbino © Albaniac 02/2007