Beqare?Ja si ti mbijetoni Shen Valentinit! E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Thursday, 14 February 2008
vajze_single.jpgGez Gez Gez Shen Valentinin Albaniaksa! Te dashuruar,zemerthyer apo thjeshte beqar serisht gez gez gez Shen Valentinin! Ndryshe nga c’besohet,kjo dite nuk eshte vetem per ciftet. Dita e te dashuruarve nuk do te thote qe te jete dita e tralalase Kjo eshte dita kur dhe pse ju ka lene e dashura apo i dashuri,apo dhe pse tek kaloni rruges shikoni ishen/ishin tuaj te lumtur perkrah dikujt tjeter (largqofte nonji te martum)…s’do te thote qe te mos gezoni.Me lejoni te ju shpjegoj se dita te dashuruarve,nuk ka nevoje te jete nje dite e gezueshme,pasi dashuria i ka brenda te gjitha,daj per ju qe vuani ne kemi menduar qe kete here te japim 10 menyra per ti mbijetuar dites se Shen Valentinit.

1-Dhelpra kur nuk i kapi rrushte tha: “Une Shen Valentin e kam cdo dite!”.Kjo do ju bente te dukeshit shume te deshperuar.Kete shprehje e thone kryesisht ata qe kane marredhenie dashurie monotone apo qe jane beqar/e.Absolutisht mos e perdor kete shprehje sot!

2-Ke kufje? Vini ne vesh dhe vec ec drejt!S’ka gje me irrituese ne Shqipe se mengjesi i Shen Valentinit.Fytyra te lumtura me pellusha ne duar,thua te dashurit/at qe nuk ju mbajne mend ditelindjet,nuk kane fjet tere naten me i be dhurate pffff. Ndaj!Vi kufjet ne vesh (shiko lajmin tjeter per nje liste kengesh)kur te urojne, beji me shenje “Nuk ju degjoj” dhe marsh per ne pune,apo shkolle…apo ne pub per tu dehur…ti vendos.

3-Vishu HOT por mos mba lule ne dore! Puna e luleve ne dore…pervecse kur je kopshtar/e apo shitsi/ja e vogel e luleve, lule ne dore nuk keni pse te mbani.OK! E marrim vesh ,je hot te gjithe te duan blla blla blla por ve bast qe per 10$ ma jep gjithe tufen lol.Ani se plastik turk o! Sa per veshjen..behu hot hot hot!Qe kur me t’pa ata/ato ishet ti biejne kokes me grushta qe t’kane lene.

4-Mos rri ne shtepi! Meshkujt dalin te gjuajne per Shen valentinin.Per ne kjo eshte nje nder ditet me “peshkuese” te vitit. Vajzat ndihen shume konkurrente ndaj njera-tjetres,shtoi dhe deshperimin dhe opa! U thye si pjata ne buzuk! Ndersa femrat,femrat tentojne te mbyllen ne shtepi,shikojne ndonje film romantik,kujtojne kohet e bukura,hane akullore dhe qajne.Ok zemla!Kupto se stresi yt nuk i intereson askujt,ndaj dil perjashta,vish nje bluze “Single and hot!” dhe parade anej nga tregu na e ngroh shpirtin.Sigurisht bluza duhet te jete anglisht,se shqip dhe italisht dine te gjithe.Ani budallic,ishmallah te qillon nonji me letra ne Amerik! : )
kif kif kifeve dhe pellushave,trendafilave,cokollatave…ncuq ncuq! 5-Radio fikur,Televizori fikur,Diskot e dites fikur.Larg,larg larg ketyre tre gjerave me stresuese te dites se Shen Valeninit. Muzike dashurie,muzike dashurie dhe me shume muzike dashurie blllaaaaah bllllaaaaah.Sinqerisht! Ajo drejtuesja televizive qe ja dredh dashnorit me at’ “e di ti se ke”,tu fol per dashnine.E ai playboy apo shqip kurvari,tu fol sesi i ka arritur kaq shume vjet vite te lumtura martese.Kukuuuu sa mir me qon beqare! Ani zemra dil jashta po t’pritna!A me termen’ ke me i lexu 10 keshillat! Kukuuuu!

6-Hyp ne makine ngrije volumin deri ne fund dhe luaj ne perseritje “Pune e madhe” te Mirsa Kercellit,per inat te gjithe ketyre lepurushave te lumtur.



7-Fike telefonin! FIKE TELEFONIN! LINE NE SHTEPI! Ani e di cka ka me ndodh.Po e majte telefonin me vete,”po-jo” tere dites ke me mendu me i telefonu ish/es tend.Na e dime qe kjo nuk eshte mire me ndodh.Se ke kalu tre dite te bukura me ishin/ishen s’o me thene q eke pase dashurine perfekte.A po e din! Flori jena te gjithe!

8-“Eja o shoku yne,te kemi pritur ti c’ke qe rri menjane kaq i merzitur!/ Eshte nje vajz qe e dua shume/Po ku ka me bukur/po largohet sa afrohemi une/s’qenka vajza por flutur/po prape nga dora ime s’e mori zambakun/loz me ty o djale se ta di merakun/” Keto jane vargjet e te vetmes kenge-hit prej Kozma Dushit,megjithate kjo eshte nje prej te vetmeve kenge qe jep nje keshille shume te vlefshme per marredheniet e dashurise. Me pak fjale; Se ti merzitesh e ajo bon naze,nuk dmth. se ajo nuk te do,thjesht ajo do me lujt.Ndaj…oj ju zana t’malit e ju semaforiste, nese doni me lujt,shkoni luani tenis,neve na i bini shkurt.Na jepni nje buzeqeshje,na pershendesni e mos na u largoni si flutra…problemi me flutrat,shume shpejt i bien ngjyrat hihihihhiihihi.Pra sot! Na buzeqeshni!

9-Nje beqar dhe nje beqare = shume shume shume beqare!S’ka gje me irrituese te jesh beqar e te dalesh me miqte e tu ne cift.Blllaaah! Zhpirti,zemla,ylli,qielli toka,Michal Jackson dhe bota! Te gjitha ja thone njeri-tjetrit,e pastaj kthehen nga ty dhe “Oh!Na fal se e tepruam”…duh! Me e bukura, kur fillojne te tregojne anash e anash,qe dhe ti duhet te martohesh e papritur te duket vetja fajtor/e dhe i/e vjeter.Ehu! Sa te kete semaforiste/a cool jena na! Ndaj!Sot shoqerohuni me beqare e beqare,se sot,vetem ata jane per qejf,keta te tjeret duan qirinj.ps.semaforista=djem e vajza qe jane gati per “te/tu dashuruar”.

10-Nuk ka keshille te dhjete.Ideja ishte te ju ndihmonim me disa keshilla qe ta kalonit pa u merzitur festen,por nese keni arritur deri tek keshilla e dhjete ohuuuuuuuuuuuuuu ju keni nevoje per ndihme profesionale.Hahahhahaha! Sa kom qesh!

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS
ersmina - dashuria   | Identifikimi (ip)217.24.246.xxx | 2008-02-14 10:15:11
hahahhaha s akam qesh. une qe nuk kisha se cfare te bej se per fat te keq nuk paskem as pune sot te merrem dhe keshtu i lexova te gjitha. tung te gjithve nje dite t embare
TIRANASJA   | Identifikimi (ip)217.24.240.xxx | 2008-02-15 12:43:15
O Elbino te rafte e mire e te kapte per fyti sa i mire qe je,na shkrive! Hajde ne Shqipe se ti je per psikolog,s'quhen Ylli Pango e Edmond Dragoti para teje.Revista jote,ashtu sikurse dikur "Klubi i Fansave" qe beje te Intervista jane nje ilac i vertete! Na kenaqe te gjitheve!

Emri:

Titulli:
Komenti: