Agjenti 007 ka per armik ne "Kazinon Mbreterore"...nje SHQIPTAR! E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Monday, 20 November 2006
ImageImagjinoni çudine time kur ne serine me te fundit te nje prej filmave me te ndjekur ne bote "Casino Royale" - armiku kryesor i James Bond eshte as me pak as me shume por nje shqiptar.Ai quhet Le Chiffre dhe fillimisht te dhenat e nenshtetesise se tij jepen ne ekran e me pas me goje nga M. Kohet e fundit Shqiperia eshte permendur shpesh ne Hollivud edhe pse jo gjithmone per mire ( "Inside Man","Syriana" etj). Le Chiffre (foto poshte) interpretohet nga nje prej aktoreve me te mire ne Danimarke Mads Mikkelsen dhe xhesti i tij me super eshte nje lot gjaku qe i del nga syri kur nxehet. ImageFilmi ishte ok, por Daniel Craig ishte super.Nuk e kisha menduar se do ta luante kaq mire rolin e James Bond.Sinqerisht! Eshte shume here me mire se Pierce Brosnan dhe duket i lindur per filma aksion.Me teper rreth filmit do keni mundesine te lexoni ne rubriken e kinemase, por nuk po rri pa thene edhe fjalet e nje zezakeje gjate filmit: Ne momentin kur James Bond po torturohet nga Le Chiffre, pasi Bond refuzon ti japi ketij te fundit fjalkalimin e llogarise bankare ku gjenden milliona $$$...nje zezake e ulur mbas nesh therret me ze te larte "Jepi leket o njeri!Jepi leket!" Ç'e do...nuk e degjoi 007.

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: