A dini shqip? Dikush mund te me thoje cfare eshte suicidi? E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Friday, 08 June 2007
Rudina XhungaPo shikoja emisionin “Shqip” te Rudina Xhunges, e cila vertet eshte nje prezantuese e mire,por ajo qe me terhoqi vemendjen ishte bashkebiseduesja e saj.Nuk ja mesova dot emrin,por kuptova qe ishte nje drejtuese e nje organizate qe ndihmonte suicidet.SUICIDET? A e di ndonjeri prej jush se cfare eshte SUICIDI!!! Sepse mua si injorant qe jam, mu desh pak kohe ta kuptoj. Ndoshta nga keqshqiptimi apo ndoshta,sepse heren e fundit qe e kam pare fjalorin shqiptar kjo fjale nuk e kish zevendesuar ende fjalen VETVRASJE. Nuk di pse eshte kjo mani qe fjalet shqipe te zevendesohen pa qene e nevojshme me fjale te huaja. Po na behet shqipja si Esperantoja, merr fjale e fut ne fjalor.Ajo cka eshte per te ardhur keq ne kete rast,eshte fakti qe keta persona qe duan te ndihmojne SUICIDET, perdorin fjale te cilat askush nuk i kupton.E derisa dikush qe ka nevoj per ndihme te kuptoj se Shoqata ne Ndihme te Suicideve eshte krijuar per te ndihmuar keta persona…ndoshta do jete shume vone. Ps.Dicka tjeter qe me beri pershtypje ne emision ishte dhe intervista me pr.dc.Hamit Beqja.Intervistuesja ishte shume e dobet dhe ne vend qe te bisedonte me z.Beqja, vazhdonte bente pyetjet qe kishte parapergatitur.Ne fund i dha dhe nje te puthur…Cfare nuk shikon sot.

Vendose ne Facebook

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS

Emri:

Titulli:
Komenti: