"Ethet..." brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr E-mail
Pergatitur nga Elbino   
Friday, 07 December 2007
Eh,duhet ta pranoj qe kjo eshte hera e pare qe i ndjek “Ethet…” me vemendje,ndersa ne vitet e shkuara i kam pare pak e nga pak.Sidoqofte nuk eshte se kam bere keq,sepse ky konkurs-spektakel eshte shume larg si-motrave te veta qe zhvillohen ne vendet e huaja. Cfare me beri pershtypje ishte mungesa e komunikimit midis gjyqtareve dhe konkuruesve.Kjo mungese shpesh here eshte aq e theksuar saqe konkuruesit largohen nga skena* duke u marre vesh me shenja apo pa marre pergjigje nga gjyqtaret.Askush nuk prezantohet,si quhet nga vjen (ndoshta faji i edituesit por…hej..),perse deshiron te behet kengetar,kush e solli,me ke ka ardhur etj etj.Gjithe bukuria e ketij konkursi eshte pikerisht ne keto nete para finale,ku talentet vecohen nga ata qe mendojne se dine te kendojne (qe ne Shqipe kemi si shume se fundmi) e keto seri sherbejne si nje “kujtese” per shikuesin, ne rrugen e formimit si artiste te konkuruesve.Po dhe kur flasin nuk eshte se gjyqtaret thone ndonje gje per tu degjuar.Sidomos Zhani Ciko….brrrrrrrrrrrrrrrrr sa here qe flet me duket si drejtori i shkolles lol.”Ne mendojme se…” Me fal re,po me fal re! Keta jane te rinj amatore e duhen trajtuar si te tille,jane adoleshente qe enderrojne te bejne dicka e ju duhet drejtuar si te tille,jo sikur po pergatiten per tu derguar ne lufte.Muzika nuk eshte matematike, eshte qejf! Kerkon shume pune,por po nuk solli qejf…pffff.Plus qe ndonjehere menyra sesi i drejtohen konkuruesve eshte pak …hmmm anormale.Te pakten kur behet fjale per njerez kaq te respektuar e profesioniste.”Ne jemi kaq te squt sa i kuptojme ca gjera” i tha Zhani njerit prej konkuruesve ne audicionin e Kosoves.Le te shpresojme qe nuk e ka pasur seriozisht lol,ndersa kur nje vajze kendoi nje kenge (dicka e tille) “Dil moj goce tek dera/se te presin dy shofera” hahahhahaa ai i tha “Ku e ke mesuar kete kengen ne konvikt?” Shume shakaxhi! Ndersa vajza e shkrete i pergjigjet “Ne tekstet e shkolles”. O SHQIPPPPPPPPPEEEEEEEEEE!!! Lum’ si ne per brezin e ri! Hahahahhaa!

Skenografia, eshte llahtaritet! Nje dore e hapur me pese gishta qirinj? UAU! Kujt diskoje fshati ja kane vjedh ate cope kartoni?Po mire keta te RTVSH,po keta te Top-Channel nuk e vune re? Nje tjeter e pakendeshme,eshte paraqitja e konkuruesve.Iiiiuuuuuuuuuuuuu! Pa stil,te parregullt…dhe duan te behen kengetare? Me pelqyen konkuruesit nga Kosova,ku mund te vecoje shume zera te mire dhe veshje cool,gjithashtu disa ne Tirane,por pjesa tjeter sikur kishin ardhur me be punet e shtepise.Nje vajze qe konkuroi ne Shkoder,por ishte nga Laci apo Lezha,nuk e mbaj mend mire,ishte nder te paktat qe se bazhku me zerin kishte edhe look_un e prezantimin e kendshem.

E nejse keto jane mangesi te vogla qe nuk i ka ne dore askush,mangesia me e madhe dhe E PA JUSTIFIKUESHME, ishte kendimi ne gjuhe te huaj.Ok! Une e kuptoj qe me influencen italo-amerikane ne Shqipe,dikush do kendoj nje kenge te huaj,por qe te kete shqiptare qe dine te kendojne kenge te huaja dhe nuk dine NJE KENGE NE SHQIP!!! Absolutisht e papranueshme!Per mua dhe po ta kishin zerin super,nuk i kisha pranuar.Nuk eshte puna per patriotizem POR ky eshte nje konkurs per te zbuluar talente shqiptare,qe do kendojne kenge SHQIP dhe do interpretojne ne skenen shqiptare! Pike presje mbaroi! Nje kenge shqip duhet te jete e detyruar e me pas te cicerojne cfare te duan!Gjyqtaret apo organizatoret duhet te ishin treguar me te rrepte ne kete pike,si edhe ne kendimin me leter ne dore. 101 veta me nje cope leter ne dore se nuk arrijne dot te mbajne mend nje strofke! Ja me ne fund ju jepet rasti te provojne veten e tyre dhe ata vijne te lexojne.Imagjinoni sa seriozitet ju jep kjo gje konkurueseve! Serisht…te ishte per mua,vizen! Jashte! Nese nuk arrin te respektosh pranine e gjyqtareve dhe shansin qe ju ofrojne - me nje pergatitje minimale…shnet! E kuptoj qe ne pamje te pare, eshte thjesht nje program televiziv,por keto difekte dizinformojne shikuesit ne lidhje me biznesin muzikor. Nuk eshte e vertete qe mjafton te kendosh mire dhe mund te behesh nje yll! Cdo gje ka rendesi! Qe nga momenti kur hyn ne salle,cfare ke veshur,menyra sesi komunikon me gjyqtaret,pergatitja etj ndikojne ne pelqimin e publikut ndaj personit tend. Sot muzika eshte nje biznes me vete, e askush nuk do investoj ne ju,nese nuk shet! Pavarsisht se cfare besohet ne Shqipe,fakti qe videoklipet ende sponsorizohen nga firma private e jo nga shtepite diskografike,tregon se artistet tane NUK I BLEN KUSH! Nuk po flas ketu per “sellin’ out” qe do te thote te marresh nje drejtim komercial,po flas per SHITJE si ne MUZIKE TE MIRE,pune te palodhur,nje personazh skenik interesant,nje show qe te le me goje hapur.Shume studente konkurojne ne “Ethe…” e shume artiste tane kane pune dytesore, pervec muzikes.Kane harruar se dy kunguj ne nje sqetull nuk mbahen!Te gjithe duan te jene Beyonce,por harrojne se Beyonce cohet ne 5 te mengjesit per te filluar stervitjen fizike e profesionale.Me kuptoni ku dua te dal? Gjeja me pozitive e ketij spektakli eshte se,vertet ka talente shume te mira.Zera te vecante dhe me potencial te madh.Sikur te mendonin e punonin pak me shume…nuk do kishte vend per kritika, si thoni?

Komente
Shkruaj komentin tendKerkoRSS
antea - po cfare prisje?   | Identifikimi (ip)217.24.240.xxx | 2008-01-12 07:40:14
jane ethe alla_shqiptare pastaj me mire se fustanet me tantella qe vishnin konkuruesit kur e ethet u benin ne rtsh
anabela - ethet   | Identifikimi (ip)213.163.118.xxx | 2008-02-12 09:19:59
ethe mo jane veq ethe

Emri:

Titulli:
Komenti: