2006 VITI PORN - 20 momentet e ’06 E-mail
Pergatitur nga Algert   
Sunday, 07 January 2007
Po ashtu si revista amerikane “Times” edhe ne mund te ja kishim dedikuar kete vit “JUVE”, por fatkesisht ne Shqipe “JUVE” nuk vendos asgje.Kosova eshte ende e varur,Shqiperia ende s’ka drita dhe uje,varferi pafund dhe pallate qe ngrihen mbi re tymi qe na i kane shnderruar qytetet ne me te ndoturat ne Evrope.Sa me shume duan te na “çojne” drejt Evropes aq me teper lista me emrin tone ne fund na ofron Evropa.Perball kontinentit plake, na duket vetja si ata 18 vjeçaret me dokumente fallco qe sterrmundohen per te hyre ne klubin 21 vjec e lart.Me te ndoturit,me te varfirt,me te korruptuarit, me te….Oh sa mire me qen’ shqiptar! 2006 kurrsesi nuk mund te ishte viti i “JUVE” qe jetoni ne nje bote fantazi parfumosur me erera 300 euroshe, ndersa paguheni vetem 200 euro ne muaj dhe jetoni me prindrit apo llogarite bankare qe nuk jane tuajat.Frekuentoni baret me luksoze per nje uje pese eurosh,veshur me firrrrmato “Made in Turkey” e mos e dhashte Zoti te ju kritikoj dikush se i mbushni forumet me justifikime nga me banalet. Kjo eshte “JUVE” qe urrej e qe shpresoj te harrohet ne 2007, e ne vend te tij te vij nje “JUVE” qe me ka munguar prej kohesh.Ajo e shqipetareve qe gezojne,qe i thojne “Tungjatjeta”,”Mirseerdhe” apo “A do miq o i zoti i shtepise”. Nje “JUVE” qe ashtu si edhe jashte vendit, ne rikthim respekton te kuqen,jeshilen dhe te verdhen e semaforit jo vetem ne rruge,por edhe ne shoqeri. Nje “JUVE” prej qeveritareve, te cilet nuk duhet te harrojne se imuniteti nuk eshte shenjterim, por nje sherbim,nje detyre qe ata ju detyrohen popullit qe i zgjodhi. Nje “JUVE” prej artisteve te cilet duhet te ndalojne se vepruari si specialiste e te flasin per folklorin sikur kane jetuar ketu e 2000 vjet. Ne vend te justifikimeve do ish me mire te mesonin ndonje vegel muzikore apo te krijonin ndonje prej kengeve qe kendojne.Vitin qe shkoi ju pate, degjuat per… dhe bete PORN…shume PORN.Diçka e papare ne Shqipe.Ndaj jo me kot ne e emeruam 2006-VITI PORN,sepse ne do mbajme mend diçka nga ky vit, do jene pikerisht ato imazhe ne celularat tane…per ne qe i keni me bluetooth kuptohet…

1-2006 viti porn

ImageE mbaj mend si tani moj loqke, kur me tha mikja se Inisi e kishte bere nje porno.Nuk e besova! Si per te me bindur,nje e-mail me erdhi ne adresen time me videon ne fjale.E pashe,e pame,e derguam anembane, eshte apo nuk eshte Inisi vetes i thame!E ka pesuar apo e ka bere per fame? Ok!Ok! Po mendoni qe nuk duhet te tallem, por a nuk eshte per tu tallur? Ne te gjithe kujtuam se videoja ishte e po ketij viti, kur ne fakt kishte kohe qe ishte bere.Ndersa media u tregua shume njerezore dhe nuk e shfaqi videon, biles as nuk permendi emrin e Inisit,kjo e fundit si partizani i vogel Velo, te parat fjale qe dha si kunderpergjigje ishin “Cudia me e madhe tre dite zgjat”. Po c’pati qe i hodhi zjarrit benzine? Ajo mund te kish thene thjeshte…”Nuk jam une vajza ne video”.E besonte apo jo publiku, gje tjeter, por per te do ishte zgjidhja me e mire.Cfare te besh qe Inisi eshte shumeeeee e sinqerte e i habiti te gjithe me indiferencen e per me teper foli per projekte…ku ku! Ne anen tjeter te botes edhe pse milionere, simotra Paris Hilton, jo vetem qe u fsheh nga syri i publikut prej javesh,por edhe kur doli ne televizion kerkoi ndjese. Nuk kishte nevoje te shfajsohej,per edukate e beri,por jo Inisi…ncuq ncuq. Lufta behej ne Irak e te gjithe flisnin per Gjirin Persik.Bisedat rreth videos vazhduan per jave te tera dhe me hedhjen ne gjyq te hetuesise,vendosjen e nje ligji kundra celulareve ne shkolla dhe disa te djegurave shkaktuar nga derdhja e kafese,si pasoj e reagimit te plakave kur tek kontrollonin celularin e nuseve hasen ne videon etj etj. Meqe ra fjala…nese ai pluhri qe merrnin keta nuk ishte kokaine,por stimulant seksual, perse penisi i atij djalit nuk ishte ne gjendje erekte? Hahahahhahahhaha! S’rrija dot pa e thene. Kur ne menduam se gjendja u qetesua disi, ne skene del nje tjeter video,por nese ate te Inisit e pame me kenaqsi, me kete videon e re nuk dinim c’te benim.Du me thene…kush do me pa Nikoll Lesin duke bere seks! Iiiiiiiiiiiiii! Nikolla vec nuk foli per cudi tre ditoreshe, ai ja vuri fajin personave te tjere, te cilet sipas tij i kishin ngritur nje kurth dhe gjithcka kishte qene e parapergatitur. Normale qe e kishin fajin te tjeret, biles te tjeret e kane fajin dhe qe e kane martuar,zgjedhur deputet,kryetar partie etj etj etj. Dhe njehere, nuk kerkoi falje askush.Kesaj here duhej jo vetem per edukate, por edhe sepse i detyrohej popullit qe e zgjodhi per ta perfaqsuar. Nese dy videot e mesiperme ishin me te njohurat e vitit, ato i happen rrugen 101 videove te tjera origjinale apo fallco.Nxenesit e shkollave te mesme,te rinjt ne plazh,te rinjt nga liqeni, VIP te pavertete,adoleshenti qe beri seks me gomaricen (te pakten mendojme se ishte gomarice) te gjithe mundesuan qe 2006 te mbahet mend si vit porno.Ju faleminderit!

2- Artistet kundra ligjit

ImageIrma Libohova,Inis Gjoni dhe Liljana Kondakci kane nje gje te perbashket kete vit; Te treja kane thyer ligjin.Irma nuk ka paguar demshperblimin e caktuar nga gjykata kundrejt ish shtepise diskografike qe e perfaqsonte,Inisi…nga t’ja filloj dhe Liljana, u arrestua ne Itali ne nje makine qe transportonte droge. Te treja kane deklaruar se fjalen e fundit do ja lene drejtesise,por vetem Liljana eshte shpallur e pafajshme.Sidoqofte, znj.Kondakci do te mbahet mend per shprehjen me “CRAZY” te dale ndonjehere nga goja e ndonje artisteje shqiptare.Tek eshte arrestuar, mesohet te kete thene “Une ne Shqiperi jam kengetare e njohur!”. Hahahahhahahahha! Jam i sigurt qe ajo nuk e ka thene me ate kuptim,por nuk mund ta mohosh qe ka thene fjalet e gabuara ne momentin e gabuar.

3- Ne e dime kush fiton

ImagePerse te presesh me jave e me nete per te mesuar se kush do te jete fituesi i festivaleve? Lexo Albaniac.com apo shiko “Fiks Fare”. Ashtu si edhe me pare, kete vit ne parashikuam fituesin e festivalit “Kenga Magjike” nje muaj perpara nates finale, kur ende nuk ishin bere te njohura kenget per publikun. Ne anen tjeter “Fiks Fare” beri te ditur perpara nates finale te “Festivalit te Kenges ne RTVSH” se cili do ishte fituesi i tij.

4- Nota BUM BUM PAU Fest’

ImageKjo nuk kishte ndodhur asnjehere e askush nuk mendonte se po te ndodhte…do te ndodhte ne Shkup. Nata finale e festivalit “Nota Fest’ 06” u ndalua te zhvillohej nga nje grup i armatosur, i cili sic mesuam me vone, ishte aty per “te protestuar” kunder skualifikimit te nje kengetareje. Shyqyr Zotit, ketej nga Shqiperia, kur kane ndonje gje per te thene, hyjne ne greve urie.Policia eshte me ne…ose rajoni 5 te pakten!

5- Ikja e Adelines

ImageShqiperia eshte mesuar me largimin kengetareve. Frederiku, Vacja,Parashqevia,Merita, Eli,Aurela te gjithe u larguan per tu kthyer per pak e larguar serisht. Pak nga pak, fatkesisht publiku po i harron. Kosova nuk e ka hasur dhe aq shume kete dukuri.Artistet i jane larguar per nje fare kohe,por i jane rikthyer serisht per te mos u larguar me.Jo me kot kur mesuam per largimin e Adelines, te gjitheve na erdhi keq. Pas nje mbingarkese ne pune,ju keshillua nga mjeket nje periudhe qetesie e shlodhjeje, per te riperterire energjine e duhur qe do ti duhet ne rikthim. Ajo pritet te perfundoj albumin e ri,publikoj nje tjeter video e padyshim do ta shohim te ftuar ne ndonje koncert me ndonje prej atyre interpretimeve qe i ben njerzit te flasin per jave te tera.Kete here veç, ben mire te mos largohet me!

6- Genta Ismaili buuuuuuuu_het ne Nju Jork

ImageKurre nuk me ka ardhur me keq per nje artist sesa per Genten gjate koncertit te saj ne Nju Jork. Kam pare idiotesira te ndodhin skenave dhe mbrapaskenave, por nje publik qe i drejtohej me BUUUUUU kengetares per te cilen ishin mbledhur aty ate nate? Ncuq ncuq! Jo vetem erdhi me vonese,kendoi gjysem live dhe e veshur si per Hallouin, por nuk denjoi te qendronte ne skene me shume se 40 minuta. Vrit veten Mariah e Whitney, bota ka nje DIVA te re. Tani sikur te mesonte dhe si te kendonte…shume cool. Ne televizor edhe “Zhurma Awards” duket bukur, por pyet ata qe ishin ne salle se si ishte ☺ Mos kini merak se nuk merzitet Genta.Ajo as nuk e kuptoi reagimin e publikut.Ata BUUUU ajo “Faleminderit!”. Peace bro’!

7-Flori i shet shpirtin djallit..dhe prodhon hite

ImageKjo eshte nje shprehje qe perdoret ne boten muzikore. “I shiti shpirtin djallit ne kembim per talentin krijues “. Nuk dihet te kete ndodhur ne tregun muzikor shqiptar, qe nje kompozitor te jete kaq i suksesshem.Ai ka hedhur me shume hite ne treg,sesa te tre festivalet kryesore te vitit ne vend. “As i fundit as I pari” – “Jemi dhe s’jemi” dy kenget me popullore te 2006 ne Albaniac, mbajne firmen e tij (Lexo shkrimin 20 te’06) .Eshte zyrtare tashme, “Flori nuk ben kenge,Flori ben HITE. “



8- Bleona kendon anglisht

ImagePerseeee! Perseeee! Anjeza,pastaj Ledina e se fundmi Bleona. Perseee! Perseee! Per arsye ende te panjohura e qe Sherbimi Informatik i Shtetit i ka mbyllur ne nje dosje sekrete,Bleona qerreti vendosi te kendoj jo nje por DY kenge ne anglisht. Fillimisht me nje video ok prezantoi “Boom Boom” shqip e me pas ne anglisht. Anglishtja e Bleones eshte sikur sapo e kane zbritur nga mama Rusia. Ajo eshte HOT etj, por aksenti eshte perturp.Pse eshte kaq veshtire me e pranu nje difekt? A nuk do ishte me mire, te punoje me fort derisa ta korigjoje nje gabim? Ncuq mesaduket. Alekta, Blero,Mariza mund te kendojne mire ne anglisht, por Bleona…soRRi bejbi.Kent du! Kengetarja perpak sa desh nuk u fut ne listen tone,sikur te mos kishte publikuar dhe nje tjeter video ne anglisht. “Scandal” versioni i te ciles ne shqip eshte “Hallall e ke”. Bleona ne kete video eshte me HOT se kurre, por pavarsisht sesa kohe ka kaluar ne SH.B.A, vajza ende nuk e shqipton dot fjalen “scandalous” .Shqip please!

9- Emri im eshte Elvana…Elvana Gjata

ImageKjo o ajo Elvana Gjata qe deri me dje nuk e njihte as mehalla. Fale bashkepunimit me Tingulli 3nt ne “Te dy” gjithcka ka ndryshuar per Elvanen e cila eshte duke punuar per albumin e saj te pare.Eshte terhequr per pak kohe, por ka premtuar se do rikthehet me shume buje e kjo duket mese e vertete nese keni vene re sesa mire eshte pritur ne koncertet ku ka marre pjese. Publiku jo vetem ka degjuar, por edhe ka kenduar fjale per fjale kenget e saj.



10- RROK – tani edhe ne Shqiperi

ImageNa kishte munguar prej nje dekade ky moment. Rroku ne Shqiperi ka vdekur disa here; Kur Thunderway u nda,kur Qepa preu floket,kur Bojkeni “pushoi” se kenduari dhe Elton Deda iku perfundimisht ne Amerike.Ne 2006 gjerat duken me premtuese.Nje sere grupesh SHUME te talentuara kosovare, depertuan me muziken e tyre edhe ne Shqiperi ku u priten jashtezakonisht mire duke na bere te mendojme se rroku po rilind. Pavarsisht se “Kthjellu”, “Humus” dhe “Asgje Sikur Dielli” jane me te njohurit ne Shqiperi, behuni gati per “Harrnat”, “Votra”,Tina,”Gre3N”,”Troja”, “Jericho”, “Blla Blla Blla”,”Retrovizorja” etj.

11- “Kenga Magjike”

ImageEshte shnderruar ne festivalin me te rendesishem ne Shqipe, fituesi realizon nje album me mbeshtetjen e festivalit,gjithashtu nje videoklip,si dhe merr pjese ne Eurovideo Grand -Prixx (nese do vazhdoj te zhvillohet).Po kjo nuk eshte arsyeja perse ne e vendosem te 11 ne liste. Disa dite perpara nates finale, per te justifikuar ndarjen e cmimeve, Ardit Gjebrea organizatori dhe drejtuesi i festivalit, tregoi per shtypin sesi kengetaret nga Shqiperia mbajne inate me njeri-tjetrin dhe votojne per kengetaret nga Kosova. Deri ne ate moment supozohej se votimi ishte i fshehte, por mesaduket ncuq ncuq. Per me teper, tek shpalleshin cmimet finale, Arditi e perserit gafen duke vene ne pozite te ngushte edhe Armend Rexhepagiqin.Ai ben publike votimin e Rexhepagiqit, duke i treguar te gjitheve se ai kish votuar per Ledinen dhe West Side Family. Kush do ta kishte menduar se Armendi pelqen rrep? Tani … sikur te na kishte treguar dhe votat e ketyre te tjereve qe votuan mire do kishte bere, qe ne ta kishim me te qarte sesi fitoi Armendi.

12- Te gjithe kundra Getoarit

ImageQe prej fillimit kur ishin “Tingulli 3” e deri me sot kur jane bere te 3nt, ky grup eshte padyshim me i shituri dhe me i suksesshmi i hip-hopit shqiptar.Ne rruge e siper, se bashku me suksesin per nje arsye apo tjeter Getoari i ka siguruar vetes edhe disa zenka kryesisht me “koleget” e tij te hip-hop_it. Keto zenka publike e kane shnderruar padashur Getoarin, si nje prej artisteve me me shume “armiq” ne muzike.Kete vit ju shtuan ne liste dhe djemte e grupit “Aurora” BAH! Kujt do i kishte shkuar ndermend? Ne ceremonine e dhenies se cmimeve “Zhurma Awards” tek eshte ngjitur ne skene per te marre cmimin special te dhene nga “Zico”, Nazmiu i grupit Aurora ju drejtua Getoarit: "Kush ka diçka kunder llapjaneve, le te vij tek une, e ai Dj Da Looli dhe Getoari le ta dine se ketu jam." Ne te njejten kohe, te gjithe llapjanet brohoriten nga gezimi lol.

13- Meshkujt jo me te “diskriminuar”

Image“Kengen Magjike” e fitoi per here te pare nje mashkull,”TopFest ‘06” per te treten here e fituan meshkujt,”Festivalin e Kenges ne RTVSH” po nje mashkull, “Polifest”…nje tjeter mashkull.Per here te pare ne“Eurosong ‘06” e derguam nje mashkull.Kengetari me i shitur ne Shqipe eshte nje mashkull (Sinan Hoxha), festivalet i organizojne meshkujt (Bye Vera!) …me ne fund pas kaq vitesh meshkujt rikthehen ne skenen muzikore me cmime te para e fitore.



14- I love Tallava

ImageKy ishte nje vit i arte per tallava, e cila momentalisht eshte muzika me fitimprurese ne Shqipe. Te gjithe e degjojne, te gjithe e kercejne, por kur vjen puna per ta pranuar…”Jane cd e babit”, te thone te gjithe.Megjithate edhe ky zhanerrrrrrr muzike, perpak sa nuk pesoi nje humbje te madhe, kur Soni i deklaroi revistes “Prestigje” se Sinani (Hoxha) nuk kendon tallava por turbofolk…qe eshte serbisht per tallava.Do you speak francaise?

15- Nje shqiptar per James Bond

ImageRus kushi? Korean cin? Amiku i ri i Bondit eshte shqiptar. Ai quhet Le Chiffre dhe pas shkrimeve te shumta ne shtyp ku shqiptaret pershkruhen si mafjoze, tashme Bond e ben zyrtare: Mafja e ardheshme ka fytyren tone, Made in Danimarka lol (aktori qe uan Le Chiffre eshte nga Danimarka). Fatkesisht, askush nga stafi i Bond nuk na pyeti neve sesi duhej te reagonte shqiptari, kundrejt Bond. Ne padyshim do e kishim pranuar humbjen…amon se o filmi i Bjondit, du me then Bondit, s’ka si me ndodh ndryshe,por pa e rraf mire njiher, jo vallaj nuk mundet shqiptari, kot ja kan fut.

16- Sa mire me qene shqiptar!

ImageKushedi sa here e kam degjuar apo lexuar kete shprehje gjate 2006. Mesaduket, kete vit paska qene shume mire me qene shqiptar ose gazetaret nuk e kane vrare mendjen te gjejne nje tjeter titull per shkrimet apo replikat e tyre.Veshtire te besohet kjo,kur ne Shqiperi jetojne me pak shqiptare sesa neper bote. Ne fakt eshte shume keq me qene shqiptar sot. Qeveria jone jo vetem qe nuk na mbron, por edhe na prish pune e na e ben sa me te veshtire kthimin. Kudo ne Evrope na eshte hapur nami si njerez te ulet, gjaknxehte, te shemtuar, te varfer,kriminela…Komshinjte nuk duan te na shikojne me sy, ndersa qeveria i lejon te na hapi varret ne mes te shtepise, ne mes te dites. Eshte kaq mire te jesh shqiptar, saqe u krijua dhe nje ligj per te bere 200.000 prej nesh-greke, por nje ligj per ti kthyer tokat shqiptareve, per te denuar vjedhsit e energjise,per te zhvilluar turizmin, prej nje dekade shqyrtohet e nuk vuloset qe nuk vuloset. Lista mund te vazhdoj edhe me tej, por une do deshiroja thjesht ti kujtoja bashkeatdhetareve te mi, se nuk eshte periudha e rilindjes, qe te frymezohemi nga parrulla te tilla. Eshte koha te jeni realiste,sepse po vetvritemi.“Sa mire me qene shqiptar!” do jete e mundur te thuhet vec atehere kur mos te dridhet dora tek prek celsin e dritave apo hap rubinetin e ujit,kur polici te thoje “Me falni zoteri!” ne vend te “He mer ti!”, kur qeveritaret te mos luajne lojra herkulash ne parlament, kur populli eshte ne krize.Atehere une do te them “SA MIRE ME QEN SHQIPTAR!”, sepse per mua nuk mjafton nje fitore e nje ndeshjeje futbolli, per te falur idiotizmin e njerezve qe vazhdojne te perdhunojne vendin tim.

17- Viti qe hip-hop vdiq

ImageKete vit, numri i shitjeve te albumve hip-hop dhe prezantimi i ketij zhanri ne tregun muzikor ka qene me i ulti qe prej vitit 2000. Ka pasur disa hite, por pa mundur te ndihmojne ne suksesin e pergjithshem. Ne 2007, duket se ndihma vjen pertej oqeanit..Unikkatil dhe Bloody Alboz, pritet te “sulmojne” Shqipen me disa albume te reja, nje koncert ne DVD, videoklipe muzikore dhe nje mini turne.Noshta ringjallet prape eh?



18- Gazetaret…

ImageTe jesh gazetar ne Shqipe, nuk eshte e lehte. Se pari… ata cka mendohet te jene mbajtesit e pushtetit te fjales, ne vendlindje jo vetem qe nuk gezojne asnje lloj pushteti, por ashtu si edhe politikanet, e kane humbur besmin tek populli. Kjo fale shitjes, qe shume gazetare i kane lejuar vetes, per disa fjale te mira me shume, tek nje person apo kompani e caktuar.Nuk i ve dot faj, pasi gazetaret kane pagesa shume te ulta e 90% e tyre mendohet se punojne NE TE ZEZE, dmth pa as edhe nje fare kontrate. Imagjinoni cdo te thote te jesh gazetar ne Shqipe…mos te kesh fuqine per tu ankuar as per te drejtat e tua. Te mashtrohesh nga punedhenesi yt, i cili ne te shumten e rasteve eshte po ashtu si ti –NJE GAZETAR.Tek-tuk dikush mundohet fale pasionit per profesionin e tij, te vej ne dukje nje problem te caktuar, duke pritur me frike te nesermen, se dikush do ta ndale ne kafe,rruge apo do ta telefonoje disa here per ti kerkuar llogari PERSE E KA BERE ATE SHKRIM apo KUSH TE THA TA BESH! Te jesh gazetar nuk eshte e lehte ne Shqipe, ndaj sot ne gazeta punojne robote qe vec dine te bejne copy-paste, forumista qe kane per detyre te irritojne lexuesin e sekretare nga shtepite e funeraleve.Jo me kot per personazhe te vitit, shume prej tyre kane zgjedhur ne maje te listes: politikane, kur e gjithe shqiptaria e di qe politikanet ne Shqipe kane me dekada qe vec deshtojne. Behet ende me e cuditshme kjo perzgjedhje, kur prej dhjete vjetesh klasa politike jo vetem qe nuk ka ndihmuar ne problemet e gazetarise por gjithmone ka abuzuar me ta. TE RROJ FJALA E LIRE! VFLP!

19- Une vjedh? Ti vjedh! Ai? As mos e diskuto qe vjedh!!!

ImageTe gjithe vjedhin muzike ne Shqipe.Kush ju thote ndryshe…genjen,sidomos ata qe justifikohen me elementet folklorike.Jo me kot dy programe egzistojne (nje ne Kosove nje ne Shqiperi) te cilat kane per qellim demaskimin e kengeve te kopjuara. Tani ne mode nuk eshte me kopjimi i nje kenge te tere, por miksimi i disa fragmenteve prej kengeve te ndryshme, duke krijuar nje mish-mash qe behet me i veshtire per tu zbuluar. Pasi jane ngopur deri ne fyt me humbjet e shkaktuara nga “pirateria muzikore”, artistet mesaduket po i bien shkurt dhe po luajne te njejten loje. A jeni gati per “Pirates of Albanian” ?


20- Rikthimet e pabujshme

ImageUne nuk e di perse ata u rikthyen!.Rikthimet supozohet te jene te bujshme, por rikthimet e tyre ishin zhgenjyese. Rasti me i keq ishte ai i Aurela Gaces e cila gjate nates GALA te RTVSH, ishte aty ne salle e nuk u vu re nga asnje gazetar,biles te gjithe menduan se ajo nuk do kthehej si e ftuar ne festival. Vete kengetarja gjate nje interviste per “Gazeta Shqiptare” u shpreh shume e indinjuar per menyren sesi ishte pritur, opinion te cilin e ndryshoi disa dite me vone ne nje shkrim per “Shekullin”.Pfff! Fole per te puthura faqesh. Armend Rexhepagiqi u rikthye gjithashtu, por fitorja e tij u vu ne medyshje, ashtu sic u vu ne medyshje dhe fitorja e Frederik Ndocit ne ‘Festivalin e Kenges ne RTVSH”. Ndoshta ne rikthim, kane kujtuar se do te gjejne po te njejtin publik dhe grup fansash te cilin e kane lene ne harrese prej vitesh. Dikush duhej te ju kishte thene “Larg syve, larg zemres!”



Elbino © Albaniac 01/07